• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

EDITORIAL nga Ervis Iljazaj: Pamjet e politikanëve në SPAK, tashmë janë normalitet

08/11/2023
in Kryesore
“Beteja” për kryeopozitarin, Iljazaj: Berisha non grata, është braktisur nga ndërkombëtarët
Shpërndaje me miqtë

Ervis Iljazaj

Nëse ka një arritje të vërtetë Reforma në Drejtësi, janë padyshim pamjet apo parakalimet që bëjnë politikanët shqiptarë të niveleve të larta përpara dyerve të SPAK. Pamjet me të cilat opinioni publik shqiptar nuk është mësuar në 33 vite pluralizëm. Pothuajse çdo ditë, apo çdo javë ka ndonjë politikan që paraqitet në zyrat e SPAK dhe, kjo tani është kthyer në një ritual të zakonshëm.

Përpara këtyre pamjeve sigurisht që ka reagime dhe ndjesi të ndryshme. Të gjendur me një panoramë të re të pamësuar më parë, edhe ndjesitë që ato përcjellin dhe përjetohen nga qytetarët shqiptarë janë të ndryshme. Disa lumturohen, disa hidhërohen, disa e bekojnë SPAK, ndërsa disa të tjerë e mallkojnë. Por ama, me këto pamje do të duhen të mësohen. Tashmë hetimi i politikanëve të nivelit të lartë në Shqipëri është kthyer në një normalitet dhe ky padyshim që është një lajm i mirë.

Këto pamje, pra hetimi i zyrtarëve të lartë nga drejtësia, janë ngjarje normale në vendet dhe në botën demokratike ku ne aspirojmë të bëhemi pjesë, prandaj shoqëritë atje, kanë një reagim më të matur, apo më të ftohtë në të tilla raste. Sepse jeta ekonomike, sociale apo kulturore nuk varet dhe as nuk ndalon nëse politikanë të rëndësishëm hetohen apo dënohen. Ndryshe nga shoqëria shqiptare, ku çdo gjë varet nga politika, apo më keq akoma, nga disa personazhe që kanë diktuar jetën politike shqiptare për dekada.

Sigurisht në vendet demokratike nuk ka një shpeshtësi të hetimeve ndaj politikës siç po ndodh në Shqipëri, por edhe ky fenomen ka shpjegimet e veta. E para sepse hetimet e sotshme ndaj politikës po ndodhin në këto nivele për arsye të mungesës 33-vjeçare të tyre. Me sa duket, ka ardhur momenti. Kemi kaluar nga një ekstrem në ekstremin tjetër. Nga zero hetime, në shumë hetime. Dhe e dyta, sepse dihet që politika shqiptare dhe ajo ballkanike në përgjithësi mban më shumë mëkate mbi supe se sa ajo e vendeve demokratike europiane dhe përtej saj.

E megjithatë, të hetohesh nga drejtësia nuk do të thotë aspak se je i fajshëm deri sa të shpallesh i tillë nga të gjitha shkallët e drejtësisë dhe me një proces të rregullt gjyqësor, ashtu sikurse Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton. Prandaj momenti që ka ardhur, pra hetimi i politikanëve të fuqishëm, nuk duhet ta bëjë aspak opinionin publik të paduruar për drejtësi dhe të nxisë drejtësinë në një revansh ndaj politikës të pakontrolluar. Momenti ku jemi sot kërkon maturi dhe qetësi nga të gjithë aktorët dhe faktorët, nëse vërtetë duhet të instalojmë një drejtësi të pavarur dhe në shërbim të shoqërisë shqiptare, siç ndodh në çdo vend demokratik.

Në këtë pikë ku ka ardhur drejtësia shqiptare, sidomos ajo e SPAK, mund të thuhet se është modeli i tretë i drejtësisë në 33 vite pluralizëm.

Në fillim të viteve 90-të, Shqipëria ka pasur një drejtësi që përdorej kryesisht për të luftuar kundërshtarët politikë. Në vitet 2000 kemi pasur një marrëveshje të gjerë të klasës politike, ku askush nuk hetohej, nga asnjëra palë. Aq e vërtetë është kjo sa për 15 apo 20 vite me radhë askush nga politikanët e rëndësishëm nuk është dënuar apo hetuar. Ndërsa sot, ne, kemi të bëjmë me një drejtësi ku të gjithë mund të hetohen. Nuk ka rëndësi se çfarë posti kanë mbajtur apo kanë aktualisht.

Dhe ky model nuk ka dyshim që nuk i pëlqen klasës politike në Shqipëri, pavarësisht se hera-herës ndonjë krah merr meritat e Reformës në Drejtësi. Është e qartë se ky model i ri që kemi të bëjmë sot është një imponim që erdhi nga aleatët ndërkombëtar të vendit tonë. Askush, asnjë politikan, nuk do të votonte një reformë, e cila, pastaj do të hetonte ata vetë. Edhe nëse e kanë votuar me 140 vota në parlament, e kanë bërë me detyrim, ose me shpresën se rrugës do të mund t’ia hedhin. Por më kot shpresojnë!/Liberale.al

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Protesta e opozitës, policia plan masash, rrugët që të do bllokohen nesër

    Protesta e opozitës, policia plan masash, rrugët që të do bllokohen nesër

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Takimi me Melonin, Rama: Asnjë qeveri italiane s’ka bërë kaq shumë për Shqipërinë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore për 20 vjet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Izraeli dhe Libani bien dakord për armëpushim 10-ditor

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kryeministri Rama në Romë, takon homologen italiane, Giorgia Meloni

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!