Në adresën e Kryesisë së Kuvendit ka mbërritur një e-mail kërcënues për vendosjen e eksplozivit në këto ambiente.
Burime nga Kuvendi i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se janë njoftuar autoritetet përkatëse dhe pritet të mbërrijë njësia antieksploziv.
Top Channel informon se në e-mail shkruhet:
“Në institucionin tuaj, në pak minuta do të shpërthejë një bombë. Do jetë e tmerrshme ajo që do ndodhë”.
“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh, që mban simbole iraniane.

Burimi: Kronikë
