• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Emigrantët, Britania e Madhe mund të pezullojë vizat për disa vende

08/09/2025
in Botë
Emigrantët, Britania e Madhe mund të pezullojë vizat për disa vende

Britania e Madhe ka paralajmëruar se mund të pezullojë vizat për vendet që nuk pranojnë të riatdhesojnë shtetasit e tyre që qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në vend.

Deklarata u bë nga Sekretarja e re e Brendshme, Shabana Mahmood, pas një takimi në Londër me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Australisë dhe Zelandës së Re, partnerë të aleancës së inteligjencës “Five Eyes”.

Mahmood tha se vendet që nuk bashkëpunojnë për të pranuar qytetarët e tyre do të përballen me pasoja konkrete, përfshirë reduktimin ose pezullimin e vizave britanike.

“Nëse nuk keni të drejtë të qëndroni në MB, do të dëboheni. Dhe nëse vendi juaj nuk ju pranon, ne do të ndërmarrim masa.”

Ajo nuk specifikoi se cilat vende mund të përfshihen në këto masa, por theksoi se qeveria britanike pret që çdo shtet të “luajë sipas rregullave”.

Në takim, sekretarja amerikane e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për ndarjen e informacionit mbi historikun kriminal të emigrantëve dhe luftën kundër karteleve që shfrytëzojnë rrjetet sociale për trafikim njerëzor.

“Duhet të jemi agresivë në përgjigjen tonë ndaj këtyre kërcënimeve të reja”, u shpreh Noem.

Takimi ndërkombëtar vjen në një kohë kur qeveria e kryeministrit Keir Starmer përballet me presion të madh publik për shkak të rritjes së ndjeshme të numrit të emigrantëve që mbërrijnë me varka të vogla në Kanalin e La Manshit.

Vetëm të shtunën, 1 mijë e 97 persona mbërritën në brigjet britanike, një nga shifrat më të larta të regjistruara ndonjëherë për një ditë të vetme.

Më të lexuarat

  • Nga paratë e “Bankers” te ndërtimi – Qeveria “shpërblen” Behar Çukajn, i jep leje për 5 kulla të quajtura “Kashari Center”!

    Nga paratë e “Bankers” te ndërtimi – Qeveria “shpërblen” Behar Çukajn, i jep leje për 5 kulla të quajtura “Kashari Center”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha i zbulon planet Ramës: Niko Peleshi do të zëvendësohet nga Taulant Balla

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Magyar “shkund” perandorinë e 4iG/ Aksionet e pronarit të One Albania bien me 14.5%

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shqipëria ‘zien’ nga protestat, Rama nxjerr nga sirtari “Shtetin Bektashi”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kullat, SPAK dhe qelia: Ilir Shtufi kthehet kundër Edi Ramës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “S’kemi ushqim, do hamë macet!”/ Zbardhen komunikimet e rusëve në front, komandantët kërcënojnë ushtarët: Do ju vrasim, nëse nuk pushtoni objektivin…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KLSH godet ministrinë e Gonxhes/ Vjedhje, abuzime, afera, punësime dhe mungesë vizioni, ja batërdia me kulturën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vrasja e portugezit, pas ‘Principotes’ në Ksamil fshihet një grup kriminal, beach bari në emrin e një 70-vjeçareje nga Hasi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zjarri në Vlorë: Pse kryetarja e Unionit të Inxhinerëve gënjen për përgjegjësinë e ISHTI?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dorëheqje masive në News 24, ikin Ola Bruko, Shpend Gashi, Anila Çelaj, Çenkuela Hasa dhe Anila Jole, drejt largimit edhe Pretenca, shkrehen emisionet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!