AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Fjalët e fundit të Bedrie Lokës sipas bashkëshortit: Një natë më parë ajo u nxeh. Arma nuk është e imja

by SHT Media
08/01/2024
in Kronikë
6
0
Fjalët e fundit të Bedrie Lokës sipas bashkëshortit: Një natë më parë ajo u nxeh. Arma nuk është e imja
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Xhemal Loka ka dalë këtë të hënë para gjykatës së Durrësit për t’u njohur me masën e sigurisë. Ai u arrestua pas vetëvrasjes së bashkëshortes së tij 41-vjeçare Bedrie Loka, ditët e para të vitit. Prokuroria e akuzon 45-vjeçarin për shkaktim të vetëvrasjes, por edhe armëmbajtje pa leje. Ai i mohon akuzat dhe pretendon se bashkëshortja u vetëvra për shkak të bullizmit në TikTok.  Gazetarja Enkelejda Arapi, e cila ndoqi nga afër seancën gjyqësore, sjell edhe atë çfarë deklaruan palët në sallë të gjyqit.

Kështu, sipas gazetares, prokurori i çështjes tha se Pandeli Bushi, i vëllai viktimës, ka deklaruar se motra e tij është dhunuar dhe ka pirë helm për shkak të marrëdhënies së keqe. Ashtu sikurse edhe vëllezërit e tjerë, të cilët po ashtu kanë deklaruar se çifti nuk ka pasur marrëdhënie normale dhe gruaja dhunohej fizikisht dhe psikologjikisht. Po ashtu sipas prokurorit, njëri nga fëmijët ka deklaruar se prindërit kishin pasur gjithmonë debate. “Babi i ka thënë që do të të bëj të vrasësh veten”, mësohet të jetë shprehur njëri prej tyre para hetuesve. Vajza e çiftit ka deklaruar se që prej një viti nuk i kanë pasur marrëdhëniet mirë dhe shpeshherë thoshte që do t’i japë fund jetës pasi ndjehej e lodhur nga gjithçka. “Babi pengonte mamin të shkonte tek të afërmit e saj, duke ofenduar”, ka rrëfyer vajza. Edhe dy të miturit kanë dëshmuar për dhunë. Ndaj prokurori arsyetoi në sallë të gjyqit se kjo ngjarje është shkaktuar nga sjellja e bashkëshortit. Ai po ashtu është shprehur se në celularin e Xhemalit janë gjetur video e audio kërcënuese.

 

Nga ana tjetër, avokati i 45-vjeçarit ka deklaruar se nuk janë dakord për arrest me burg, pasi e vetmja provë sipas tij janë deklarimet e të afërmve dhe familjarëve të viktimës.

“Xhemal Loka jetonte 90 përqind të kohës jashtë shteti. Vetë Bedrija ka udhëtuar drejt Greqisë për të qenë më afër familjes. Debatet familjare kanë qenë edhe për shkak te shtresës sociale. Po të kishte dhunë do të ishte bërë një kallëzim, por asnjë rast i tillë nuk është depozituar. Ndaj i kërkojmë gjykatës një masë lehtësuese siç është ajo e “detyrim paraqitje”. E ndjera kur është përmendur në spital, ka kërkuar falje vajzës së madhe dhe bashkëshortit për veprimet e saja. Gjendja emocionale e saj ka ardhur vetëm pas hapjes së adresës në TikTok”, mësohet të jetë shprehur avokati mbrojtës.

Vetë Xhemal Loka pretendoi në sallë të gjyqit se kërcënime në telefon ka marrë edhe ai. ‘Debate kemi pasur, por kurrë nuk e kam dhunuar’, u shpreh 45-vjeçari i cili po ashtu ka rrëfyer edhe për atë çfarë kishte ndodhur një natë përpara ngjarjes së rëndë.

“Jam dakord me avokatin, por jo me prokurorin. Mahmuti ka njohuri për situatën me nusen time. Kam marrë kërcënime dhe mesazhe në telefon. I kam thënë nuses mos u mërzit për foton, sepse dhe mua mund të ma nxjerrin një të tillë. Kur i nxorrën foton e dytë nuses i thanë që s’kemi mbaruar punë akoma. Edhe mua më kanë marrë në telefon persona që s’i njoh duke ofenduar nusen. Debate kemi bërë, por kurrë s’e kam dhunuar nusen. Kur u përmend në spital i thashë pse e bërë këtë veprim, tha kam qenë shumë e mërzitur. Një natë më parë diskutova me nusen që do të iki në Greqi. Do bëj një prokurë për fëmijët që t’i marrësh. Kudo që do të dalësh në pazar apo diku tjetër, shoqërohu me një fëmijë jo vetëm, përsa kohë ende fotot e tua janë në TikTok, që askush të mos flasë. Pas kësaj ajo u nxeh dhe në mëngjes ndodhi ajo që ndodhi”, mësohet të jetë shprehur Xhemal Loka.

Në përfundim të seancës, gjykata pranoi kërkesën e prokurorit, duke caktuar arrest me burg për 45-vjeçarin.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit

06/09/2026

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

06/09/2026

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

06/09/2026

Petrit Vasili fsheh pasuri qindra mijëra euro te Kodra e Diellit dhe pallat në emrin e gruas së dytë, lidhja me kompaninë që i dha dhjetëra miliona euro kur ishte ministër Shëndetësie

06/09/2026

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD!

06/09/2026

Athina sinjalizon veto ndaj avancimit të Shqipërisë në BE, Mitsotakis: Do të ushtrojmë të drejtat tona

06/09/2026

Çfarë është AfD dhe çfarë programi ka! Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

06/09/2026

“Non-grata çështje e mbyllur”, Berisha sulmon Blinken dhe Yuri Kim nga Nju Xhersi: Kush na tregoi barin, sot është pa punë!

06/09/2026

Skandali Epstein ‘mbërrin’ në Itali, Prokuroria e Romës nis hetime për italianë të përfshirë

05/09/2026

A do të marrë fund lufta? Nis takimi i Putinit me Kushner dhe Witkoff: Do të flasim për të gjitha aspektet

05/09/2026

Gledian Llatja hap dyqan lodrash te Qendra Toptani, bashkëpronar i Rezidencës Arena në Elbasan. Çfarë e lidh me kompaninë Viola Green?

05/09/2026

“Do t’i presim me vezë, domate e miell”, Lika paralajmëron deputetët dhe ministrat: Çdo seancë plenare do të na kenë te dera!

05/09/2026

Prestanome i krimit? Vasil Bedinaj ngriti skenarin mediatik për gjobëvënie nga Luan Muça me 5 milionë euro, por si qëndron e vërteta?!

05/09/2026

Pasuria e ‘beut fason’ Skënder Pashaj, deputeti i PS miliona euro nga djersa qindra grave e vajzave të varfëra, pronat dhe llogaritë e majme bankare

05/09/2026

Adem Alushi i Aldent korrupton me dhëmbë porcelani kupolën e Ministrisë së Arsimit, fton drejtoreshën e ASCAL Anisa Subashi në ‘fabrikën’ e tij të diplomave, konflikt interesi dhe dyshime për pastrim parash

05/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit
  • Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit
  • Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.