AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Emrat e “kryeministrave teknikë”, si ilaç për inatin e shqiptarëve ndaj Berishës

by SHT Media
05/01/2026
in Opinion
6
0
Analisti Ergys Mërtiri: Problemet e brendshme në PD e bëjnë Berishën të thërrasë protesta
7
SHARES
335
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ylli Pata

Kungulleshat e emrave që po qarkullojnë këto ditë festive nga politikanët e opozitës janë më shumë se cinike.

Madje edhe Adriatik Lapaj ka propozuar emra intelektualësh të njohur si alternativa për kryeministri teknikë. Ndër ta ka përmendur Përparim Kabon dhe Tritan Kalon. Po nëse Lapaj, ishte aq i dashuruar ndaj intelektualëve të njohur të këtij vendi, përse nuk i përfshiu ato në listat e kandidatëve për deputetë apo si këshilltrë bashkiakë në zgjedhjet e pjesshme?

Por bëri deputete tezen e tij, e cila nuk di të formojë një fjali të thjeshtë në shqip kryefjalë, kallëzues, kondrinor, pa e përkthyer nga greqishtja?

Pse Tiku nuk bëri deputet profesor Kabon apo Doktor Kalon? Shumë e thjeshtë, nuk deshi! Ndryshe i kishte të gjitha mundësitë.

Partitë e reja nuk se kanë ofruar ndonjë mundësi intelektuale të grupit të tyre politik, e kjo nuk se është ndonjë problem i madh. Partitë, nuk janë akademi, po rata i japin mundësi shkencës, ajkos, elitës të shprehet në bazë të një politikë mbështetëse. Ose nëse nuk i japin, në politikat e tyre qeverisëse, partitë shfaqin programin në dobi të trurit të kombit.

Politika nuk është një Akademi shkencore, është një bërthamë idesh, e cila nuk kërkon me ngulm ardhjen e trurit, por i jep kësaj pjese të mirë të kombit një ide, një alternativë.

Po përse sot ka shpërthyer një delir opozitar ndaj emrave “teknikë” për t’i sjellë si alternativa për një zhvillim të ri politik në vend?

Sepse e kuptojnë se shqiptarët nuk i besojnë as Sali Berishës as Adriatik Lapajt, e ndaj kërkojnë të kontrabandojnë emra jashtë gardhit të tyre.

I do Tiku emrat që propozoi për emra teknikë? Ti fusë në listat e tyre për deputetë, madje t’i shpallë tani. Ndryshe, e gjithë kjo logjikë është një hipokrizi e turpshme.

Protestat që Lapaj bën ndaj qeverisë janë një gjë krejt tjetër, ndaj asaj që ai propozon për një alternativë qeverisëse. Lapaj sot po proteston për të larguar Edi Ramën, këtu mund të ketë mjaft diskutime, porn ë fund është në logjikë normale, ok ka të drejtë të protestojë.

Protesta e Lapajt, përkatësisht vendimi për të protestuar, duhet logjikuar tek ky akt. Sa vetë e mbështesin, sa impakt ka protesta dhe çfarë do të arrijë ky aksion. Që do të duhet të marrë edhe një mbështetje apo jo në publik.

Ndërkaq thelbi i këtij aksioni që është shumë i rëndësishëm është kush është Lapaj dhe njerëzit që e mbështesin? Sepse kemi parë në radhët e protestave të tij njerëz shërbimit sekret të kohës së Enver Hoxhës, që dalin si James Bond-a të luftës së ftohtë. Po përtej një panairi mitomanësh, a është opozita një parodi homologe e profesor Pilinçit apo një platformë serioze, kjoështë pyetja?

SendShare3Tweet2

Lajmet e fundit

Gurë drejt Ministrisë së Arsimit, ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve

20/10/2026

“Dorëheqja e Ramës dhe dhuna në protestë”, PD kërkon seancë urgjente në Kuvend

20/10/2026

Shtatë ditë protestë, Policia jep detaje: Mes të arrestuarve, 51 persona me precedentë në fushat e vrasjes, pengmarrjes, prostitucionit, narkotikëve…

20/10/2026

Sherr me grushte dhe thikë në Gjirokastër, plagoset 43-vjeçari, arrestohet 20-vjeçari

20/10/2026

Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani

20/10/2026

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në Portugali. Forcat e Rendit heqin tendat, 55 të arrestuar

20/10/2026

VIDEO / Protestuesit sulmojnë fizikisht një kameraman, kolegët i dalin në mbrojtje

20/10/2026

Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

20/10/2026

DETAJE / Spiropali nuk shkon në mbledhjen e grupit të PS. E vetmja që mungoi

20/10/2026

Protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin marshim drejt bllokut të ministrive

20/10/2026

Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi

20/10/2026

Lajmi që ‘tronditi’ rrjetin: A ka vdekur Kim Jong Un? Çfarë dihet për pretendimet e bujshme

20/10/2026

Nga protesta e drejtë te dhuna e padrejtë

20/10/2026

Përplasje e fortë mes autobusit dhe kamionit në Egjipt, 12 të vdekur dhe 30 të plagosur

20/10/2026

Pedagogët politikë, por pa alternativë politike

20/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Gurë drejt Ministrisë së Arsimit, ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve
  • “Dorëheqja e Ramës dhe dhuna në protestë”, PD kërkon seancë urgjente në Kuvend

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.