• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Festa e PS për fitoren/ Berisha: Ishte një takim mortor, Rama mblodhi narkodeputetët

27/05/2025
in Politikë
Festa e PS për fitoren/ Berisha: Ishte një takim mortor, Rama mblodhi narkodeputetët

“Një takim mortor” e konsideroi kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, aktivitetin e Partisë Socialiste pasditen e së hënës në Pallatin e Brigadave për të festuar fitoren e mandatit të 4 në zgjedhjet e 11 Majit.

Në një konferencë shtypi nga selia blu, kryedemokrati Berisha hodhi akuza duke thënë se Edi Rama mblodhi në takim narkodeputetë dhe përfaqësues të botës së krimit.

“Dje pasdite, siç e panë shqiptarët, u zhvillua para syve të tyre, një takim në të gjithë përmasat e tij, tiparen dhe frymën, sikur Toto Rina takonte bashkëpunëtorët e tij. Ky takim, në të cilin nga analiza e fytyrave, ju nuk do gjeni dot asnjë buzëqeshje, asnjë lëvizje koke, asnjë reagim, sikur të ishte një takim mortor, dhe i tillë ishte festa e farsës elektorale.

Ky takim me narkodeputetët e tij, me përfaqësuesit e bandave më të rrezikshme të Shqipërisë, rajonit dhe Europës, karteleve të drogës, kartelit Troplini, Arkend Ballën, Ani Dyrmishin, Drazhin, etj, Sara Milen dhe grupin e kartelit të Elbasanit, përfaqësuesit e Shytëve, Julianit të Pashakos, Renato Salihit dhe Arben Qimes, përkatësisht Klosi, tezaku apo jotezaku, kush i merr vesh ato, i Belindës, Klodian Jahja, Koreshi dhe përfaqësues të tjerë të Bajrëve, të Tukut, përkatësisht Shkodër dhe Lezhë, Tërmet Peqëve dhe shumë përfaqësuesve të tjerë të botës së krimit.

Në këtë takim, Edi Rama u tha shqiptarëve se kërbaçi i tij është SPAK. Lëvizët, po deshët, u tha atyre, ja ku e keni SPAK që është në duart e mia, duke e ditur se ata janë një seri përfaqësuesish të krimit.

Ai SPAK-un nuk ua tregoi vetëm atyre, por padronëve të tyre të vërtetë që i nxorën në lista.

Edhe Enver Hoxha një takim të tillë kërcënues vështirë se do ta arrinte. Ai foli për Altinin, njëlloj si Enveri për Arianitin. Pra, shqiptarët mësuan se farsa elektorale prodhoi një narkoparlament, i cili nisi ditën mbledhjen pa hyrë akoma në sallë, duke vishkulluar me SPAK si kamxhik të tij”.

Zgjedhjet e 11 Majit, të cilat Sali Berisha i quan farsë elektorale, sipas tij prodhuan një “narkoparlament”.

Farsa elektorale, sikundër Berisha e quan, tha se nuk do t’i falet kurrë Edi Ramës.

“Për sa u përket etiketave që përdori Edi Rama, unë i them kaq, që e ka futur vendin në një fazë të re si kurrë më parë në 32 vite. Dhe e garantoj se mijëra, mijëra shqiptarë, që e kanë tashmë të qartë se kanë tek Edi Rama armikun e betuar të votës së lirë, nuk do ia falin atij kurrë këtë farsë elektorale”.

Më të lexuarat

  • Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

    Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Donald Trump, të gjitha rrugët të çojnë në krizë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Adriatik Kupi i Petrelës: Metamorfoza e ‘zarit’ të Adrian Çelës së OSHEE që u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Të fshehtat pas fotos familjare në Samitin e NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erdogani habit liderët e NATO-së, u dhuron nga një revolver me emrin e tyre; Starmer-it ia sekuestrojnë në Britani

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Thellohet skandali, qeveria dha 4 mln euro për të blerë biletat e Kanye West; administrata dhe nxënësit me detyrim në koncert

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!