AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Fjalën e fundit e ka… paraja!

by Alb Times
23/11/2026
in Opinion
6
0
Teoria e re e proamerikanizmit!

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Thoma Gëllçi

Një gjykatës dënoi me vdekje një njeri të hënën dhe e shpalli të pafajshëm të premten.

Kur e pyetën përse kishte ndryshuar mendim, ai u përgjigj:

— Të hënën shqyrtova provat. Të premten kontrollova llogarinë bankare.

Kjo histori më erdhi ndër mend kur lexova lajmin për Jensen Huang, drejtorin e kompanisë Nvidia te cilin sot e rivendosen ne krye te kompanise. Natyrisht, midis gjykatësit dhe drejtuesve të Nvidia-s ka një ndryshim të madh. Gjykatësi ishte një njeri i vetëm, ndërsa Nvidia ka një bord drejtorësh, ku vendimet merren kolektivisht dhe ndryshimi i mendjes duhet të kalojë nëpër procedura shumë më të ndërlikuara.

Huang ishte përfshirë në një skandal seksi dhe spiunazhi. Një nga gratë me të cilat thuhej se kishte pasur marrëdhënie dyshohej se ishte spiune kineze. Huang, kur pa se aksionet e Nvidia-s po binin, dha dorëheqje.

Dy javë më vonë drejtuesit dhe bordet u mblodhën, diskutuan gjatë dhe vendosën se një njeri i tillë nuk mund të vazhdonte të drejtonte një kompani kaq të rëndësishme dhe asnjëherë nuk do të rikthehej në kompani. Morali ishte mbi gjithçka. Siguria kombëtare ishte e shenjtë. Reputacioni i kompanisë nuk mund të vihej në dyshim.

Vendimi ishte unanim.

Pastaj ndodhi diçka e tmerrshme.

Aksionet e Nvidia-s ranë. Shumë njerëz filluan të humbnin para. Disa po humbnin miliona, të tjerë miliarda. Në fillim menduan se ishte një krizë financiare. Por shpejt u kuptua se ishte diçka shumë më serioze: një krizë morale.

Sepse morali është një gjë e bukur, por nuk ka ndonjë vlerë të madhe kur të zbraz llogarinë bankare.

Bordi u mblodh përsëri. Këtë herë drejtuesit ishin më të qetë, sepse kishin vendosur të mos lejonin që parimet t’i pengonin të mendonin.

Pas diskutimeve të gjata zbuluan se Huang ishte në të vërtetë një njeri i ndershëm, një drejtues i jashtëzakonshëm dhe një patriot, kthimi i të cilit nuk përbënte asnjë rrezik për sigurinë kombëtare.

U vendos ta rikthenin menjëherë në detyrë.

Edhe ky vendim ishte unanim.

Nuk e di çfarë i kishte ndodhur ndërgjegjes së anëtarëve të bordit gjatë atyre pak ditëve. Ndoshta kishin lexuar ndonjë libër filozofie. Ndoshta kishin bërë lutje.

Unë mendoj se kishin bërë atë që bëri gjykatësi i historisë sonë: kishin kontrolluar bankën.

Dhe ja ku ndodhi mrekullia. Sapo u njoftua rikthimi i Huangut, aksionet e Nvidia-s u rritën me 31.3 për qind në tregtimin para hapjes së bursës.

Miliona e miliarda dollarë u rikthyen në vlerën e tregut. Njerëzit u qetësuan. Morali kishte triumfuar.

Edhe presidenti Trump e përshëndeti vendimin. Dhe pse të mos e përshëndeste? Një vend ku njeriu mund të humbasë postin për arsye morale dhe ta rifitojë sapo humbjet financiare bëhen të padurueshme, është një vend që e ka kuptuar më në fund marrëdhënien midis ndërgjegjes dhe ekonomisë.

Hetimi për dyshimet e spiunazhit, ndërkaq, do të vazhdojë. Kjo është pjesa më e bukur e historisë. Huang u shpall i ndershëm për t’u kthyer në punë, por hetimi do të vazhdojë për të zbuluar nëse është vërtet i tillë.

Duhet thënë që kjo metodë është marrë nga SPAK-u i Shqipërisë. Ai në fillim të arreston, të dërrmon në publik me publikime sekrete dhe pastaj rri dy vjet që të mbledhë fakte se përse të ka arrestuar. Po le të mos zgjatemi me këtë temë se shpërqendrohemi.

Le të kthehemi prapë tek Nvidia-n.

Në botën tonë, një i varfër që i jep njëqind dollarë një polici quhet korruptues. Një miliarder që jep miliona për të zgjedhur një politikan dhe për të ndikuar në vendimet politike, quhet personalitet.

