• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

FOTOLAJM/ Pena e artë e Pavarësisë ku 40 burra hodhën firmën e tyre me 28 Nëntor të 1912 në Vlorë

28/11/2023
in Kryesore
FOTOLAJM/ Pena e artë e Pavarësisë ku 40 burra hodhën firmën e tyre me 28 Nëntor të 1912 në Vlorë
Shpërndaje me miqtë

Kjo është pena me të cilën 40 burra hodhën firmën e rëndë të pavarësisë së Shqipërisë atë 28 nëntor të vitit 1912 në Vlorë.

Në fakt, nënshkrimet e tyre nuk ishin firma të zakonshme, por vetëtima që pastruan qiellin dhe ngritën një shtet të ri. Me majën e kësaj pene dhe me bojën e zezë u nënshkrua akti themeltar i shtetit që ata burra na e lanë trashëgim ne, brezave pasardhës.

Shikoni me kujdes kaligrafinë e firmave. Mua më duken firmat më të bukura në botë. Shikoni firmën e Ismail Qemal Vlorës, të Zihni Kaninës, të Xhelal Koprënckës, të Hajredin Cakranit, të Murat Toptanit, Mustafa Krujës, Spiridon Ilos, Thanas Floqit, e deri te firma e fundit e Zyhdi Ohrit.

Duket se me sa kujdes dhe dashuri kanë firmosur. Sot jam i bindur që shumica e shqiptarëve mund të dinë vetëm disa nga emrat e atyrre që kanë hedhur firmën, por jo të gjithë. Janë shumë të rrallë ata që i dinë saktë emrat e 40 firmëtarëve dhe kjo nuk na nderon. Dimë dhe njohim shumë mirë ata që në histori kanë lënë famë, por jo vepra të mira për Shqipërinë dhe nuk njohim këta firmëtarë.

Pikërisht ata 40 burra e deshën Shqipërinë kur nuk kishte Shqipëri dhe e shkrinë pasurinë e tyre për ta bërë këtë Shqipëri. Nderim për ata 40 burra dhe për të gjithë ata që dhanë kontribut në themelimin e shtetit tonë. Gëzuar 111 vjetorin e 28 Nëntorit!

*Marrë nga profili i tij në rrjetin social Facebook. 

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • UNICEF i tronditur: Izraeli vrau shoferët e kamionëve që shpërndanin ujë në Gaza

    UNICEF i tronditur: Izraeli vrau shoferët e kamionëve që shpërndanin ujë në Gaza

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kujtimet e dhëndrit të Mussolinit: Kur ajka e shqiptarisë “dorëzoi” Ahmet Zogun dhe lugët prej argjendi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Demokracia në thes

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përpjekja e dëshpëruar e Spiropalit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Irani hap Ngushticën e Hormuzit. Trump: Një ditë e madhe për botën. Ulet çmimi i naftës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!