AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Finalizohet operacioni “The Wanted”: Tre të kërkuar ekstradohen drejt Shqipërisë

by SHT Media
16/02/2026
in Kronikë
6
0
Finalizohet operacioni “The Wanted”: Tre të kërkuar ekstradohen drejt Shqipërisë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, duke sjellë në Shqipëri tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të cilët u lokalizuan në Danimarkë, Francë dhe Itali. Falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe partnerëve europianë, u bë i mundur ekstradimi i këtyre shtetasve që akuzohen për vepra të ndryshme penale, që nga pastrimi i parave e deri te mashtrimi.

Nga Danimarka u ekstradua 28-vjeçari me iniciale D. M., i lindur në Elbasan, i cili kërkohej nga drejtësia shqiptare për pastrim parash. Ky shtetas ka një profil të lartë kriminal, pasi më parë është dënuar me 13 vite burg në Norvegji për trafik droge si pjesë e një organizate kriminale, si dhe për falsifikim dokumentesh e vjedhje energjie. Hetimet e nisura në Elbasan, të bazuara edhe në informacionet nga autoritetet norvegjeze, zbuluan pasuri dhe prona të pajustifikuara në emër të tij dhe familjarëve të tij.

Ndërkohë, nga Franca u soll në vendin tonë shtetasi amerikan Ch. R., 25 vjeç. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 8 muaj burgim për mbajtje të armëve të ftohta pa leje. Rasti i tij daton në qershor të vitit 2024, kur gjatë kontrolleve në aeroportin e Rinasit, në valixhet e tij u gjetën dhe u sekuestruan dy thika metalike.

Personi i tretë i ekstraduar është 39-vjeçari me iniciale G. M., i cili u soll nga Italia. Gjykata e Fierit kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të mashtrimit. Sipas akuzës, ky person i ka marrë një shumë parash një qytetari, duke e gënjyer se do ta ndihmonte të kalonte në mënyrë të paligjshme drejt Italisë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.