AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

‘FETO’ në Shqipëri, studiuesi Laçi: Kanë uzurpuar KMSH, funksionojnë si një ‘shtet hije’

by SHT Media
24/02/2024
in Politikë
6
0
‘FETO’ në Shqipëri, studiuesi Laçi: Kanë uzurpuar KMSH, funksionojnë si një ‘shtet hije’
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Organizata FETO vendoset sërish në qendër të diskutimeve mes Shqipërisë dhe Turqisë, pas kërkesës që presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i bëri kryeministrit Edi Rama për të ‘spastruar’ përfaqësuesit e kësaj organizate në Shqipëri.

Studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Marlind Laçi tha se anëtarët e organizatës “FETO” të cilët njihen si “gylenistë” kanë uzurpuar edhe Komunitetin Shqiptar Musliman në një bisedë me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV.

“Gylenistët janë organizatë okulte që operon për të vendosur emisarët e saj në cdo post nevralgjik të një shteti me qëllim që t’i shërbëjne një personi me emrin Fetullah Gylen. Ngre një rrjet të madh tentakulash për të krijuar një shtet hije. Në Shqipëri nga kjo organizatë është uzurpuar edhe komuniteti musliman shqiptar. Kuptohet se janë gylenistë nëpërmjet formave sesi i kanë marrë bursat dhe predikimi i tyre. Myftiu i Tiranës nuk guxon të dalë e të thotë se nuk është gylenist apo të shkojë në gjykatë e të ngrejë një aktakuzë mbi sulmin e tij si anëtar i FETO-s.”- u shpreh Laçi.

Më tej, ai ngriti alarmin duke thënë se anëtarë të kësaj organizate janë në të gjitha institucionet e vendit dhe kanë ngritur një “shtet hije”, duke përmendur edhe disa institucione arsimore dhe shëndetësore të cilat sipas tij janë nën ndikimin e ‘FETO’-s.

“Gylenistët janë kudo, në sistemin arsimor ku indoktrinojnë njerëz kryesisht të ardhur nga zona të thella të Shqipërisë si myftiu i Tiranës që është marrë si fëmij, është indoktrinuar në Turqi madje edhe i martojnë me anëtare të organizatës. Pra janë sekt dhe ia kushtojnë jetën këtij sekti. Në arsim, universiteti ‘Ëestern Balkan’, Bedër, në mjekësi mjekësi, spitali ‘Hygeia’ dhe spitali amerikan. Në politikë mjafton të hapni ato listëpagesat e bëra. Patëm edhe rastin e ish-ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati. I ke edhe në media, kudo. Ato shtrihen në media si gazetarë, redaktorë, kryeredaktorë. Një agjendë që nesër mund të sjellë probleme në demokracinë e brishtë shqiptare.  Mund të ketë edhe në sistemin e drejtësisë, funksionojnë si shteti hije. Marrin drafte sesi funksionon organizata në Turqi dhe i përkthejnë edhe në shqip. Vetëm se këtu ka pushtet edhe më te fortë se ka edhe pushtetin fetar”- tha mes të tjerash studiuesi.

I të njëjtit qëndrim ishte edhe ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra i cili deklaroi se Komuniteti Musliman i Shqipërisë është kthyer në një “grupim okult gylenist” dhe theksoi se SPAK duhet të nisë hetimet sa u takon shkeljeve të bëra me shitjen e pronave në Korçë që janë në emër të institucionit.

Ish myftiu i Tiranës, Ylli Gurra i ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv hodhi akuza të forta duke deklaruar se Komuniteti Musliman i Shqipërisë është shndërruar në një pjesë të grupimit okult të gylenistëve që përfaqësojnë organizatën “FETO”.

“KMSH nuk konfirmon atë që, nuk është sot komunitet por komitet. Nuk është bashkësi që përfaqëson diçka por është shndërruar në një komitet pjesë e grupimit okult gylenist. KMSH nuk ka asnjë lloj kusuri të paguajë faturat e një grupimi okult gylenist në kurriz të shqiptarëve dhe muslimanëve”- u shpreh Gurra.

Më tej ai tha se kreu i KMSH Laurent Luli duhet të jetë subjekt i hetimit nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për shkak se sipas Gurrës, ka shitur ndërtesat në pronësi të komunitetit musliman në Korçë për shkak të falimentit.

“Sot ai që është rrogëtar më i parë në KMSH duhet të jetë subjekt i SPAK sepse shitet në mes të ditës me diell pasuria e muslimanëve të Korçës  dhe të Shqipërisë bashkë me ndërtesat në Korçë. U shit lajmi sikur presioni i Erdogan i koordinuar me kryeministrin Rama solli mbylljen e medresesë së Korçës. Aspak e vërtetë! Një shitje e mirëfilltë për arsye financiare, prag falimenti”- tha ish-myftiu i Tiranës.

 

/f.s

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para

08/09/2026

“Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde

08/09/2026

“Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

08/09/2026

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

08/09/2026

Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën, çifti i moshuar në Fier mbetet në qiell të hapur

08/09/2026

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh

08/09/2026

“Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

08/09/2026

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para
  • “Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde
  • “Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.