Një punonjës që shkel rregulloren pushohet nga puna. Një drejtor që shkel të njëjtën rregullore merr një kompensim aq të madh, sa mund të blejë kompaninë që e pushoi.

Një i varfër që vjedh një bukë është hajdut. Një i pasur që përvetëson miliona është një biznesmen që ka bërë një gabim kontabël.

Kam dëgjuar shpesh se paraja është burimi i të gjitha të këqijave. Kjo më duket një padrejtësi e madhe. Paraja bën edhe shumë të mira. Ajo mund ta shndërrojë një mashtrim në keqkuptim, një skandal në gabim njerëzor dhe një njeri të turpëruar në një drejtues të domosdoshëm.

Madje paraja ka një aftësi që nuk e ka as feja: fal mëkatet pa kërkuar pendim.

Për këtë arsye, propozoj që në të gjitha institucionet të hiqen komisionet e etikës dhe të zëvendësohen me një arkëtar. Do të kursehej kohë, do të shmangeshin diskutimet e panevojshme dhe vendimet do të merreshin shumë më shpejt.

Sa për bordin e Nvidia-s, nuk kam asnjë dyshim se përbëhet nga njerëz të ndershëm. Ata e larguan Huangun unanimisht për të mbrojtur moralin dhe e rikthyen unanimisht për të mbrojtur paratë. Të dy vendimet ishin të drejta. Thjesht, i pari ishte marrë përpara se të kontrollonin llogarinë bankare.

Kështu që gjykatësi i historisë sonë nuk kishte bërë ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Ai vetëm kishte kuptuar përpara të tjerëve një parim themelor të qytetërimit modern.

Drejtësia mund të jetë e verbër. Morali mund të jetë i shurdhër. Por paraja i ka të gjitha shqisat në rregull.

SONDAZHI ALBTIMES
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
3 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Sondazh online, jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2
SONDAZHI ALBTIMES
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
3 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Sondazh online, jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Ditën e Kongresit të Drejtëshkrimit të Gjuhës Shqipe, Alfabeti Latin na lidh me Evropën

23/11/2026

Atentati në Fier/ Policia shoqëron 3 persona për vrasjen e Selami Hasanit! Gjenden dy armë zjarri në makinën e djegur, ja për çfarë dyshohet

23/11/2026

“Shqipëria duhet të ndryshojë”- Tabaku në Bundestag: Integrimi në BE duhet të matet me reforma, demokraci dhe respektimin e votës!

23/11/2026

Robotët mund të na lënë pa punë, studiuesi i “Anthropic”: Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë njerëzit!

23/11/2026

Reshjet e rrëmbyeshme shkaktojnë probleme në rrugët rurale të Kukësit, vështirësi qarkullimi në disa fshatra!

23/11/2026

Fjalën e fundit e ka… paraja!

23/11/2026

Sulmi me dronë ndaj anijeve ruse në Libi, Moska kërcënon Kievin: Do të ketë pasoja tepër të dhimbshme!

23/11/2026

Moti i keq në Tropojë, rrëshqitjet e dheut shkaktojnë probleme në infrastrukturë, bllokohet aksi Bajram Curri-Cerrnicë!

23/11/2026

Arrihet marrëveshja, Koreja e Jugut dhe Kina bëhen bashkë në “tregun e argëtimit”

23/11/2026

Operacion i madh në Shkodër, zbulohet laboratori nëntokësor me hyrje të kamufluar! 10 të arrestuar, mes tyre edhe 2 gra, 170 kg drogë dhe…

23/11/2026

Izrael/ Eisenkot përgatitet të shpallë koalicionin e ri, synon votimin brenda 48 orësh për të shmangur manovrat politike të Netanjahut!

23/11/2026

Kurti zbulon kur pritet të përfundojë drafti i ri për Gjykatën Speciale: Ekspertët drejt fundit të punës!

23/11/2026

BE i jep mesazh Greqisë për Shqipërinë, Marta Kos kërkon mbështetjen e Athinës për zgjerimin! Tirana synon fundin e negociatave

23/11/2026

Flamingot që kërkojnë antifashizëm pa antifashistë

23/11/2026

Reshjet e shiut rrisin nivelin e liqenit të Fierzës, rrënojat e qytetit të vjetër të Kukësit mbulohen nga uji!

23/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ditën e Kongresit të Drejtëshkrimit të Gjuhës Shqipe, Alfabeti Latin na lidh me Evropën
  • Ministri Hoxha nga Athina: Zgjerimi i BE-së po ndodh, Shqipëria është pjesë e tij! Investim strategjik në siguri dhe stabilitetin e Evropës

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.