Policia e kryeqytetit ka njoftuar këtë të premte se ka finalizuar pas hetimeve disa javore, të kryera me metoda proaktive, operacionin e koduar “Blue Punisher”, duke vënë në pranga dy persona.
Sipas uniformave blu, E. L., 42 vjeç dhe B. L., 59 vjeç, banues në Tiranë (të afërm), e kishin përshtatur një ambient në banesën e tyre, për përgatitjen e tabletave të lëndës narkotike ekstazi (MDMA), me qëllim shitjen e tyre.
“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në banesën e këtyre shtetasve, në rrugën ‘Ali Demi’, ku kanë konstatuar një ambient që ata e kishin përshtatur për përgatitjen e tabletave të lëndës narkotike ekstazi (MDMA), me qëllim shitjen në lokalet e natës.
Gjatë kontrollit në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2200 tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi (MDMA) dhe 2 celularë.”, bëjnë me dije uniformat blu.
Lënda narkotike u sekuestrua si provë materiale.











