AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Emri i modeles shqiptare në dosjet e Jeffrey Epstein – The Sun: Rikthimi i bujshëm i Misse Beqiri në ekran

by SHT Media
24/02/2026
in Botë
6
0
Emri i modeles shqiptare në dosjet e Jeffrey Epstein – The Sun: Rikthimi i bujshëm i Misse Beqiri në ekran
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Emri i modeles shqiptare Misse Beqiri është rikthyer fuqishëm në vëmendje, jo vetëm për pjesëmarrjen e saj në sezonin e ri të Ladies of London: The New Reign, por edhe për përmendjen në dosjet e lidhura me Jeffrey Epstein. Ky rikthim përzien shkëlqimin e televizionit me hijet e një të kaluare që vazhdon të trazojë opinionin publik.

Sipas The Sun, emri i 39-vjeçares është përfshirë në dokumentet e publikuara së fundmi, duke rikthyer në vëmendje një takim të vitit 2011 me financierin amerikan, i cili më vonë u përball me akuza të rënda për trafikim dhe shfrytëzim seksual.

Një burim pranë Misse-s i tha The Sun: “Sigurisht që ishte një tronditje e plotë kur mësoi se emri i saj ishte përmendur në dosjet e Jeffrey Epstein. Ajo ishte shumë e re kur e takoi dhe nuk e dinte kush ishte ai atëherë.”

Burimi shton: “Natyrisht që u ndje e vlerësuar nga vëmendja e tij, por asgjë nuk ndodhi. Ishte një modele e re që përpiqej të ndërtonte karrierën e saj; ai i premtoi kontrata modelingu dhe kjo është arsyeja pse ajo pranoi fillimisht ta takonte. Tani ajo pendohet për këtë. Ndihet keq për të gjitha viktimat në këtë situatë dhe beson se drejtësia do të vihet në vend. Ajo e di që nuk ka bërë asgjë të gabuar, ajo thjesht e takoi, ishte ai që e kërkoi, jo e kundërta. Dhe ata që e njohin, e dinë të vërtetën.”

Raportimet theksojnë se Epstein kishte shprehur interes të madh për Misse-n. Ai i kishte ofruar ta çonte me avion privat në Paris për një sfilatë mode dhe madje kishte dashur t’i blinte një Mercedes me vlerë 100 mijë paund. Takimi i parë mes tyre kishte ndodhur në rezidencën e tij në Manhattan, vlerë 37 milion paund, ku Misse u habit kur pa një klasë të improvizuar me banka shkollore, por vendosi të qëndrojë, duke shpresuar se ai mund ta ndihmonte në karrierë.

Ky takim kishte ndodhur vetëm disa muaj pasi Epstein kishte përfunduar 13 muaj burg dhe një vit arrest shtëpie pas dënimit të vitit 2008 për sigurimin e një të miture për prostitucion. Një mik i Misse-s tha: “Ajo në atë kohë nuk dinte për dënimin e tij.”

Jeta personale dhe sfidat e mëdha

Misse Beqiri u bë e njohur ndërkombëtarisht si bashkëshortja e ish-portierit të Manchester United, Anders Lindegaard, me të cilin ishte martuar para ndarjes në vitin 2016. Ajo është u bë nënë e Julian, 11 vjeç.

Më pas nisi një romancë e trazuar me Jake Hall, e cila përfundoi përfundimisht në vitin 2021 dhe solli lindjen e vajzës së tyre, River, 8 vjeç.

Një nga episodet më tragjike në jetën e saj ishte vrasja e vëllait të saj, Flamur Beqiri, i cili u qëllua jashtë shtëpisë së tij në Battersea në prag të Krishtlindjes 2019. Gjykata dëgjoi se Flamur ishte përfshirë në krim të organizuar dhe kishte rivalitete të dhunshme me grupe të tjera në Skandinavi. Për vrasjen, Anis Hemissi u dënua me burgim të përjetshëm me minimum 35 vite.

Misse ka shkruar në rrjetet sociale: “Nuk pata mundësi të të them të dua, nuk pata mundësi të të them se do të më mungosh. Të mbaj në zemër pavarësisht sa larg je, drejt qiellit do të doja të fluturoja. Do të kujtoj çdo ditë me ty. Na le një vit më parë dhe asgjë nuk ka qenë më njësoj. E di që i ndjen lotët e mi dhe nuk do që ne të qajmë, por zemra ime është e thyer sepse nuk e kuptoj pse.”

Ndërsa përgatitet të shfaqet në Ladies of London: The New Reign, Misse ka reaguar emocionuese kur pa për herë të parë billboardin me imazhin e saj:

“Çfarë momenti surreal. Jam jashtëzakonisht krenare për ne, për përpjekjen, zemrat e hapura, gjithçka që sollëm këtë sezon. Jeta nuk më është dhënë në një pjatë të artë. Nuk jam perfekte, por e di vlerën time dhe jam rritur në një person për të cilin jam krenare.”

Ajo shton: “Ky program nuk është thjesht një punë për ne, është bërë jeta jonë, ashtu si edhe kasti. Jam shumë mirënjohëse për këdo që më qëndroi pranë kur isha e rrënuar, kur nuk mund të ngrihesha nga shtrati, por u ngrita, sepse njerëzit besuan tek unë. Dhe do të vazhdoj gjithmonë të luftoj për një jetë më të mirë për mua dhe fëmijët e mi. Të shoh këtë billboard nuk përmbledh të gjitha momentet krenare, por tregon se mund të biesh shumë herë dhe sërish të ngrihesh. Ja një kapitull i ri.”

Ky rikthim përmbledh fama, skandalet, tragjedinë familjare dhe sfidat e karrierës së Misse-s. Ndërsa ekrani i jep një shans të ri për të rindërtuar imazhin e saj, hijet e së kaluarës vazhdojnë ta ndjekin./E.K

Burimi:The Sun

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ukraina drejt legalizimit të pornografisë, nisma e bujshme synon të sjellë miliona për luftën

26/09/2026

Rrjeti i Agasit, mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

26/09/2026

“Të jesh k*uçkë mund të jesh dhe super shëmtirë”: Lorna Hysa shpërthen ndaj Vlora Hysenit

26/09/2026

Gjyqtarët i përgjigjen Ramës për pagat, Sadushi: Dialogu nuk zëvendëson vendimin e Gjykatës Kushtetuese

26/09/2026

Pse Rinasi po konkurron aeroportet e Rumanisë dhe Bullgarisë?

26/09/2026

Të shtëna me armë ndaj një lokali në Athinë, plagoset një 10-vjeçare shqiptare

26/09/2026

Rama për protestat në Tiranë: Algoritmi aktivizoi urrejtjen, fabrikimi u bë realitet

26/09/2026

Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror. Institucionet u vunë në shërbim të krimit

26/09/2026

Zyrtarisht në detyrë, ambasadori amerikan Eric Wendt paraqet letrat kredenciale

26/09/2026

“Sorra. Persona me emra të ndryshuar dhe histori shtëpish bari”, Balla reagon ndaj disa protestuesve shqiptarë në New York

26/09/2026

Qëndrimi për IA në OKB, Rama: Jo kufizimit, marrëveshje ndërkombëtare

26/09/2026

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, ndërron jetë 19-vjeçari, plagosen dy të tjerë

26/09/2026

Beqiri: SPAK i dha mesazhin ish-drejtoreshës së SHISH: Mos hajde më në Shqipëri!

26/09/2026

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ukraina drejt legalizimit të pornografisë, nisma e bujshme synon të sjellë miliona për luftën
  • Rrjeti i Agasit, mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.