• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

EDITORIAL nga Ervis Iljazaj: Projektligji për komisionet hetimore si mur mbrojtës i pushtetit

06/12/2023
in Kryesore
Emigrantët, gazetari “do të mbushet vendi me afrikanë!” – Iljazaj: Boll me racizëm. Marrëveshjen me Italinë nuk

Ervis Iljazaj

Mazhoranca e ndodhur nën presionin e deputetëve të opozitës në parlament, e opinionit publik dhe ndoshta dhe të ndërkombëtarëve,  kërkon të aprovojë një ligj për komisionet hetimore, i cili në thelb ka kufizimin e të drejtës së 35 deputetëve për të kërkuar ngritjen e një hetimi ndaj aktivitetit të qeverisë. Sepse me sa duket, në këto kushte nuk arrin dot më ta justifikojë mos aprovimin e tyre.

Justifikimi i aprovimit të një ligji të tillë nga ana e mazhorancës është fakti se me komisionet hetimore po abuzohet dhe ato nuk mund të kenë objekt hetimi çfarë do lloj dëshire të 35 deputetëve. Ky është një argument që qëndron, pasi në këto 33 vite pluralizëm sigurisht me komisionet hetimore është abuzuar dhe disa herë kanë qenë qesharak. Për shembull kërkesa për 8 apo 9 komisione hetimore nga deputetët e opozitës është një abuzim. Është jo normale, dhe në fakt as e mundur që parlamenti të krijojë shumë komisione hetimore njëkohësisht. Kjo gjë nuk ndodh në asnjë parlament të botës.

Mirëpo raste të suksesshme ka pasur. Siç është  rasti i komisionit hetimor për çështjen e inceneratorëve. Në këtë kuptim Parlamenti i Shqipërisë nuk mund të kalojë nga një ekstrem në ekstremin tjetër. Nga fakti që abuzohet më këtë të drejtë, në shtrëngimin dhe kufizimin e kësaj të drejte. Aq më tepër që është një e drejtë kushtetuese, kryesisht e konceptuar si instrument i opozitës për të kontrolluar qeverinë.

Kështu që ligji për komisionet hetimore që ka paraqitur mazhoranca, nuk është gjë tjetër veçse një mur mbrojtës i pushtetit. Dhe këtu nuk bëhet fjalë për pushtetin aktual, por për këdo që do të jetë në pushtet apo në opozitë në vitet në vijim.

Edhe nëse ka vërtet një abuzim me këtë të drejtë nga ana e opozitës, parime të tilla nuk ndryshohen vetëm si pasojë e kontekstit aktual, por duke patur parasysh të ardhmen e mekanizmave demokratikë të Shqipërisë. Mirëpo dihet që politika shqiptare mendon sot për sot, dhe jo për të ndërtuar një sistem demokratik që t’i shërbejë brezave që do të vijnë. Edhe nëse më këtë të drejtë është abuzuar, është më mirë për një vend dhe demokracinë e tij që të abuzohet më të drejtat se sa të kufizohen ato.

Të përmirësosh sjelljen e politikës nëpërmjet ligjeve është një përpjekje e kotë. Mekanizmat kushtetuese, zbatimi i parimeve dhe rregullave të saj varen në shumicën e raste nga mirëbesimi, nga kultura institucionale dhe politike dhe nga ndërgjegje e klasës politike. Kështu që çfarëdo ligji të aprovohet për komisionet hetimore nuk zgjidh problemin e kulturës së ulët demokratike dhe përgjegjësisë institucionale të politikës shqiptare.

Megjithatë ligji ka në thelb tre probleme kryesore.  E para, mazhoranca fiton kohë dhe nuk aprovon komisionet hetimore të kërkuara nga deputetë të opozitës, gjë e cila bën që një e drejtë kushtetutese e minorancës të mos zbatohet. Dhe në këtë kuptim, është një non sens juridik dhe logjik. Nuk ka asnjë të drejtë kushtetuese e cila të pengohet me justifikim se mungon një ligj. Sepse kushtetutat demokratike janë ndërtuara në mënyrë të tillë, që disa parime themelore bazë, siç është ky i ngritjes së komisioneve hetimore, të zbatohen në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe nuk kanë nevojë për ligje. Kushtetuta është e qartë në këtë drejtim.

E dyta, kufizon mekanizmat e kontrollit që opozita ka ndaj aktivitetit të qeverisë. Në fakt ky është i vetmi mekanizëm që opozita ka në parlament për ta ushtruar këtë detyrë të saj. Prandaj dhe kufizimi i kësaj të drejtë është i rrezikshëm për demokracinë.

Dhe e treta, projekt-ligji, ashtu sikurse është propozuar lë në dëshirë të mazhorancës për të gjykuar se cili komision hetimor mund të ngrihet, se cili komision ka një objekt hetimor kushtetues. Duke marrë kështu, një rol, që as nuk e ka sipas Kushtetutës së Shqipërisë, as nuk duhet ta ketë. /Liberale.al/

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!