• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

FOTO/ Jozefina Topalli feston ditëlindjen, tregon pengun që do e ndjekë përgjithmonë

26/11/2023
in Politikë
FOTO/ Jozefina Topalli feston ditëlindjen, tregon pengun që do e ndjekë përgjithmonë

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në ditën e saj të lindjes ka bërë një himn për jetën për sfidat e saj, për pengjet, sakrificat dhe për eksperiencat e pafundme që jeta i ka ofruar. Ajo thekson se pavarësisht vështirësive jeta e ka dashur shumë sepse i ka dhënë gjithçka, një karrierë shumë të mirë dhe një familje dhe bashkëshort të mrekullueshëm. Ajo ka bashkangjitur komentin me foto të saj nga fëmijëria.

Statusi i Plote

Ne kete dite shume speciale per mua, ndihem me e lire nga cfare isha 30 vjece, me konfidente dhe ne te njejten kohe me e perulur, …por edhe e veshur me nje eksperience te pafundme.
Jeta ime ka pasur ulje dhe ngritje shume te forta.
Edhe pse ajo shpesh nuk eshte varur nga une, ne ate pjese qe ndikohej nga une, ne udhen time, zgjedhjet e mia, cdo gje e cdo here i kam bere ne menyren time..
Jo pak here as nuk me kane kuptuar, shume here me kane keqkuptuar, por kjo nuk me ka frenu me besu ne ate qe konsideroja te drejte.
Une kam patur fat, qe jo te gjithe e kane. Kam dy femije, qe nuk me kane lenduar kurre zemren: Kam bashkeshortin, qe me ka mbeshtetur gjithmone edhe kur mendonte ndryshe nga une, duke u bere ne fakt shtylla e ekuilibrit dhe e gezimit ne shtepinë tone, me mencurine, tolerancen dhe humorin e tij.

Por une nuk jam vetem nje mame e lumtur e dy femijeve te dashur, as vetem bashkeshorte e priviegjuar, sot familja jone eshte zgjeruar me dy nipa, qe me japin dashuri te pa fundme.
Ne kete dite kujtoj nanen e baben, qe na rriten permes sakrificave e varferise me dashuri te madhe. Ata kurre nuk na percollen ne vuajtjet, ankthet e frikerat e tyre per te ardhmen tone. Pavaresisht stuhive te jetes se tyre, ata na e bene femijerine time, te vellait e te motres, te bukur e te pa shoqe, na mesuan edukaten, punen, dinjitetin e dashurine per familjen e njerezit.
Per anet e tjera te jetes une kam qene gjithmone vehtja ime.
Une nuk mund te isha ajo, qe nuk jam.
Kam filluar te punoj per te ndihmuar familjen qekur isha 12 vjece.
Kam patur kurajon per te rrezuar ne fillim te gjithe muret e mia.
Kam qeshur e kam qare, kam gabuar ,kam humbur , kam punuar dhe kam fituar.
Por, cdo gje e cdo here e kam bere ne menyren time..duke bere kujdes te ruaja perhere dinjitetin!

Rruga ime ka qene krejt unike!

Nga nje gjimnaziste fituese olimpiadash te matematikes ne punetore bujqesie ( gjysem e internuar), deri dhe Kryetarja e pare e Parlamentit grua.
Qe e vogel kam vendosur, qe te mos ecja ne hijen e askujt.
Me thonin se jam e ashper, kur punoja per ate qe mendoja se ishte e drejte!, kur luftoja per te rrezuar guret e murit te krimit e te pa drejtesive ne Kuvend!
Nuk i kam kthyer kurre shpinen njeriut, por edhe nuk kam dashur kurre te ik nga vehtja ime.
Me thonin se jam e forte , kur ne fakt isha me shume e ndrojtur.
Kam jetuar vetem cfare kam besuar, por me nje kosto jo te vogel per familjen time e ne vecanti per femijet e mi qe nuk kishin mamen e tyre ne shpi si cdo femije 1 vjec sic ka qene Genari kur une hyra ne Parlament, ne nje kohe shume te veshtire per PD.
Ky eshte nje peng qe do me ndjek deri kur te kem fryme.
Thuhet se cdo ditelindje eshte nje fillim i ri. Une ashtu e ndjen.
Dua jeten dhe dua perseri sfiden.
Falenderoj te gjithe ata, qe me mbeshteten e me deshen pa interes!

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!