• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

E vërteta e baltës mbi Milot-Balldren

28/07/2026
in Kryesore, Opinion
E vërteta e baltës mbi Milot-Balldren
Nga Fatos Çoçoli

Më 5 korrik 2026, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpalli kompanitë fituese të ndërtimit dhe operimit të rrugës Milot-Balldren dhe menjëherë, në tri javët që vijuan, nga frëngji portalesh dhe llogarish në Facebook, Instagram, etj., si dhe nga shume media tradicionale, u derdhën breshëri lumë të dezinformimit dhe baltëhedhjes mbi rrugën, duke e shndërruar, ende pa u ndërtuar, në një mega-aferë abuzimi, kostosh të fryra dhe korrupsioni.

E vërteta mbi rrugën që mezi e presin lezhjanët, shkodranët dhe e gjithë Shqipëria

Projekti i autostradës Milot–Balldren ka qenë prej kohësh në qendër të baltëhedhjes profesionale, për vlerën e lartë të kontratës koncesionare 35 vjeçare prej 364.7 milionë euro. Baltëhedhësit profesionistë e kishin të lehtë: merrnin koston e përbashkët të ndërtimit dhe operimit të saj për 35 vjet(me mirëmbajtjen brenda) rreth 365 milionë euro, e pjestonin me 17 kilometrat e rrugës dhe hop, dilte shifra 21.4 milionë euro.

Dhe gërthisnin “Si mundet një vend i vogël dhe i varfër të ndërtojë një rrugë kaq të shtrenjtë, ndër më të shtrenjtat në Evropë?!” Dhe qëllimisht “harronin” që kosto reale e ndërtimit, po sipas kushteve të Kontratës së firmosur, është vetëm 182.5 milionë euro, ose dy herë më pak.

Me këtë shifër reale ndërtimi, kosto e rrugës dilte 10.7 milionë euro për kilometër dhe kjo kosto reale nuk u interesonte baltëhedhësve. Ata duhej patjetër ta paraqisnin për qytetarët projektin, që tani do bëhet realitet, si një nga rrugët më të shtrenjta në Evropë. Duke “harruar” koston e operimit dhe të mirëmbajtjes për 35 vjet!

Tabela 1. Kostot reale të Milot-Balldren

Çdo analizë teknike për rrugët kudo në botë, tregon se një krahasim i tillë, i bërë thjesht, duke pjesëtuar vlerën totale të kontratës me gjatësinë e rrugës, nuk pasqyron domosdoshmërisht koston e ndërtimit të autostradës. Nëse kontrata përfshin edhe elemente të tjera, si vepra të mëdha arti, mirëmbajtjen dhe operimin për një periudhë shumëvjeçare, krahasimi bëhet i paplotë dhe vetëm krijon një perceptim të shtrembëruar. Po pikërisht ky perceptim i shtrëmbëruar iu duhej baltëhedhësve.

Çfarë përfshin në të vërtetë kontrata?

Sipas të dhënave të bëra publike për projektin, vlera totale nuk lidhet vetëm me ndërtimin e 17 kilometrave të autostradës së të standardit më të lartë të sigurisë. Në paketën financiare përfshihen edhe ndërtimi i një tuneli malor me dy tuba, ndërtimi i dy urave të mëdha, përkatësisht një urë me gjatësi 620 metra mbi lumin Mat dhe një urë me gjatësi 223 metra mbi lumin Drin, 5 nyje në disnivel, 9.5 kilometra rrugë dytësore dhe një sistem elektronik tarifimi dhe monitorimi.

Tabela 2. Veprat e artit të Milot-Balldren

Vetëm tuneli dhe 2 urat përbëjnë gati 50 përqind të kostos reale të rrugës, ose mbi 90 milionë euro.

Projekti ka edhe vepra të tjera komplekse inxhinierike, si edhe koston e operimit të rrugës për 35 vjet dhe mirëmbajtjen e thelluar të saj po për një periudhë 35-vjeçare.

Nëse këto elemente janë pjesë e së njëjtës kontratë, sikurse janë me projektin e Milot-Balldren, atëherë ndarja mekanike e shumës totale të ndërtimit dhe operimit të veprës, me kilometrat e rrugës, nuk jep një pasqyrë të saktë të kostos së ndërtimit.

Pse kostoja për kilometër mund të jetë edhe mashtruese dhe pse baltëhedhësit janë të lumtur për këtë?

