AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Ekzekutimi i El Mencho-s, Saviano: Karteli i tij gjeneron 50 mld dollarë në vit, shtet brenda shtetit

by SHT Media
24/02/2026
in Botë
6
0
Ekzekutimi i El Mencho-s, Saviano: Karteli i tij gjeneron 50 mld dollarë në vit, shtet brenda shtetit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Roberto Saviano, gazetari i njohur italian për investigimet mbi mafien dhe krimin e organizuar, ka folur për fuqinë dhe ndikimin e kartelit Jalisco Nueva Generación në Meksikë dhe rolin e udhëheqësit të tij, Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”.

Saviano shpjegon se si ky kartel është kthyer në një “shtet brenda shtetit” përmes prodhimit të fentanylit, korrupsionit dhe përdorimit të dhunës, për të imponuar rregullat e tij.

Intervista me Roberto Savianon:

Pyetje: Roberto Saviano, kush ishte Nemesio Oseguera Cervantes, i vrarë në një sulm të forcave të armatosura meksikane?

Saviano: “El Mencho” ishte një udhëheqës shumë i rëndësishëm. Ai ndryshoi mënyrën e operimit të kartelit duke kaluar nga drogërat tradicionale të opiumit te opioidet sintetike. Ideja e tij ishte të fokusohej te fentanyli. Fentanyli prodhohet në laborator dhe përbërësit kimikë vinin fillimisht nga Kina dhe më pas edhe nga India.

Pyetje: Sa e madhe ishte fuqia e El Mencho?

Saviano: Sipas DEA-s, grupi i tij mund të gjeneronte deri në 50 miliardë dollarë në vit. Ai udhëhiqte Kartelin Jalisco Nueva Generación, një simbol i “gjeneratës së re” të trafikut të drogës. Punësoi më shumë kimistë dhe forcoi më shumë kontrollin.

Pyetje: Si funksionon “anti-shteti” i narkos në Meksikë?

Saviano: Me këtë shumë parash mund të korruptosh këdo. “Anti-shteti” i narkos mund të zëvendësojë shtetin në territore të tëra: kontrollon ekonominë, sigurinë, punën, dhe konsensusin. Mesazhi është i qartë: “Paqja ekziston vetëm nëse e duam ne”.

Pyetje: Me arrestimin e “El Chapo”-s, gjërat ndryshuan?

Saviano: Ai ishte rival i El Mencho-s, kështu që Mencho mori më shumë hapësira, por strategjia mbeti e njëjtë. El Chapo e kishte toleruar sepse Mencho kishte eleminuar një kartel rival, Los Zetas, të njohur për dhunën ekstreme. Strategjia për fentanylin nuk ndryshoi.

Pyetje: Narkotrafikantët mund të shkaktojnë një kryengritje sociale?

Saviano: Po. Ka ndodhur edhe në vende të tjera. Në Meksikë, arrestimi i Ovidio Guzmán (djali i El Chapo-s) detyroi shtetin ta lirojë për të ndalur dhunën. Kryengritja shërben për të rinegociuar, jo për revolucion.

Pyetje: Sa janë të infiltruar në qeveri trafikantët?

Saviano: Me ato para, korruptohen të gjitha nivelet. Infiltrimi është struktural në territoret ku operojnë. Paguan, blen besnikëri dhe kur kjo mungon, reagon.

Pyetje: Qeveria mund ta ndalojë kryengritjen?

Saviano: Mund ta përmbajë, por ta shkatërrojë strukturalisht është tjetër gjë. Kryengritja është një mjet presioni.

Pyetje: Mund të bëjnë grusht shteti?

Saviano: Jo. Nuk duan pushtet formal. Duan që shteti të ekzistojë, por të negociojë me ta. Synimi është rinegociimi i ekuilibrave, jo zëvendësimi i qeverisë.

Pyetje: Trump ka pasur rol në këtë vrasje?

Saviano: Po, edhe pse roli i tij është jo krejtësisht i qartë. Ai ka ndërhyrë aty ku demokratët nuk kanë investuar kundër kartelit dhe synon të pengojë trafikun e fentanylit drejt SHBA-së.

Pyetje: Pse është kaq vendimtar fentanyli?

Saviano: Droga tradicionale jep eufori, por fetanyli jep “çaktivizim”. Në SHBA në 2024, vdekjet nga fentanyli ishin 70-80 mijë, më shumë se luftërat në Irak dhe Afganistan.

Pyetje: A do të funksiononte një ndërhyrje amerikane si në Venezuelë?

Saviano: Jo. Kartelët ndryshojnë aleancat dhe strategjitë. Ndërhyrja vetëm ushtarake nuk shkatërron sistemin ekonomik që i mban.

Pyetje: A ka rrezik për turistët në Meksikë?

Saviano: Po. “Blokadat narco” janë për të përhapur terror.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ukraina drejt legalizimit të pornografisë, nisma e bujshme synon të sjellë miliona për luftën

26/09/2026

Rrjeti i Agasit, mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

26/09/2026

“Të jesh k*uçkë mund të jesh dhe super shëmtirë”: Lorna Hysa shpërthen ndaj Vlora Hysenit

26/09/2026

Gjyqtarët i përgjigjen Ramës për pagat, Sadushi: Dialogu nuk zëvendëson vendimin e Gjykatës Kushtetuese

26/09/2026

Pse Rinasi po konkurron aeroportet e Rumanisë dhe Bullgarisë?

26/09/2026

Të shtëna me armë ndaj një lokali në Athinë, plagoset një 10-vjeçare shqiptare

26/09/2026

Rama për protestat në Tiranë: Algoritmi aktivizoi urrejtjen, fabrikimi u bë realitet

26/09/2026

Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror. Institucionet u vunë në shërbim të krimit

26/09/2026

Zyrtarisht në detyrë, ambasadori amerikan Eric Wendt paraqet letrat kredenciale

26/09/2026

“Sorra. Persona me emra të ndryshuar dhe histori shtëpish bari”, Balla reagon ndaj disa protestuesve shqiptarë në New York

26/09/2026

Qëndrimi për IA në OKB, Rama: Jo kufizimit, marrëveshje ndërkombëtare

26/09/2026

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, ndërron jetë 19-vjeçari, plagosen dy të tjerë

26/09/2026

Beqiri: SPAK i dha mesazhin ish-drejtoreshës së SHISH: Mos hajde më në Shqipëri!

26/09/2026

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ukraina drejt legalizimit të pornografisë, nisma e bujshme synon të sjellë miliona për luftën
  • Rrjeti i Agasit, mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.