AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Ekstradimi i trafikantit shqiptar nga Anglia në Itali: Mos më çoni atje, burgu s’ka ujë të ngrohtë

by SHT Media
03/11/2025
in Kronikë
6
0
Ekstradimi i trafikantit shqiptar nga Anglia në Itali: Mos më çoni atje, burgu s’ka ujë të ngrohtë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një trafikant droge shqiptar, i cili supozohet të ekstradohet drejt Italisë po kundërshton këtë vendim pasi pretendon se mungesa e ujit të nxehtë në burgjet italiane shkel të drejtat e tij, bazuar në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. 

Sipas “The Telegraph”, shqiptari quhet Maringlen Qefalia, 41 vjeç, i dënuar me pesë vjet burg në Itali për trafikim të 1.5 kg kokainë ndërkohë që kërkohet nga autoritetet italiane për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit. 

Megjithatë, Qefalia, i cili besohet të jetë arratisur drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe të ketë hyrë ilegalisht në vitin 2022 po përpiqet të bllokojë ekstradimin me argumentin se kushtet e burgjeve italiane do të cenonin të drejtat e tij sipas nenit 3 të KEDNJ-së. Ky nen ndalon torturën dhe trajtimin çnjerëzor ose degradues, dhe zakonisht përdoret nga azilkërkues që përballen me deportim drejt vendeve të origjinës. 

Gjatë procedurave të ekstradimit, Qefalia nuk dëshmoi personalisht, por thirri si ekspert Alessio Scandurra-n, aktivist dhe studiues me 30 vite përvojë në organizatën Antigone, e cila merret me drejtësinë, të drejtat e njeriut dhe politikat penale. Scandurra deklaroi se shumë qeli në burgjet italiane nuk plotësojnë standardet e rekomanduara që u garantojnë të burgosurve hapësirën minimale për lëvizje dhe ushtrime. 

Sipas rregulloreve, një qeli duhet të ketë të paktën nëntë metra katrorë për një të burgosur, plus pesë metra katrorë shtesë për çdo të burgosur tjetër. Por, sipas Scandurrës, një numër institucionesh nuk janë ndërtuar fillimisht si burgje, por si manastire të rikualifikuara apo godina ushtarake, dhe mund të kenë qeli më të vogla se kërkesat minimale. 

Ai shtoi se në disa burgje me mbipopullim deri në 150 për qind, hapësira efektive për çdo të burgosur mund të bjerë nën standardin e kërkuar, duke mos përfshirë zonat sanitare. Po ashtu, në disa qeli janë vendosur krevate marinari me tre shtretër, ku shtresa e sipërme është shumë pranë tavanit. 

“Të burgosurit nuk mund të ulen të gjithë njëkohësisht rreth tavolinës së qelisë. Këto kushte ndikojnë edhe në organizimin e aksesit në ambientet e ajrimit, për shkak të mungesës së stafit,” deklaroi ai. 

Scandurra informoi gjithashtu gjykatën se furnizimi me ujë të ngrohtë është “i paqëndrueshëm”, ndërsa qelitë mund të mbinxehen gjatë verës. Të burgosurit mund të blejnë ventilatorë tavoline, por ai vlerësoi se verën e kaluar të paktën gjysma e qelive që vizitoi nuk kishin ventilatorë. 

Nga ana tjetër, Adam Squibbs, përfaqësues i shtetit italian, argumentoi se edhe nëse qelitë do të ishin të mbushura deri në 300 për qind, ato sërish do të përmbushnin rregulloret minimale. Ai theksoi se ndërtesat e vjetra mund të kenë qeli më të vogla, por nuk ka prova përmasash konkrete. Edhe në kushtet e paraburgimit, të burgosurve u lejohet arsimim dhe aktivitet jashtë qelive. 

Squibbs pohoi se kushtet materiale nuk përbëjnë shkelje të nenit 3 të KEDNJ-së, edhe nëse merren në kuptimin e tyre më të gjerë. Sipas tij, mungesa e ujit të nxehtë gjatë ditës dhe detyrimi për të bërë dush të ftohtë nuk përbëjnë shkelje të konventës. Ai vuri në dukje se Qefalia kishte ofruar 2,000 £ garanci për lirimin me kusht, çka tregon se ai do të ishte në gjendje të blinte një ventilator për t’i bërë ballë temperaturave të larta. 

“Maringlen Qefalia është një i arratisur në kuptimin teknik. Jam i sigurt se ai u largua nga Italia duke qenë plotësisht i vetëdijshëm për procesin penal, për dënimin e pavuajtur dhe pa njoftuar autoritetet italiane. Ai e ka vendosur veten në mënyrë të qëllimshme jashtë juridiksionit të drejtësisë italiane”, deklaroi gjykatësi. 

Sa i përket kushteve të burgjeve, gjykatësi tha se provat lidhur me temperaturat dhe ujin e nxehtë janë të paqarta dhe jo specifike. 

“Ndërsa uji i ngrohtë mund të jetë i domosdoshëm në dimrin e ftohtë të Italisë veriore, një dush i ftohtë mund të jetë i preferueshëm apo edhe i nevojshëm në verën e nxehtë të jugut. “Jam i bindur se nuk ekziston rrezik real për shkelje të nenit 3; prandaj nuk e konsideroj të domosdoshme ndonjë garanci apo informacion shtesë”, u shpreh ai. 

 

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një telash më shumë për Partinë Demokratike

10/09/2026

“Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë

10/09/2026

BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

10/09/2026

Iris Luarasi o k*rvë/ Influencerja replikon me deputeten socialiste: Ky do të ishte s*lm, jo ai që thua ti

10/09/2026

Olti Shulla sqaron ndryshimin në pamjen e Zegjine Çaushit: Nuk ka pasur ndërhyrje estetike

10/09/2026

Paralajmërimi i frikshëm: Ka shanse që AI të zhdukë njerëzimin në dekadën e ardhshme

10/09/2026

Dashnor Sula rrëfen komunikimin me Ramën: Më shkruan në 1-2 të natës

10/09/2026

“S’ka BE pa reforma”/ Gjermanët ultimatum Ramës: Shfuqizoni ligjin e investimeve strategjike, duart larg drejtësisë

10/09/2026

Korfuz/ 51-vjeçari shqiptar akuzohet se abuzoi sek*ualisht me mbesën 8-vjeçare

10/09/2026

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

10/09/2026

Pse sulmet personale po përdoren si brand politik?

09/09/2026

Rama “nxjerr në pension” Lorena Goxhobellin/ Pas skandaleve dhe aferave, shkrihet Kadastra

09/09/2026

Deklarata e grave deputete të PS pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

09/09/2026

Trump bisedë me Putinin: Ai dëshiron një marrëveshje, do ishte mirë që edhe Zelensky të bënte të njëjtën gjë

09/09/2026

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para

08/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një telash më shumë për Partinë Demokratike
  • “Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë
  • BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.