AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Ende mister/ Vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi, lihen të lirë 4 personat e shoqëruar pas marrjes në pyetje

by SHT Media
28/09/2025
in Kronikë
6
0
U gjet i pajetë në zonën ku kishte dalë për gjah/ Ky është biznesmeni italian i vrarë në Tepelenë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vijon të jetë ende mister vdekja e biznesmenit italian Edoardo Sarchit, administratorit 44-vjeçar të fabrikës së tullave italo-shqiptare “Tegola Edilcentro”. 

Policia ka lënë të lirë Eqerem Braçin, bashkë me dy djemtë e tij Gazmend dhe Daniel Braçi, si edhe një person tjetër Armir Hitoveizi të cilët u morën në pyetje për ngjarjen. 

Burime bëjnë me dije se janë pyetur për 12 orë nga OPGJ, prokurori, dhe krimet e rënda të Tiranës 4 personat janë liruar mbrëmjen e sotme, ndërsa priten që të pyeten sërish në ditët në vazhdim. 

 Italiani 44-vjeçar Edoardo Sarchi, i cili ka ndërruar jetë në Tepelenë në rrethana ende të paqarta, nuk ishte emër i panjohur në vendin e tij. Sarchi në Shqipëri rezulton administrator i një fabrike tullash ndërsa në Itali njihet në botën e politikës nëpërmjet babait të tij, raporton media italiane Varese News. 

Babai i tij është Vittorio Sarchi, një figurë historike në politikën lokale. Një mik dhe bashkëpunëtor i senatorit të ndjerë Piero Pellicini – babai i deputetit aktual të Fratelli d’Italia dhe ish-kryetarit të bashkisë së Luino Andrea Pellicini – Vittorio Sarchi shërbeu si Këshilltar për Sigurinë gjatë mandatit të dytë të Gianercole Mentasti dhe si këshilltar bashkiak gjatë mandatit të parë të Andrea Pellicini. 

Pas përvojës së tij administrative, ai kandidoi në listën e qendrës së djathtë Nuova Frontiera, duke mbështetur Pellicinin, duke mbetur aktiv deri në vitin 2015. Ai ndërroi jetë në vitin 2022, në moshën 81 vjeç.

Sipas ANSA-s, Augusto Nidoli, xhaxhai i Sarchi-t, vjen nga një familje ish-guroresh të njohur në provincën e Varese-s dhe më gjerë, dhe themeloi kompaninë italo-shqiptare Edilcentro Ltd në vitin 1996.

Tegola Edilcentro, një kompani prodhimi tullash me seli në Tiranë, në të cilën Sarchi ishte drejtor ekzekutiv, është pjesë e së njëjtës kompani të themeluar nga xhaxhai i tij, e cila tani drejtohet nga kushërinjtë e Sarchi-t, Antonio (kryetar i Bordit të Drejtorëve) dhe Edoardo Nidoli. Antonio Nidoli është gjithashtu president i Dhomës Italiane të Tregtisë në Shqipëri. 

“Një familje punëtorësh dhe sipërmarrësish të aftë. Askush nuk mund ta kuptojë se çfarë ndodhi. Edoardo kishte ndjekur gjurmët e xhaxhallarëve dhe kushërinjve të tij dhe tani ishte qytetar i botës’, tha nënkryetari i bashkisë së Cunardo-s, Paolo Sartorio. 

 

 

 

 

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

05/11/2026

Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

05/11/2026

Rama: Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave. Dhuna në protesta duhet dënuar, çdo tejkalim i forcës nga policia të hetohet

05/11/2026

Horror në burrel: vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën

05/11/2026

SPAK lexon pretencën për emrat e njohur të krimit. Sa vite u kërkuan për Nuredin Dumanin

05/11/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, lënda plasëse e vendosur në gomën e një automjeti

05/11/2026

Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

05/11/2026

“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

05/11/2026

Ditari nuk është procesverbal!

05/11/2026

Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

05/11/2026

Alarm për bomba në tre avionë në Evropë, devijohen fluturimet Dublin-Romë dhe Malpensa-Vjenë

05/11/2026

Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

05/11/2026

Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

05/11/2026

Tabaku për progres-raportin: Nuk ka fonde të BE-së pa institucione dhe pa vlerat e BE-së

05/11/2026

Blunami në SHBA dhe Zvërneci

05/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?
  • Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.