Në infrastrukturë, kostoja për kilometër ndryshon ndjeshëm në varësi të karakteristikave teknike të projektit. Vërtet pjesa më e madhe e 17 kilometrave të rrugës Milot-Balldren është në terren fushor, por ama rruga ka edhe një tunel në një zonë malore. Ka dy ura të mëdha dhe pesë mbikalime dhe nënkalime. Ka masa të gjera gjeoteknike dhe sisteme të avancuara të sigurisë dhe kullimit. Të gjitha këto, përveç ndërtimit mekanik të shtratit të rrugës, i shtojnë koston projektit me mbi 110 milionë euro.

Për këtë arsye, krahasimi i një autostrade të tillë me një segment të zakonshëm rrugor mund të çojë në përfundime të pasakta. Por kjo pasaktësi i lumturon baltëhedhësit, që kanë tre javë që godasin.

Operimi dhe mirëmbajtja kanë një kosto reale

Një pjesë e rëndësishme e vlerës totale të projektit Milot-Balldren lidhet me operimin dhe mirëmbajtjen për 35 vjet. Këto shpenzime përfshijnë riparimet periodike, mirëmbajtjen e asfaltit, sinjalistikën, ndriçimin, pastrimin, sistemet e sigurisë, ndërhyrjet emergjente dhe administrimin teknik të autostradës.

Këto nuk janë kosto ndërtimi, por shërbime që shtrihen në një periudhë 35 vjeçare. Për rrjedhojë, përfshirja e tyre në një llogaritje “euro për kilometër” nga baltëhedhësit, jep një shifër që nuk përfaqëson vetëm ndërtimin fizik të rrugës.

Ç’mësojmë nga baltëhedhësit e Milot-Balldren?

Mësimi i parë është që baltëhedhësit janë mjeshtërorë. Baltëhedhja e gjatë në llogore interesash afatshkurtra partish dhe portalesh, i ka bërë të tillë. Dinë shumë mirë të manipulojnë dhe të fshehin elementët realë të një vepre infrastrukturore, që ua hedhin tuç efektin e baltës.

Mësimi i dytë ka të bëjë me faktin që, kur publikohet vetëm vlera totale e kontratës, pra gjysëm e vërteta dhe ndahet me gjatësinë e rrugës, krijohet një mesazh i thjeshtë alarmant dhe këtë alarm dhe “skandal” me koston mesatare për kilometër të të gjithë projektit, baltëhedhësit dinë ta shfrytëzojnë shumë mirë. Vetëm e vërteta e plotë mbi projektet publike dhe detajet reale, i fusin në siklet ata. Kur prezantohen të gjithë komponentët e projektit dhe pesha financiare e secilit prej tyre, qytetarët krijojnë një tablo më të saktë. Mungesa e informacionit të plotë dhe të përsëritur shpesh, për t’u kuptuar nga qytetarët, ushqen në mënyrë të shpejtë dhe shumë efiçiente baltëhedhjen.

Mësimi i tretë është që ata që punojnë me konceptimin dhe realizimin e projekteve publike, nuk duhet të lodhen kurrë të provojnë pikërisht “mjetet e luftës” së baltëhedhësve, portalet dhe të gjitha rrjetet sociale, për të realizuar transparencën e plotë mbi mënyrën se si është përllogaritur kostoja, si janë ndarë fondet ndërmjet komponentëve të projektit dhe nëse investimi ofron mirëfilli vlerë për paranë publike që do të harxhohet. Informacioni për qytetarin fiton cilësi, kur mbështetet në analiza të plota dhe të verifikueshme.

Më të lexuarat

  • SPAK e kërkon për aferat te AKSH-it, Ermal Beqiri arrestohet për spiunazh në Francë

    SPAK e kërkon për aferat te AKSH-it, Ermal Beqiri arrestohet për spiunazh në Francë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SHBA kërkon arrestime: Politikanë, njerëz të drejtësisë dhe shumë biznesmenë janë ende të paprekshëm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E vërteta e baltës mbi Milot-Balldren

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Të gjithë po presin ambasadorin e ri”, Krasniqi: Këshilla për t’i qëndruar larg Ramës në Samitin e NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Qiratë ditore e nisin verën me vrull, kërkesa u rrit me 23% në qershor

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dështon Trump, hapet ura 4.5 miliardë dollarëshe mes SHBA-së dhe Kanadasë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj iku me vrap me marrëveshjen e konfidencialitetit në dorë, Balla: Duhet të arrestohet, hajduti i të dhënave ka nisur të vjedhë dokumentet e Kuvendit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SHBA “nxin” Ramën/ DASH jep alarmin për bandat në zgjedhje, korrupsionin, krimin dhe pastrimin e parave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Artan Hoxha sfidon drejtësinë, nuk zbaton vendimin e gjykatës për rikthimin në detyrë të Dekanes së Juridikut

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vijon pazari, Qeveria ‘përkëdhel’ One Albania për rritjen abuzive të çmimeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!