• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“E bën për qëllime elektorale”, Orban akuzohet se nxit tensione artificiale me Ukrainën

26/02/2026
in Botë
“E bën për qëllime elektorale”, Orban akuzohet se nxit tensione artificiale me Ukrainën

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, është akuzuar nga kundërshtarët politikë se po përpiqet të krijojë tensione artificiale me Ukrainën për qëllime elektorale, pasi deklaroi se Kievi po përgatit sulme kundër Hungarisë dhe njoftoi dërgimin e ushtarëve për të mbrojtur “infrastrukturat energjetike kyçe”.

Deklaratat e tij vijnë në një moment delikat politik, pasi një sondazh i pavarur i publikuar së fundmi i jep partisë opozitare Tisza, të drejtuar nga Peter Magyar, një avantazh prej 20 pikësh ndaj partisë në pushtet Fidesz. Sipas sondazhit, Tisza do të merrte 55 për qind të votave kundrejt 35 për qind për Fidesz, rezultat që sipas Magyar do t’i siguronte opozitës shumicën prej dy të tretash të nevojshme për të ndryshuar Kushtetutën.

Gazetarja dhe analistja politike Anne Applebaum komentoi se Orbán është në panik dhe do të bëjë gjithçka për të qëndruar në pushtet, madje edhe të krijojë një luftë të rreme me Ukrainën. Këto zhvillime ndodhin në një kohë kur marrëdhëniet midis Budapestit dhe Kievit mbeten të tensionuara, për shkak të luftës në Ukrainë dhe pozicionimeve të ndryshme brenda Bashkimit Evropian.

Në të njëjtën kohë, Komisioni Evropian ka bërë të ditur se Kroacia po i ofron ndihmë Hungarisë dhe Sllovakisë për të përballuar mungesat e mundshme të naftës pas ndërprerjes së furnizimeve përmes Druzhba-s. Sipas Brukselit, nafta po dërgohet me rrugë detare dhe më pas transportohet përmes oleoduktit Adria, duke garantuar sigurinë e furnizimit për të dyja vendet.

Megjithatë, autoritetet kroate kanë sqaruar se lejohet vetëm tranziti i naftës jo-ruse, në përputhje me politikën evropiane për reduktimin e varësisë nga energjia ruse. Hungaria dhe Sllovakia kanë nisur gjithashtu përdorimin e rezervave të tyre strategjike për të përballuar situatën, ndërsa BE-ja vazhdon përpjekjet për diversifikimin e burimeve energjetike.

Më të lexuarat

  • Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 21 ton kokainë dhe 43 të arrestuar, goditet super-rrjeti i drogës, autoritetet: Dega në Dubai financohej nga shqiptarët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ceuta, Trump dhe Maroku; Aleanca që po ngre pikëpyetje në Evropë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I kërkuar për tre vrasje, Sokol Hoxha ekstradohet nga SHBA në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga përjashtim në model: Shqipëria si laborator i politikave evropiane të migracionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A janë Non- Gratat e Edi Ramës, karburant për partinë e re erdoganiste?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Opozita ‘qan’ për varfërinë / Pasuria përrallore e deputetit të PD Flamur Hoxha, godina, vila dhe apartament 1.2 milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Libri autobiografik / Bamir Topi: 21 Janari, si më kërkuan Berisha e Basha të ndërhyja tek kryeprokurorja Ina Rama për të tërhequr urdhër-arrestet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama prezanton kuptimin e “BESA”-s. Ja katër shtyllat dhe prova e parë në Zvërnec

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sulmet ruse në Kiev, Macron: Rusia duhet të paguajë çmimin për agresionin.

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!