Pas fitores historike të opozitës hungareze, kanë ardhur edhe reagimet e para nga BE.
E para që ka reaguar ka qenë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e cila ka shprehur se ‘zemra evropiane rreh fort sonte në Hungari’.
“Zemra e Evropës po rreh më fort në Hungari sonte’, thotë von der Leyen. Shpresoj vetëm që Péter Magyar ta ketë karikuar telefonin e tij sonte, sepse ai do të bëhet shumë popullor”, shkroi ajo.
“Hungaria ka zgjedhur Evropën. Evropa gjithmonë ka zgjedhur Hungarinë. Së bashku, ne jemi më të fortë. Një vend rimerr rrugën e tij evropiane. Bashkimi bëhet më i fortë”, shtoi ajo.
Ndërkohë, reagimi i pare ka ardhur edhe nga Pallati Elyse, ku presidenti Macron ka përgëzuar Magyar për fitoren dhe ka shprehur gatishmërinë për të punuar sëbashku në të ardhmen.
“Së bashku, le të çojmë përpara një Evropë më sovrane, për sigurinë e kontinentit tonë, konkurrueshmërinë tonë dhe demokracinë tonë”, shkroi ai.

