AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Financat ruse të trazuara, protesta e rrallë që “tronditi” qeverinë në Moskë

by SHT Media
22/10/2025
in Botë
6
0
Financat ruse të trazuara, protesta e rrallë që “tronditi” qeverinë në Moskë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Federico Fubini, Corriere Della Sera

Më 11 tetor në Vladivostok, në skajin më lindor të Rusisë, ndodhi një ngjarje që sfidon të gjitha stereotipet dhe zakonet e Rusisë autokratike të Vladimir Putinit.

Jo vetëm që një protestë kundër një vendimi qeveritar u lejua zyrtarisht, por edhe politikanët lokalë iu bashkuan qytetarëve, duke protestuar kundër Moskës. Ishte hera e parë që pas periudhës së COVID-it, që banorët e Vladivostokut u lejuan të dilnin në rrugë.

Ata kritikonin një masë të ligjit të buxhetit, që në dukje nuk ka lidhje me luftën në Ukrainë: rritjen drastike të taksave mbi makinat e përdorura të importuara.

Vladivostok ka qenë tradicionalisht një qendër e makinave të vjetra japoneze që vijnë me anije, dhe tani rrezikon të humbasë këtë model ekonomik.

Por kjo pakënaqësi e banorëve në një cep të largët të Rusisë tregon shumë për situatën e përgjithshme të vendit në luftë dhe për strategjinë që po ndjekin qeveritë evropiane për të ndihmuar Kievin.

Rusia nuk është pranë kolapsit dhe është ende në gjendje të vazhdojë sulmet në Ukrainë.

Por, kufizimet ekonomike, industriale, demografike dhe të financave publike të fuqisë së saj ushtarake në vitin 2025 po bëhen më të dukshme.

Kjo po ndikon, në atë që qeveritë evropiane po përpiqen të arrijnë. Ato duan që Putini të kuptojë se nuk do të mund të realizojë qëllimet e tij ushtarake në Ukrainë, së paku jo tani, dhe se për këtë arsye është më mirë për të, të ketë një “ngrirje” të konfliktit.

Jo të tërhiqet, por ta mbajë luftën të ngrirë përgjatë vijës aktuale të frontit, me një situatë të militarizuar dhe të fortifikuar, siç bëri Kremlini në Gjeorgji në vitin 2008.

Edhe taksa mbi makinat e importuara është një shenjë që resurset ruse nuk janë të pakufishme dhe që qeveria po ndjen presion.

Dhe, kjo nuk është e vetmja taksë e re. Më 2026 do të rriten edhe taksat për të vetëpunësuarit dhe bizneset e vogla dhe do të rritet TVSH-ja me 2 pikë për të ndikuar në rritjen e inflacionit. Të gjitha këto masa janë për të mbuluar shpenzimet e luftës.

Me rënien e çmimit të naftës dhe ngadalësimin e ekonomisë, nga rritja prej 4.1% në 2024 në vetëm 0.6% që parashikon FMN për 2025, të ardhurat e buxhetit rus ranë me rreth 17% në gjysmën e parë të këtij viti.

Deficiti pritet të arrijë në 3% të prodhimit të brendshëm bruto, një nivel që rëndon më shumë se në Evropë, pasi Moska ka humbur aksesin në tregjet ndërkombëtare të financimit dhe mbështetet vetëm në banka dhe kursimet e brendshme.

Ministria e Financave ka arritur të shesë vetëm gjysmën e obligacioneve që synonte për 2025. Prodhimi ushtarak ka ndaluar së rrituri (përveç dronëve) dhe, siç thekson Alexandra Prokopenko në “Foreign Affairs”, për herë të parë që nga fillimi i agresionit të plotë në Ukrainë, buxheti ushtarak në 2026 nuk do të rritet, madje do të ulet pak.

Me mbi 220,000 të vdekur rusë, qindra mijëra të plagosur rëndë dhe të paktën 700,000 që kanë ikur jashtë vendit, fuqia e re e punës për industrinë ushtarake është e pamundur për t’u gjetur. Kjo nuk do të thotë që Rusia është e rraskapitur, buxheti i ushtrisë mbetet rreth 40% i shpenzimeve publike, pothuaj dyfish më shumë se në vitin 2021.

Por qeveritë evropiane që po mbështesin më shumë Ukrainën, vende si Gjermania, Polonia, vendet baltike, shtetet nordike, shohin një mundësi tani që vështirësitë ruse pritet të rriten.

Përdorimi i rezervave të ngrira ruse, rreth 170 miliardë euro, për të ndihmuar Ukrainën mund të vendoset në dhjetor dhe të fillojë në mars, duke siguruar fonde për prodhimin e dronëve dhe armëve të tjera për dy vjet të tjera (kostoja e luftës për Ukrainën është 172 milionë dollarë në ditë).

Ndërkohë, Rusia vazhdon të humbasë rreth 30,000 njerëz në muaj, të vrarë dhe të plagosur, për të fituar vetëm pak territore të vogla në Donbass.

Kjo situatë nuk mund të vazhdojë pafundësisht. Pokrovsk në Donetsk dukej i humbur që një vit e gjysmë më parë, por nuk ka rënë ende.

Me përdorimin intensiv të dronëve, humbjet e ukrainasve janë ngadalësuar. T’i japësh gjithë Donbassin Putinit do të thoshte t’i hapje rrugë për në Ukrainën qendrore, përtej fortifikimeve të Donetsk-ut, gjë që as Kievi dhe as evropianët nuk do ta lejojnë.

Perëndimi pret, që Putini të kuptojë se nuk mund të bëjë më shumë se të ndalojë dhe të ngrijë konfliktin.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Shtyhet për në 17 nëntor gjyqi për Veliajn, gjykata: Nuk jemi kompetentë për transferimin! Avokati: Kërkojmë vendimin e Drejtorisë së Burgjeve për…

03/11/2026

Zgjedhjet e 9 Majit, Celibashi: Do marrim masat që të plotësohen rekomandimet e OSBE-së

03/11/2026

Grabitje në një pikë karburanti në Klos, dy persona të maskuar marrin paratë nga kasaforta

03/11/2026

Izrael: Kreu i partisë arabe i bën thirrje opozitës të “pranojë realitetin”

03/11/2026

20% e shqiptarëve e vlerësojnë Ahmet Zogun më shumë se 5 pasardhësit e tij

03/11/2026

Protesta para Kryeministrisë, 16 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokim rruge, procedohen dy të mitur

03/11/2026

Gabimi i Gogut, fushata e Veliajt

03/11/2026

Tragjike në Itali, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën e tij dhe arratiset

03/11/2026

SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

03/11/2026

Rama sot në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

03/11/2026

Koçiu: 81 tentativa sulmesh kibernetike në minutë, 32 milionë në 9 muaj! Gjysma shënjestrojnë infrastrukturën kritike

03/11/2026

Keqllogaritje apo armiqësi?

03/11/2026

Katër luftanije të NATO-s mbërrijnë në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

03/11/2026

Koreja e Veriut teston raketa të reja strategjike lundruese me municione thërrmuese

03/11/2026

“Polarizimi po dobëson shoqërinë”, Albanese paralajmëron për rrezikun që i kanoset demokracisë

03/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Shtyhet për në 17 nëntor gjyqi për Veliajn, gjykata: Nuk jemi kompetentë për transferimin! Avokati: Kërkojmë vendimin e Drejtorisë së Burgjeve për…
  • Zgjedhjet e 9 Majit, Celibashi: Do marrim masat që të plotësohen rekomandimet e OSBE-së

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.