AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Fantazma e kandidatëve të protestës

by Alb Times
13/11/2026
in Opinion
6
0
Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

Foto: Kronikë

6
SHARES
304
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ylli Pata

Me dështimin e objektivit të djegies së Tiranës, dy komponentët kryesorë politikë të opozitës; PD-ja e Berishës dhe Lëvizja e Bashkë e Arlind Qorit po vijojnë të thërrasin protesta periodike, kryesisht fundjavave, në një garë frenetike për ta kthyer protestën në një aksion politik permanent. i cili synon që të jetë një motor politik për zgjedhjet vendore, ku gjithnjë e më shumë po tentohet të përdoret koncepti i “kandidatit të protestës”, si një zgjidhje që të shitet natyrshëm si logjika e masës, e njerëzve që kanë qenë apo dalin në shesh që prej qershorit.

Në fakt e gjitha është një iluzion, një koncept që nuk mbështetet realisht në analizën e ngjarjeve, të protestës vetë, vijimësisë së saj, degradimin në zjarr e dhunë, e më pas në këtë protestim me rotacion sipas një kalendari të ardhjeve nga Europa, Kosova apo Maqedonia e Veriut, në varësi të fondeve që alokohen aty këtu.

Një gjë që tashmë mund të thuhet qartësisht është se Revolucioni i Flamingove nuk ka prodhuar një lëvizje politike, nuk ka sjellë një frymë kohezionale që të sjellë një pamflet politik si një zë i përgjithshëm.

Protesta apo i ashtuquajtur revolucion i flamingove, nuk lindi si një organizim i brendshëm, por si një operacion i jashtëm më shumë marketing që u përkrah nga lobet radikale të demokratëve amerikanë dhe e majta europiane, Islami politik, i sponsorizuar qartësisht nga ato organizata që kanë lidhje direkte me Vëllazërinë Muslimane.

Vendimi i Gjykatës Egjiptiane për të sanksionuar ndërmjet të tjerave 3 shoqata: një në Tiranë, një në Prishtinë e një në Shkup, të cilët janë të lidhura me politikën e kanë qenë aktive në revolucionin e flamingove, është një tjetër fakt shtesë e kësaj panorame.

Revolucioni apo protesta, ta quajmë si të duash, natyrisht që nuk mund të zhvillohej pa aktorë vendas, pa pjesëmarrës dhe grupe që do të dilnin të merrnin përsipër autorësinë e saj.

Por këto aktorë, nuk e patën asnjë ditë pavarësinë që të artikulohen politikisht, të promovohen politikisht, të ofrohen si një zgjidhje politike, si alternative e një ndryshimi politik.

Ata kishin leje vetëm për një gjë; të rrëzojmë Edi Ramën, kaq. Ku detajet dhe udhëzimet e këtij operacioni u vinte si template i gatshëm sipas fazave të revolucionin që gatuhej diku tjetër, në disa qendra sipas interesave të caktuara. E ku shpërndahej edhe propaganda hibride në rrjete sociale sipas një logjike po të shpërndarë; diku sulmohej Jaredi e Ivanka, diku Izraeli, diku përmendej revolucioni, po jo ndryshimi, jo logjika e një proteste që mund të kthehet në një Agora, një Kuvend politik sindërtimi.

Pasi operacioni ishte diçka tjetër; një deus ex machina me qëllim rrëzimi e jo ndërtimi. Mos arritja e këtij objektivi, ka sjellë pikëpyetjet, apo mundësitë e aktivizimit të skenareve rezervë, të cilët, dukshëm ose kanë qenë të munguar ose janë improvizuar.

Ndaj është krejt absurd kërkimi i një përfaqësie politike të protestës për zgjedhje lokale. Sepse nuk ka pasur një përfaqësi reale politike, ndaj emrat apo kandidatët nuk janë veçse fantazma, që vijnë nga një agjendë që synonte pikërisht një operacion tantazëm.

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

13/11/2026

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

13/11/2026

Vendim i papritur në SHBA, ndalohet qarkullimi ajror për arsye sigurie

13/11/2026

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

13/11/2026

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

13/11/2026

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

13/11/2026

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

13/11/2026

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

13/11/2026

Ekzekutimi i Artan Myrtajt në Sarandë, atentatorët e qëlluan edhe në kokë, vetëm 100 metra larg komisariatit

13/11/2026

Skema e dyshuar e tjetërsimit të 44 mijë metër katror tokë në Fier, si u zbulua mashtrimi që çoi në pranga ish-zyrtarët

13/11/2026

Gripi i shpendëve H5 zbulohet në një rezervat natyror në Hong Kong, shtohen masat e sigurisë dhe monitorimit

13/11/2026

Negociatat me BE-në, Gjipali zbulon kapitujt ku Shqipëria ka më shumë vështirësi

13/11/2026

Skandali, komediani i njohur akuzohet për abuzime seksuale ndaj disa grave

13/11/2026

Skandali| Kufizimet amerikane rrezikojnë pjesëmarrjen e bukurosheve afrikane në Miss Universe

13/11/2026

FOTO/ Vila, hotele dhe pagë 46 mijë euro! Demalia:Pasuria e Tritan Shehut dhe korrupsioni i vjetër që SPAK nuk e sheh

13/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë
  • Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.