AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Erdogan telefonatë me Macron: Mund ta organizojmë ne samitin Rusi-Ukrainë. Samit edhe për Gazën

by SHT Media
21/08/2025
in Botë
6
0
Erdogan telefonatë me Macron: Mund ta organizojmë ne samitin Rusi-Ukrainë. Samit edhe për Gazën
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një telefonatë me homologun e tij francez Emmanuel Macron dhe ka konfirmuar gatishmërinë e Turqisë për të pritur një samit paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës.

Duke thënë se i kishte shprehur homologut të tij turk dëshirën e tij për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe, Macron njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale në X se dy vendet mund të organizonin samitin e ardhshëm mes palëve në konflikt.

“Sapo përfundova bisedën time me Presidentin Erdogan mbi situatën ndërkombëtare. Para së gjithash, ne ndajmë qëllimin për t’i dhënë fund luftës agresive të Rusisë kundër Ukrainës. Kjo duhet të kalojë përmes ndërprerjes së armiqësive dhe vendosjes së garancive të forta të sigurisë për Ukrainën. Falënderoj Turqinë për bashkëpunimin shumë të mirë për këtë çështje, brenda kornizës së Aleancës së të Vullnetshmëve”, tha presidenti francez Ndërsa presidenca turke njoftoi se Ergogan ishte shprehur se Ankaraja është e gatshme të “bëjë pjesën e saj” dhe të “marrë rolin e mikpritësit”.

Mes të tjerash, mediat turke raportojnë se të dy liderët kanë diskutuar gjithashtu për planin e Izraelit për të marrë kontrollin e Rripit të Gazës, një plan që Erdogan e ka kritikuar ashpër, duke e quajtur “të domosdoshme” ndalimin e “arrogancës” së qeverisë së drejtuar nga Benjamin Netanyahu.

Të dy liderët ranë dakord të diskutojnë më në detaje për këto çështje gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që do të mbahet në shtator në New York, ndërkohë që Macron ka thënë se do të njohë shtetin e Palestinës dhe u deklarua kundër planit izraelit për të zgjeruar kundër vendbanimeve ilegale ne bregun perëndimor.

Edhe kryeministri indian Narendra Modi ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidenti francez Emmanuel Macron ku sipas një deklarate nga New Delhi diskutuan përpjekjet për të sjellë paqe në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Pas kësaj qeverie, anarki?

21/10/2026

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

21/10/2026

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

21/10/2026

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

21/10/2026

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

21/10/2026

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

21/10/2026

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

21/10/2026

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në burgun e Hagës

21/10/2026

Firmosen ndryshime në Qeveri, zgjerohet skuadra e Hoxhës dhe Spahiut

21/10/2026

Zgjerohet skema e shpërblimeve për efektivët, shtohet fondi dhe numri i punonjësve të Policisë që përfitojnë

21/10/2026

Mjekët: Papa Leo nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit

21/10/2026

“Pedagogët firmosin dhe ikin si skutha”/ Hervin Çuli: Intelektuali duhet të jetë kundër dhunës

21/10/2026

Shpërthen një rezervuar kimik në Ohajo, evakuohen banorët e zonës! Nisin hetimet

21/10/2026

Brukseli qorton Beogradin që u jep shtetësi rusëve me procedurë të përshpejtuar

21/10/2026

Fshehje e krimeve të Epstein, padi ndaj avokatit Darren Indyke dhe kontabilistit Richard Kahn

21/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Pas kësaj qeverie, anarki?
  • Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.