AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Europa godet, Irani kërcënon: A është një mundësi e humbur për Teheranin?

by SHT Media
29/08/2025
in Botë
6
0
Europa godet, Irani kërcënon: A është një mundësi e humbur për Teheranin?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një mundësi e rrallë u hap për Teheranin kur Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar tentuan një kompromis të fundit. Iniciativa dështoi. Mëngjesin e së enjtes së 28 gushtit, tri qeveritë i dërguan një letër Këshillit të OKB-së ku thanë se po përsërisnin sanksionet e pezulluara të marrëveshjes bërthamore të vitit 20015, shkruan L’Orient le Jour.

Zyrtarët europianë cituan dështimin e Teheranit në përmbushjen e detyrimeve të marrëveshjes si justifikimi kryesor. Këto shqetësime kryesisht përqendrohen te përshpejtimi i programit të pasurimit të uraniumit të Iranit, që sipas burimeve, ka arritur një pastërti prej 60% të stoqeve të mëdha dhe të paverifikuara të uraniumit të pasuruar. Mekanizimi i sanksioneve lejon rivendosjen e shpejtë të tyre nëse Irani cenon marrëveshjen.

Në 30 ditë, Irani do të ngrijë sërish asetet, vizat, do të ketë një embargo për armët konvencionale dhe kufizime në prodhimin e bombave. Kjo thekson një ndryshim të thellë në qëndrimin e Teheranit. Para luftës shkatërruese me Izraelin dhe sulmeve të SHBA-ve në qendrat nukleare, Republika Islamike ka treguar më shumë vullnet për të negociuar që të shmangë sanksionet. Sot, po kërcënon me “kundërmasa” dhe ngre mundësinë e tërheqjes nga regjimi global për mospërdorimin e armëve bërthamore.

Bisedimet e kësaj jave në Gjenevë e demonstruan. Sipas zyrtarëve europianë, negociatorët iranianë erdhën pa propozime konkrete. Tre shtetet kishin vendosur tre kushte: rifillimin e dialogut me Uashingtonin, zgjerimin e aksesit për inspektorët e IAEA dhe zbulimin e vendndodhjes të më shumë se 400 kilogramëve uranium të pasuruar që sipas agjencisë së OKB, është nën zotërimin e Iranit. Irani i refuzoi të treja opsionet. Duke refuzuar mbajtjen e hapur të komunikimit për të shmangur përshkallëzimin e ndëshkimit, Teherani duket gati për të përballuar koston ekonomike të sanksioneve të reja.

Republika Islamike lejoi kthimin e pjesshëm të inspektorëve të IAEA, por me kushte strikte. Ata do të monitorojnë zëvendësimin e karburantit në qendrën nukleare Bushehr, por nuk dihet nëse do të mund të hyjnë në vende të tjera si Fordoë dhe Natanz që u sulmuan nga SHBA-të gjatë luftës. Nga ana tjetër, kryenegociatori i Iranit, Abbas Araghchi sqaroi se “nuk është aprovuar asnjë shkresë finale për kornizat e reja të bashkëpunimit”, duke nënkuptuar se kjo mund të jetë një taktikë për të blerë më shumë kohë.

Përpara vendimit të Iranit, SHBA-të kishin vendosur sanksione të reja unilaterale për të ushtruar presion mbi eksportet e naftës iraniane. Në sytë e Teheranit, kjo konfirmon se ndëshkimet ekonomike do të zgjasin pavarësisht sjelljes së tij. Mosbesimi iranian u thellua pasi Uashingtoni mbështeti drejtpërdrejt sulmet izraelite në qendrat bërthamore.

Në këtë atmosferë të tensionuar, Izraeli ka kërcënuar me sulme të reja nëse Irani përpiqet të rijetëzojë programin bërthamor. Teherani nuk do një luftë tjetër, por po përgatitet për një konflikt të mundshëm. I bindur se s’mund t’u besojë më premtive të perëndimit, Irani po merr një qëndrim të përllogaritur mbrojtës: bashkëpunim minimal me IAEA, kërcënime se do të largohet nga marrëveshja bërthamore dhe një aleancë strategjike me Moskën e Pekinin. Europa shpreson që kërcënimi i sanksioneve do ta rikthejë Teheranin në tavolinë. Për momentin, shenjat tregojnë se Republika Islamike parapëlqen ta presë presionin sesa ta shmangë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Thirrje për dhunë dhe revolucion, Franca angazhon 70 mijë policë për protestën e nesërme

06/11/2026

Revolucioni, Berisha e opozita dështuan, ‘gatuan’ humbjen e 9 majit!

06/11/2026

U arrestua në Greqi për vrasje të dyfishtë, Nikolin Pali rrëfen edhe dy vrasje të tjera në Shqipëri

06/11/2026

Ish-zyrtari i Pentagonit: Përdorimi i forcës nuk është rruga e preferuar e Uashingtonit në konfliktin me Iranin

06/11/2026

Masakroi nënën e tij me thikë, i riu shqiptar përfundon në psikiatri

06/11/2026

Dhunuan dhe terrorizuan protestuesit, fillon “hakmarrja” ndaj besnikëve të Vuçiçit

06/11/2026

“Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj këtu…

06/11/2026

Raporti i KE-së / Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë mbrojtje nga politika dhe rishikimin e pagave

06/11/2026

Komisioni Evropian, akuza TikTok-ut: Nuk po mbron shëndetin mendor të përdoruesve

06/11/2026

A ishte Viktor Orbán agjent i regjimit komunist? Reagon ish-kryeministri, debat në Hungari

06/11/2026

VIDEO / Kryebashkiaku inspekton gjatë natës spitalin, ‘kap mat’ mjekun dhe mjeken të kyçur në dhomë

06/11/2026

Zbardhen akuzat/ I dënuar me dy burgime të përjetshme, Nikolin Palin e kërkonte edhe Shqipëria

06/11/2026

Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

06/11/2026

Hoxha në Bukuresht: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian ecin krah për krah

06/11/2026

Shkon në 95 numri i të ndëshkuarve, 12 protestues të tjerë gjobiten me nga 5 mijë lekë të reja

06/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Thirrje për dhunë dhe revolucion, Franca angazhon 70 mijë policë për protestën e nesërme
  • Revolucioni, Berisha e opozita dështuan, ‘gatuan’ humbjen e 9 majit!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.