• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

“E detyroi ta varroste të gjallë vëllanë”, kush është udhëheqësi i Hamasit, që Izraeli thotë se e ka izolu

09/11/2023
in Kryesore
“E detyroi ta varroste të gjallë vëllanë”, kush është udhëheqësi i Hamasit, që Izraeli thotë se e ka izolu
Shpërndaje me miqtë

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit pretenduan të enjten mbrëma se udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinwar është “i rrethuar dhe i izoluar në strehën e tij”. Ai konsiderohet organizatori kryesor i masakrës së 7 tetorit, dhe është njeriu më i kërkuar i Izraelit.

61-vjeçari ndihmoi në ndërtimin e krahut ushtarak të Hamasit, Brigadave Qassam. Ai u bë i njohur si “kasapi i Khan Yunis” për punën e tij për të gjuajtur spiunët izraelitë dhe palestinezët e dyshuar për bashkëpunim.

Në vitin 1989, ai u dënua me katër burgime të përjetshme për vrasjen e dy ushtarëve izraelitë dhe katër palestinezëve. Ai kreu 22 vjet përpara se të lirohej në vitin 2011 si pjesë e një marrëveshjeje të shkëmbimit të të burgosurve në të cilën një ushtar izraelit i kapur u shkëmbye me më shumë se 1000 palestinezë.

Micha Kobi, një ish-oficer i inteligjencës në agjencinë izraelite të sigurisë Shin Bet, i cili mori në pyetje Sinwar në vitin 1989, i tha “Financial Times” se ai dikur mburrej se kishte detyruar një anëtar të Hamasit – vëllai i të cilit dyshohej për spiunazh – “të varroste të gjallë vëllanë e tij”.

Gjatë burgimit, Sinwar iu përkushtua studimit të armikut të tij, duke mësuar hebraisht dhe duke lexuar veprat e sionistëve të hershëm, si dhe të politikanëve izraelitë.

Pesëmbëdhjetë vjet pas vuajtjes së dënimit, ai dha një intervistë në hebraisht në televizionin izraelit në të cilën ai bëri thirrje për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit.

Pasi u kthye në Gaza, Sinwar u ngjit shpejt në radhët e Hamasit dhe u emërua udhëheqës në vitin 2017. Ai i mbijetoi një atentati pas rizgjedhjes së tij në vitin 2021.

Atij i rrezikohej jeta në vitin 2008, por mjekët izraelitë i hoqën një tumor malinj në kokë. Më konkretisht, mjekët izraelitë ia shpëtuan jetën ndërsa ishte në burgun e vendit, tha Orit Adato, ish-komisioneri i burgjeve të Izraelit, raportoi “Times of Israel”.

Adato tha se Sinwar i mbijetoi një tumori në tru falë një operacioni të kryer nga mjekët izraelitë ndërsa vuante dënime të shumta të përjetshme për rrëmbimin dhe vrasjen e dy ushtarëve izraelitë në 1988.

Duke iu përgjigjur pretendimeve se burgjet izraelite po mbajnë të burgosur palestinezë në kushte çnjerëzore, Adato përmendi rastin e Sinwar dhe tha se burgu ishte e vetmja arsye që ai është gjallë sot./Liberale.al

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Selin shpallet fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP

    Selin shpallet fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • UNICEF i tronditur: Izraeli vrau shoferët e kamionëve që shpërndanin ujë në Gaza

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kujtimet e dhëndrit të Mussolinit: Kur ajka e shqiptarisë “dorëzoi” Ahmet Zogun dhe lugët prej argjendi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Demokracia në thes

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përpjekja e dëshpëruar e Spiropalit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!