AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

EMRI/ Drejtësia britanike dënon peshkatarin shqiptar, u kap duke trafikuar 17 emigrantë drejt Anglisë!

by Alb Times
26/10/2026
in Kronikë
6
0
EMRI/ Drejtësia britanike dënon peshkatarin shqiptar, u kap duke trafikuar 17 emigrantë drejt Anglisë!

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një peshkatar shqiptar, 58 vjeç, është shpallur fajtor në Britaninë e Madhe pasi tentoi të transportonte 17 emigrantë nga Franca drejt Mbretërisë së Bashkuar me një jaht.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britani (NCA), Eno Gajda u arrestua më 27 gusht nga oficerët e Komandës së Sigurisë Kufitare, në brigjet e Dorset, ndërsa çështja u ndoq më pas nga hetuesit e agjencisë.

Sipas autoriteteve britanike, Gajda kishte lundruar me një jaht 40 këmbë të gjatë nga Dielette, në Francë, me destinacion bregdetin pranë Portlandit. Mjeti lundrues u pikas dhe u ndalua nga oficerët e sigurisë kufitare, të cilët e shoqëruan më pas në portin e Portland Marina, ku u zbritën 17 personat që ndodheshin në bord: 16 burra shqiptarë dhe një i mitur mashkull.

Gajda u akuzua për lehtësimin e emigracionit të paligjshëm dhe më 26 tetor u deklarua fajtor në Gjykatën e Kurorës në Bournemouth. Ai pritet të marrë dënimin më 18 nëntor, në të njëjtën gjykatë.

Andy Tickner, drejtues i një prej degëve të NCA-së, deklaroi se transportimi i emigrantëve përmes një prej korridoreve detare më të ngarkuara në botë ishte një veprim tepër i rrezikshëm, që vuri në rrezik jetën e shumë personave.

Edhe Charlie Eastaugh, drejtor për çështjet detare dhe mjetet e vogla lundruese në Komandën e Sigurisë Kufitare, theksoi se autoritetet do të vijojnë bashkëpunimin për të goditur rrjetet e kontrabandës së emigrantëve.

Sipas NCA-së, lufta kundër krimit të organizuar që lidhet me emigracionin mbetet një përparësi, ndërsa agjencia ka aktualisht më shumë se 100 hetime aktive ndaj individëve ose rrjeteve të dyshuara për përfshirje në kontrabandën e emigrantëve.

Tags: KronikëKryesoret
SendShare2Tweet2
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar
  • Pa popull me vete dhe shih si zihen…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.