AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“E kam ndërgjegjen të pastër”, kryeministri jep dorëheqjen live në televizor pas akuzave për korrupsion

by SHT Media
08/11/2023
in Botë
6
0
“E kam ndërgjegjen të pastër”, kryeministri jep dorëheqjen live në televizor pas akuzave për korrupsion
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri portugez Antonio Costa ka njoftuar dorëheqjen e tij. Drejtpërsëdrejti në televizionin kombëtar, kryeministri socialist konfirmoi zërat që qarkullojnë për një hetim ndaj tij në lidhje me një skandal të dyshuar korrupsioni. Costa tha se ishte ” i sigurt në funksionimin e drejtësisë”, duke shtuar se ishte i disponueshëm për të sqaruar çdo aspekt të veprimeve të tij.  “Në këto rrethana, padyshim që i kam dorëzuar Presidentit të Republikës dorëheqjen. E kam ndërgjegjen të pastër”, shtoi ai.

Pas lajmit për përfshirjen e Costa-s në një hetim për dhënien e licencave për nxjerrjen e litiumit dhe hidrogjenit, thirrjet për dorëheqjen e tij erdhën nga opozita. Ndërkohë, është kontrolluar rezidenca zyrtare e kryeministrit portugez. Këtë e konfirmon edhe zyra e shtypit e kryeministrit, e cila bën të ditur se Costa ka zhvilluar një bisedë të shkurtër edhe me Presidentin e Republikës, Marcelo Rebelo de Sousa në Pallatin Kombëtar të Belem.

Hetimi ka nisur nga Gjykata e Lartë e Drejtësisë dhe, sipas përgjigjes së gazetës “Jornal Economico”, ka të bëjë me dhënien e licencave të paligjshme dhe korrupsionin e dyshuar në kontratat që kanë të bëjnë me hidrogjenin e gjelbër dhe shfrytëzimin e minierave të litiumit. “Janë në lojë fakte që mund të përbëjnë krime të keqtrajtimit, korrupsion aktiv dhe pasiv të titullarit të një posti politik dhe influencim në shitblerje”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Në qendër të hetimeve, në veçanti, do të ishin koncesionet për kërkimin e litiumit në minierat Romano dhe Barroso, një projekt termocentrali me hidrogjen në Sines dhe një për ndërtimin e një qendre të dhënash në zonën industriale dhe logjistike të Sines. Mes të dyshuarve do të ishte edhe ministri i Infrastrukturës, Joao Galamba. Urdhër-arrestet janë lëshuar për Vitor Escaria, shefin e kabinetit të kryeministrit dhe kryebashkiakun e Sines. Tre persona të tjerë u arrestuan./Liberale.al

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

22/10/2026

Protesta, Rama përsërit thirrjen për dialog, zëvendëson karriget e thyera me stola guri

22/10/2026

Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

22/10/2026

Lista e profesorëve/ Bejko: Po të shikoja që ishte pjesë Argita Berisha dhe Abi Malltezi nuk do të firmosja

22/10/2026

Pas kësaj qeverie, anarki?

21/10/2026

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

21/10/2026

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

21/10/2026

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

21/10/2026

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

21/10/2026

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

21/10/2026

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

21/10/2026

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në burgun e Hagës

21/10/2026

Firmosen ndryshime në Qeveri, zgjerohet skuadra e Hoxhës dhe Spahiut

21/10/2026

Zgjerohet skema e shpërblimeve për efektivët, shtohet fondi dhe numri i punonjësve të Policisë që përfitojnë

21/10/2026

Mjekët: Papa Leo nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit

21/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi
  • Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.