AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

E dënuar si bashkëpunëtore e Epstein, Ghislaine Maxwell “kyç gojën” para Kongresit Amerikan

by SHT Media
10/02/2026
in Botë
6
0
E dënuar si bashkëpunëtore e Epstein, Ghislaine Maxwell “kyç gojën” para Kongresit Amerikan
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e dënuar e abuzuesit seksual Jeffrey Epstein, ka refuzuar të përgjigjet ndaj pyetjeve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara lidhur me çështjen Epstein.

Ajo u paraqit të hënën në një seancë të mbyllur dëgjimore të Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve, përmes lidhjes virtuale nga burgu në Teksas, ku po vuan një dënim prej 20 vitesh për trafikim seksual.

Kryetari republikan i Komitetit të Mbikëqyrjes, James Comer, deklaroi se Maxwell, ashtu siç pritej, u mbështet në Amendamentin e Pestë të Kushtetutës Amerikane, i cili i jep të drejtë çdo qytetari të refuzojë të dëshmojë për çështje që mund ta vetëinkriminojnë. Kjo do të thotë se ajo zgjodhi të heshtë dhe të mos japë asnjë përgjigje nën betim.

“Ky është një zhgënjim i madh”, u shpreh Comer pas seancës. “Ne kishim shumë pyetje për krimet që ajo dhe Epstein kanë kryer, si dhe për bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm. Qëllimi ynë është të zbulojmë të vërtetën për popullin amerikan dhe të sigurojmë drejtësi për viktimat”.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja demokrate Melanie Stansbury tha se Maxwell e përdori këtë mundësi për të “bërë fushatë për falje presidenciale”. Sipas saj, qëndrimi i Maxwell nuk kishte të bënte me transparencën, por me interesin e saj personal për të përfituar lehtësim nga dënimi.

Avokati i Maxwell, David Oscar Markus, shkroi më herët në rrjetet sociale se klientja e tij ishte e gatshme të fliste plotësisht dhe me ndershmëri, por vetëm nëse do t’i jepej falje nga presidenti Donald Trump. “Vetëm ajo mund të japë versionin e plotë të ngjarjeve. Disa mund të mos e pëlqejnë atë që do të dëgjojnë, por e vërteta ka më shumë rëndësi”, shkroi ai.

Megjithatë, një grup viktimash të Jeffrey Epstein i kërkoi Kongresit, përmes një letre zyrtare, të tregojnë kujdes të madh ndaj çdo dëshmie të Maxwell. Ata e kritikuan atë për refuzimin e vazhdueshëm për të identifikuar “shumë burra të fuqishëm” që, sipas tyre, ishin të përfshirë në rrjetin e trafikimit seksual të Epstein, si dhe për mungesën e bashkëpunimit me autoritetet. Viktimat paralajmëruan se çdo trajtim i veçantë apo besueshmëri e dhënë dëshmisë së saj do të ishte “katastrofike” për ta.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar më herët se nuk po diskutohet dhe nuk po jepet asnjë lloj lehtësimi apo faljeje për Ghislaine Maxwell. Ajo u dënua në vitin 2021 për rolin e saj në joshjen dhe trafikimin e vajzave të mitura për Jeffrey Epstein, ish-partnerin e saj. Epstein u gjet i vdekur në burg në vitin 2019, në rrethana që vazhdojnë të nxisin debate edhe sot.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

27/09/2026

“Nuk ka asnjë firmë që më implikon”, Rama: Jam për të bërë histori, jo për të fryrë xhepat

27/09/2026

“Çështjet me drejtësinë janë personale”, Rama: S’ka korrupsion! Nuk jam palë me asnjë

27/09/2026

“Drejtuesit rrëshqasin nga binarët”, Rama: Vlora Hyseni në borxh me shqiptarët

27/09/2026

“Arrest shtëpie” për Vlora Hysenin, Rama: Masë ekstreme! Akuzat të provohen në mënyrë të paanshme

27/09/2026

Ukraina drejt legalizimit të pornografisë, nisma e bujshme synon të sjellë miliona për luftën

26/09/2026

Rrjeti i Agasit, mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

26/09/2026

“Të jesh k*uçkë mund të jesh dhe super shëmtirë”: Lorna Hysa shpërthen ndaj Vlora Hysenit

26/09/2026

Gjyqtarët i përgjigjen Ramës për pagat, Sadushi: Dialogu nuk zëvendëson vendimin e Gjykatës Kushtetuese

26/09/2026

Pse Rinasi po konkurron aeroportet e Rumanisë dhe Bullgarisë?

26/09/2026

Të shtëna me armë ndaj një lokali në Athinë, plagoset një 10-vjeçare shqiptare

26/09/2026

Rama për protestat në Tiranë: Algoritmi aktivizoi urrejtjen, fabrikimi u bë realitet

26/09/2026

Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror. Institucionet u vunë në shërbim të krimit

26/09/2026

Zyrtarisht në detyrë, ambasadori amerikan Eric Wendt paraqet letrat kredenciale

26/09/2026

“Sorra. Persona me emra të ndryshuar dhe histori shtëpish bari”, Balla reagon ndaj disa protestuesve shqiptarë në New York

26/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
  • “Nuk ka asnjë firmë që më implikon”, Rama: Jam për të bërë histori, jo për të fryrë xhepat

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.