• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

E dhunuan barbarisht dy persona, Arben Çipa: Në Sarandë, situata të ngjashme me “Cosa Nostra”-n

23/02/2025
in Kronikë
E dhunuan barbarisht dy persona, Arben Çipa: Në Sarandë, situata të ngjashme me “Cosa Nostra”-n

Biznesmeni nga Saranda, Arben Çipa, ka folur pas sulmit brutal që pësoi të shtunën në zonën e Heremecit.

Ai u dhunua nga dy persona, të cilët sipas tij, janë individë me precedentë të mëparshëm dhe kanë krijuar një klimë frike në zonë ku ai thotë se prej kohësh ushtrojnë presion mbi banorët dhe bizneset lokale duke sjellë kërcënim serioz për qytetin dhe sektorin e turizmit.

“Në Sarandë, disa individë kanë krijuar një situatë të ngjashme me ‘Cosa Nostra’, veçanërisht në lidhje me pronësitë. Dua ta theksoj publikisht këtë problem, pasi kam marrë qindra e mijëra mesazhe nga industria e turizmit, ku më raportohen vështirësi dhe pengesa të shumta nga këta persona.

Unë distancohem nga çdo lloj provokimi dhe nuk dua të përfshihem në konflikte, por fatkeqësisht, ndodhi ajo që tashmë është bërë publike në media. Nuk ishte dëshira ime që kjo të ndodhte, as nuk e bëra unë publikimin, por situata rrodhi në atë mënyrë”, deklaroi Çipa në Euronews Albania.

Ai bëri thirrje që institucionet të marrin masa urgjente për të ndalur fenomenin, i cili sipas tij, është bërë një gangrenë për qytetin.

Biznesmeni sqaroi rrethanat që çuan në ngjarjen e rëndë dhe arsyen pse ra pre e dhunës.

“Dua të theksoj se nuk kam pasur asnjë lidhje me këta individë, pavarësisht se vijmë nga i njëjti qytet. Nuk kam pasur marrëdhënie me ta as në të kaluarën dhe asgjë nuk më lidh me ta. Unë kam investuar në një zonë të re turistike dhe po merresha me ndërtimin e infrastrukturës, konkretisht një rruge publike.

Në atë fazë, isha i angazhuar me vendosjen e sistemit elektrik, një projekt konkret i OSHE-së. Puna ime ishte të ndjek procesin dhe të mbikëqyr specialistët. Në këtë kontekst, një nga personat e përfshirë ka pretenduar, pa asnjë arsye të vlefshme, se shtyllat e vendosura në të ardhmen do t’i pengonin pamjen.

Duke qenë një person i arsyeshëm dhe i qetë, u përpoqa t’i zhvendos pak shtyllat për t’i zgjidhur shqetësimin, edhe pse ai nuk kishte asnjë të drejtë ligjore mbi këtë çështje. Ai nuk ka folur asnjëherë drejtpërdrejt me mua, por vetëm me punonjësit e punimeve, të cilëve u ka dhënë porosi për t’ua përcjellë më pas mua. Pasi bëra një lëshim të vogël, të cilin e konsideroj gabim sepse devijova projektin fillestar, vendosa që puna të vazhdonte sipas planit.

Por më pas, ky individ shkatërroi bazamentet e shtyllave dhe largoi materialet e ndërtimit, gjë që nuk ishte pjesë e diskutimeve tona. Kur e kuptova këtë situatë, u përpoqa të komunikoj me të, por ai nuk iu përgjigj telefonatave dhe mesazheve të mia. Në mesazhin e fundit, e paralajmërova që materialet duhet të riktheheshin në vendin e tyre dhe projekti do të vazhdonte pa asnjë devijim.Këta persona nuk janë mësuar të binden dhe të respektojnë ligjin.

Në një moment tjetër, ndërsa po kaloja pranë zonës për të shkuar në biznesin tim, ata më ndaluan në rrugë, filluan të më shanin dhe më goditën, fillimisht me grushte dhe më pas edhe me gurë. Dëmtimet e mia fizike filluan pikërisht në atë moment. Ajo që më tronditi më shumë ishte dhuna ekstreme dhe agresiviteti i tyre primitiv. Ishte një sjellje e papranueshme dhe e paimagjinueshme për një shoqëri normale. Goditjet në fytyrë janë ndër më të rëndat, jo vetëm fizikisht, por edhe në aspektin emocional dhe psikologjik”, tha Çipa.

Pas sulmit, njëri prej agresorëve është arrestuar, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim. Çipa konfirmoi se ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore, megjithëse dëmtimet në fytyrë janë serioze.

“Aktualisht, ndodhem në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Dëmtimet në fytyrë janë serioze dhe ky është shqetësimi kryesor për momentin, megjithatë, besoj se me kalimin e kohës do të përmirësohem.

Ai u bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që të ndërhyjnë me forcën e ligjit për të parandaluar raste të tilla në të ardhmen.

“Si një person që promovon paqen dhe zhvillimin, nuk dua as të dëgjoj për realitete të tilla, e aq më pak t’i përjetoj vetë. Megjithatë, për shkak të situatës në të cilën u ndodha, ndjej detyrimin të flas dhe të kërkoj ndërhyrjen e autoriteteve përkatëse, sidomos të Prokurorisë dhe Gjykatës, për ta trajtuar seriozisht këtë fenomen.

Nuk është vetëm çështja ime – janë qindra raste të ngjashme që më raportohen çdo ditë nga qytetarë që ndihen të pambrojtur.

Më të lexuarat

  • Brukseli vë në monitorim Aeroportin e Vlorës, pazaret dhe aferat mund t’i kushtojnë shtrenjtë Shqipërisë!

    Brukseli vë në monitorim Aeroportin e Vlorës, pazaret dhe aferat mund t’i kushtojnë shtrenjtë Shqipërisë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edhe për sa kohë Europa mund ta ‘injorojë’ Rusinë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Revolucioni i Flamingove: Goditja e parë ndaj monopolit të “Gardës së Vjetër”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komisioni Evropian fundos qeverinë: Korrupsioni ‘bën ligjin’, shqetësim presionet ndaj SPAK dhe aferat me tenderët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U përjashtua nga gara për kreun e PD/ Mereme Sela nuk heq dorë, dërgon në Apel vendimin e pushimit të ankimimit të saj nga Gjykata e Shkallës së Parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhurata që Trump i bëri Kinës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dyfisho Sipërmarrjen”, Rama: Përkrahje sipërmarrjeve të vogla e të mesme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pazari me ligjin për tokat bujqësore, si klientët e qeverisë do të shpërblehen me parqe fotovoltaike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ami Kozeli në “rrugën” e Gjylit dhe Berberit – A janë të paracaktuar 2 tenderat 32.4 milionë euro për Kombinat – Plepa?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ministri i Shëndetësisë, Klod Allajbeu, kalon nga “GoFoundMe” te tenderët e përjetshëm: Vartësit e tij gllabërojnë buxhetin e QSUT-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!