AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Emrat/ Kuvendi i Marrëzisë, misteri i financimit dhe roli i të skeduarve për pastrim parash dhe vjedhje fondesh

by Alb Times
23/07/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Emrat/ Kuvendi i Marrëzisë, misteri i financimit dhe roli i të skeduarve për pastrim parash dhe vjedhje fondesh
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa protesta para Kryeministrisë është shkrirë me Revolucionin e Berishës, në Hotel Tirana vijon të mblidhet një e ashtuquajtur Kuvend Kombëtar Qytetar, i cili pretendon se është produkt dhe përfaqëson vullnetin e protestës. Bisedat për mbledhjet e Kuvendit zhvillohen në grupin Telegram “Shurka Community”.

Gjatë diskutimeve pretendohet se protesta është iniciuar nga GJENERATA Z, dhe ndërsa komentohet se pjesëmarrësit në këtë kuvend janë kryesisht persona mbi moshën 40-vjeçare. Gjithashtu, ngrihen dyshime mbi burimin e fondeve për zhvillimin e takimeve në ambientet e Hotel Tirana dhe vihet në diskutim roli i shtetasit Klajdi Bello, i cili konsiderohet nga komentuesit si nismëtari kryesor i kësaj lëvizjeje.

Në biseda shprehet gjithashtu se personat e pranishëm në këtë kuvend janë të njëjtët që, sipas tyre, kanë ndikuar negativisht në protestën e studentëve. Disa anëtarë propozojnë përgatitjen e pankartave për të shprehur distancimin nga ky kuvend dhe organizatorët e tij.

Një prej pjesëmarrësve në grup publikon një listë me persona që pretendon se marrin pjesë në këtë aktivitet, ku përmenden: Edvin Kulluri, i skeduar për vepra të rënda penale, Klajdi Bello, Ira Kurti, Flora Xhemali, Sazan Guri, Zaçe Islami, Zenel Hoxha së bashku me bashkëshorten e tij, si dhe Ferdinand Dervishi, për të cilin pretendohet me partinë “Shqipëria Bëhet”.

Kuvendit i janë bashkuar edhe Armir Shkurti, Përparim Gjeka, Dritan Goxhaj dhe Selami Jenisheri. Këtë të fundit tentuan t’a largonin jashtë me forcë, por në fund pranuan që të ulej nga fundi i sallës së mbledhjes. Jenisheri u tentua të nxirrej jashtë nga Abedin Mehmeti Albadent, pjesë e Kuvendit, i skeduar për pastrim parash. Në vitin 2016, një dosje penale implikonte Albadent për pastrim parash me shtetas italinë.

Pjesë e Kuvendit është edhe Kastriot Çipi, i dënuar për vjedhje fondesh. Pjesë e Kuvendit janë edhe Megan Balajn, Mevlan Mata, Ilir Xhemalaj, Gjon Ndojn, Arben Kola etj.

Kuvendi mblidhet pa një bazë ligjore, por bazohet kryesisht në një manifest dhe plarformë. Bëhet fjalë për manifestin e Dritan Gonxhaj, i cili bazohet në plumb dhe short për marrjen dhe administrimin e pushtetit. Për këtë manifest ka dy mendime; Sipas të parit manifesti duhet të shqyrtohet nga specialistë të shëndetit mendor, ndërsa sipas të dytit manifesti duhet të shqyrtohet nga SHISH dhe anti-terrori.

Ndërkaq, platforma e Përparim Gjekajt, që përfaqëson protestën, konsiston në formimin dhe funksionimin e institucioneve që do të zëvëndësojnë Kuvendin e Shqipërisë dhe qeverinë Rama. Anëtarët e instucioneve gjysmë imagjinare zgjidhen përmes WahtsApp-it, bazuar mbi disa kritrere kryesisht shpirtërore, letrare, folklorike dhe rakie. Kjo platformë besoj se ishte vendimtare për degradimin e protestës, duke i dhënë asaj karakter grotesk. Në këto rrethana, Kuvendi Kombëtar Qytetar mund të quhet Kuvendi i Marrëzisë.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Kreshnik Spahiu: 10 mijë protestues nuk mund t’u imponohen shqiptarëve me forcë, protesta ishte partiake dhe jo qytetare

28/11/2026

“Të digjet i gjallë ndonjë polic”, zbardhen mesazhet tronditëse në grupin e organizatorëve të protestës pas sulmit me molotov ndaj efektivit

28/11/2026

Dhunë në Ditën e Pavarësisë! Çfarë ndodhi në tetë orë përballje në rrugët e Tiranës, institucionet sulmohen me gurë e molotovë, të lënduar, tym dhe flakë

28/11/2026

Protesta e dhunshme/ Qetësohet situata në Tiranë, policia vijon të mbajë nën kontroll rrugët e kryeqytetit

28/11/2026

FOTO/ Momenti kur autoboti i policisë përfshihet nga flakët nga molotovi i protestuesve

28/11/2026

Zbardhet bilanci i protestës së dhunshme në Tiranë, 35 të lënduar, mes tyre policë, protestues, kalimtarë dhe gazetarë

28/11/2026

Petro Koçi dënon protestën e 28 Nëntorit: Zgjedhja e kësaj date për pushtet është poshtërsi, maskat dhe molotovët nuk sjellin ndryshimin

28/11/2026

Në pritje që të ndryshojë populli

28/11/2026

Efektivët tentojnë të shoqërojnë një protestues në shesh, persona të tjerë e shpëtojnë! Policia u hedh gaz lotsjellës

28/11/2026

Ben Andoni komenton protestën: Zgjedhjet e parakohshme, e vetmja zgjidhje!

28/11/2026

Policia “zbarkon” në rrugët e Tiranës, nis aksioni për shoqërimin e protestuesve

28/11/2026

Policia përdor gaz lotsjellës, protestuesit kërkojnë strehim në bizneset pranë sheshit!

28/11/2026

Protestuesit shkatërrojnë dronin që Policia po përdorte për monitorimin e protestës

28/11/2026

“O shok, ka të sëmurë brenda”, protestuesit e maskuar dhe me shkopinj në duar ndalojnë sërish autoambulancën, e kontrollojnë për civilë dhe gaz lotsjellës

28/11/2026

Policia tjetër aksion për largimin e protestuesve nga Sheshi Skënderbej, ndërhyn me ujëhedhës dhe gaz lotsjellës

28/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kreshnik Spahiu: 10 mijë protestues nuk mund t’u imponohen shqiptarëve me forcë, protesta ishte partiake dhe jo qytetare
  • “Të digjet i gjallë ndonjë polic”, zbardhen mesazhet tronditëse në grupin e organizatorëve të protestës pas sulmit me molotov ndaj efektivit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.