AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Fëmijët e Metës kompani pronash dhe udhëtimesh me biznesmenin që paraqiti Meta në Presidencë në vitin 2021 si i ‘përndjekur’ nga patronazhistët, në skenë del sërish gjyshe Fatimja

by Alb Times
30/08/2026
in Politikë
7
0
Fëmijët e Metës kompani pronash dhe udhëtimesh me biznesmenin që paraqiti Meta në Presidencë në vitin 2021 si i ‘përndjekur’ nga patronazhistët, në skenë del sërish gjyshe Fatimja
8
SHARES
378
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Adriatik Doçi

Në prill të vitit 2021, Ilir Meta paraqiti në Presidencë ‘biznesmenin’ Erion Mane, i cili denoncoi Blendi Gonxhen, asokohe drejtor i DPSHTRR-së, duke e akuzuar se i kanë vënë gjoba në mënyrë të padrejtë. Ai tregoi disa komunikime me Gonxhen.

Pas kësaj, Mane denoncoi se i kishin ardhur mesazhe nga patronazhistët, ku i tregonin të dhënat e familjarëve të tij dhe të biznesit që ai zotëronte. “Je në besën time. Çdo gjë që të ndodh ty, do ta kem me bablokun e rilindjes. Sot do t’i vë një nga shoqëruesit e mi t’a survejojë”, tha Meta. Edhe pse nën mbrojtjen e Metës, Mane tha se do të kërkonte azil politik pasi nuk ndihej i sigurtë.

Po çfarë ndodhi me biznesmenin e madh që Meta e ekspozoi në Presidencë si shembull i veprimit të patronazhistëve të PS-së?
Në 7 janar të vitit 2025, Erion Mane themelon kompaninë e shit-blerjes së pronave dhe udhëtimeve HUNTZ shpk, bashkë me dy fëmijët e Ilir Metës, Besar dhe Bora Metaj, të cilët prej dy vitesh janë kthyer nga Anglia në Shqipëri, duke i hyrë biznesit të ndërmjetësimit të shitjes së pasurive të paluajtshme.

Është një rrugë e ndjekur më herët nga fëmijët e Sali Berishës, Shkëlzeni dhe Argita, të cilët si sekserë të ligjëruar kanë deklaruar qindra mijëra euro fitime, në disa raste falë kontratave të majme me biznesmenë që kanë përfituar koncensione nga babai i tyre kur ishte kryeministër.

Kapitali i kompanisë, në të cilën Erion Mane, Besar Metaj dhe Bora Metaj kanë aksione të barabarta, është 100 mijë lekë. Zyrat e kompanisë janë deklaruar me adresë në Mzez, zona kadastrale 2679, me numër pasurie 440/418. Adresa e kompanisë përkon me lokacionin e disa pasurive të paluajtshme, të cilat figurojnë në emrin e zonjës Fatime Kryemadhi, e cila është gjyshja e aksionerëve Besar dhe Bora Metaj.

Fatime Kryemadhe, me vetëm 8316 lekë pension, ka në emrin e saj pasuri me vlerë qindra mijëra euro, disa nga të cilat janë sekustruar nga SPAK si produkt i pastrimit të parave të korrupsionit të të bijës Monika Kryemadhi dhe ish dhëndrit Ilir Meta, i cili ndodhet në burgun 313 që nga 21 tetori 2024 si dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas dosjes së SPAK, Fatime Kryemadhi nuk justifikon me të ardhura të ligjshme 846,000 euro të investuara në pasuri të paluajtshme.

Teksa SPAK po avanconte me hetimet ndaj Ilir Metës dhe Kryemadhit, në 13 nëntor 2023, Besar dhe Bora Metaj themeluan kompaninë e pasurive të paluajtshme Hazaar shpk, me kapital 100 mijë lekë.

Investigimet serioze mediatike dhe dosjet e SPAK kanë treguar se kompani të tilla përdoren shpesh për pastrim parash, mbulim të pasurive të paluajtshme si dhe për zbatimin e skemave korruptive, siç është rasti për shëmbull kur Ismail Mulleti, në vitin 2008, i dha kompanisë së ndërmjetësimit të Shkëlzen Berishës 350 mijë euro për t’i ‘gjetur’ disa prona në Durrës me qëllim blerjen e tyre, ndërsa më pas Sali Berisha si kryeministër, përmes Ridvan Bodes, i dha Mulletit koncensionin e markimit dhe monitorimit të karburanteve, me një marzh fitimi 1.2 milionë euro në vit, apo rasti i Jamarbër Malltezit, i cili kishte kamufluar me kompnitë e tij rreth 60 pasuri të paluajtshme me vlerë dhjetëra milionë euro, një pjesë të të cilave të sekuestruara nga SPAK-u.

SendShare3Tweet2

Lajmet e fundit

“Po Arkivi çfarë ju ka bërë?”- Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?

14/10/2026

Ministri Demo viziton efektivët te Trauma, 51 policë të lënduar nga protesta: Dhuna ndaj efektivëve është e papranueshme!

14/10/2026

U diagnostikua me kancer në mushkëri, Papa Leone XIV përcjell mesazhin e parë pas operacionit!

14/10/2026

Bombardime të fuqishme në Liban, avionët luftarakë dhe artileria izraelite godasin disa zona!

14/10/2026

“Protesta s’ka lidhje me opozitën”- Hasimja: Janë në pozicion jashtë loje, opozitën po e bëjnë njerëzit në shesh!

14/10/2026

Kjo nuk është më protestë, por cenim i rendit kushtetues

14/10/2026

Kaosi dhe dhuna në rrugët e Tiranës, biznese dhe institucione, Policia vijon shoqërimet pas përfundimit të tubimit

14/10/2026

Kushtet e Kroacisë për Malin e Zi, zbulohen 8 kërkesat e Zagrebit përpara integrimit

14/10/2026

Dhuna në protestë, Policia shoqëron shumë persona të dyshuar nga zona të ndryshme të Tiranës!

14/10/2026

VIDEO/ Momenti kur protestuesit sulmojnë komisariatet nr.2 dhe 3! Hyjnë në territorin e tyre dhe shkatërrojnë, shikoni pamjet

14/10/2026

Protesta/ Bardhi denoncon dhunën policore ndaj deputetëve opozitarë: Akt i padenjë për njerëz që mbajnë uniformën e shtetit!

14/10/2026

Protesta e dhunshme, Berisha: Rama të japë dorëheqjen e menjëhershme, studentët nuk i lëshojmë!

14/10/2026

Netanyahu: Nuk do ta lejojmë krijimin e një shteti palestinez!

14/10/2026

“Këta nuk janë studentë, janë më të sofistikuar”- Leka: I vetmi ndryshim nga 14 shtatori 1998 është se…

14/10/2026

“Mund të vrasin njerëz”- Protesta, Çupi: Çunat me kapuçë nga Tetova dhe të Vetëvendosjes po krijojnë grusht shteti!

14/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • VIDEO/ Rama nga godina e djegur e Kolegjit të Europës: S’janë duart e studentëve, por të opozitës! Do ta paguajnë
  • Tirana në kaos! Deputetët sot në seancë plenare, protesta zhvendoset te Parlamenti

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.