AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar të PD/ Heq nga grupi i WhatsApp anëtarët që nuk u rizgjodhën deputetë

by SHT Media
03/09/2025
in Politikë
6
0
Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar të PD/ Heq nga grupi i WhatsApp anëtarët që nuk u rizgjodhën deputetë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Flamur Noka nis spastrimet në parti, heq nga grupet e WhatsApp deputetët që nuk rimorën mandatin, ende pa u betuar të rinjtë

Në Partinë Demokratike nisin “spastrimet” e radhës, në nisje të sezonit të ri politik në vend. Deputetët demokratë të cilët nuk arritën të rikonfirmoheshin në parlament, pasi u lanë jashtë listës së mbyllur, janë hequr që sot nga grupet e aplikacionit WhatsApp, për anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe të vetë grupit parlamentar.

Fare papritur, një pjesë e mirë e tyre, siç treguan për Report TV, panë se ishin hequr nga lista, pa asnjë njoftim paraprak. Report Tv konstatoi se fshirja e tyre nga grupet e WhatsApp është bërë direkt nga Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka. Në Këshillin Kombëtar, përveç atyre që janë të zgjedhur, bëjnë pjesë automatikisht dhe deputetët e zgjedhur. Ata që humbën në garën e 11 majit, e kishin të qartë se sipas statutit nuk do të mund të ishin më pjesë e forumit të lartë.

Por duke i qëndruar rigorozisht rregullave, ata janë ende deputetë, përsa kohë parlamenti i ri nuk është mbledhur ende. Por kjo lëvizje duket se është e lidhur me mbledhjen e afërt të forumeve, javën e ardhshme. Disa prej atyre që nuk fituan, kanë ngritur zërin, duke folur për nevojën e një analize të humbjes së thellë që PD pësoi, apo nevojën e hapjes së partisë dhe ndryshimeve në drejtimin e saj.

Një qëndrim që bie ndesh me linjën e kryetarit Berisha, që vijon të flasë për një farsë elektorale, e një parlament që nuk do ta njohë, ndonëse do të jetë grupi i opozitës do të jetë i pranishëm në sallë sikundër dhe në komisione.

Hapja e një debati të brendshëm. Qoftë edhe sikur të bëhet fjalë për zëra të izoluar, duket se do të ishte e bezdisshme për PD-në. Dhe Noka ka zgjedhur rrugën më të thjeshtë, por aspak dinjitoze, duke i shmangur nga komunikimi.

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026

“U përndoqa dhe u fyeva”/ Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim

17/09/2026

Nga torturat te vrasja e 96 personave/ Pse i dënoi Haga katër ish-krerët e UÇK-së

17/09/2026

Sa kushtoi vizita në SHBA? Berisha e pranon hapur, viza u sigurua falë milionave

17/09/2026

Doktor Mziu dyqan rrobash te Rruga e Kosovarëve dhe biznes shit-blerje pronash, dërgesa parash të dyshimta nga Anglia dhe Greqia, vilë me ‘punë krahu’

17/09/2026

Çoi padashje një video pornografike në një bisedë me shoqet, si u zbulua abuzimi i 12-vjeçares në Tiranë. Hetuesit u tronditën nga pamjet

17/09/2026

Korreshi ironizon Qeverinë: Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te inteligjenca artificiale! Patronazhistët dinë nëse i kemi prerë thonjtë apo jo

17/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin
  • Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.