• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Fitime 50 mln $ para postimeve të Trump, dyshohet për manipulim tregu

23/03/2026
in Botë
Fitime 50 mln $ para postimeve të Trump, dyshohet për manipulim tregu

Ishte ora 7:24 e mëngjesit në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara kur presidenti amerikan Donald Trump publikoi një postim në të cilin njoftonte pezullimin për pesë ditë të sulmeve ndaj centraleve elektrike të Iranit, duke theksuar se po zhvilloheshin “bisedime të detajuara dhe konstruktive”. Vetëm pak fjalë që mjaftuan për të shkaktuar lëvizje të mëdha në tregjet financiare.

Menjëherë pas hapjes së tregut, indeksi kryesor i Wall Street, S&P 500, u rrit mbi 2%, duke shtuar vlerë mbi një mijë miliardë dollarë. Njëkohësisht, çmimet e naftës Brent dhe WTI ranë rreth 12%. Këto lëvizje tregojnë reagime të menjëhershme ndaj një sinjali të mundshëm për armëpushim me Iranin.

Pak minuta para postimit të Trump, tregjet treguan lëvizje të pazakonta: u krye një blerje e papritur e S&P 500 për rreth 1,5 miliardë dollarë dhe një shitje për naftën prej rreth 200 milionë dollarësh. Personi që realizoi këto operacione përfitoi rreth 50 milionë dollarë në vetëm disa minuta.

Nuk dihet kush ishte dhe as nëse ka pasur rrjedhje informacioni nga Shtëpia e Bardhë, veçanërisht sepse Komisioni i Letrave me Vlerë drejtohet nga Paul S. Atkins, një bashkëpunëtor i afërt i Trump.

Kjo nuk është hera e parë që deklaratat e presidentit Trump shkaktojnë dyshime për manipulim të tregut.

Disa shembuj të fundit:

9 mars: Trump tha se lufta ishte “praktikisht e përfunduar” dhe tregu reagoi duke u rritur, ndërsa çmimet e naftës ranë. Më vonë, sekretari i tij i Mbrojtjes, Pete Hegseth, e kundërshtoi, por tregu  tashmë ishte mbyllur dhe investitorët kishin përfituar nga rritja.

11 mars: Trump deklaroi se “praktikisht nuk ka më asgjë për të goditur”, duke shkaktuar rritje të tregut dhe ulje të çmimeve të naftës në minutat kritike para mbylljes.

Rasti i tretë: Para pezullimit të tarifave pas ditës së njohur si “Liberation Day”, Trump shkroi: “Ky është një moment fantastik për të blerë!”, duke ngritur përsëri dyshime për manipulim tregu nga persona në rrethin e tij.

Këto lëvizje tregojnë se çdo fjalë e presidentit, shpesh vetëm pak minuta para mbylljes së tregut, ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm në miliarda dollarë investime.

Politologu amerikan Ian Bremmer komentoi në X (ish-Twitter): “Korrupsioni është pjesa strukturalisht më e rëndësishme e administratës”, duke treguar se dyshimet për praktika të paligjshme nuk janë pa baza.

Megjithatë, edhe pse ka dyshime për manipulim tregu dhe përfitime, Komisioni i Letrave me Vlerë nuk ka nisur hetime për këto raste, duke lënë shumë pyetje pa përgjigje mbi mënyrën sesi disa individë mund të kenë fituar miliona para, vetëm disa minuta para deklaratave të presidentit.

Më të lexuarat

  • Skandal me pastrimin e parave, SHBA gjobit UBS-në zvicerane; klientë të lidhur me Rusinë dhe Amerikën Latine

    Skandal me pastrimin e parave, SHBA gjobit UBS-në zvicerane; klientë të lidhur me Rusinë dhe Amerikën Latine

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Futbolli i dha Europës një fitore të rrallë gjeopolitike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Telashe në Itali për Altin Dumanin, ish- kreu i SPAK paditet penalisht

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Veprimtaria e zezë e agjensive turistike Globus Travel e Cosmos Tours, terminale trafiku dhe hambar informacioni sensitiv

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Magyar i mbylli derën, oligarku i “ONE” kërkon kontrata në Shqipëri; sërish takim sekret me Edi Ramën!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump ultimatum udhëheqjes së Iranit: Shansi i fundit për një marrëveshje, para se t’iu pres kokat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Peshkimet’ e Ramës në kënetën e PD, figurat politike të opozitës që kaluan me Rilindjen, emrat dhe postet, joshje edhe me tendera e koncensione

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bulqizë, çfarë janë zgafellat e vdekjeve të mafies së kromit?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Becchetti “fundos” Albcontrol, qeveria ç’regjistron shoqërinë publike! (Miliona euro të bllokuara në Bruksel)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Palasë/ “Biznesmenët” shqiptarë; si adoleshenta me hekra…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!