AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Dyshime për tradhti dhe betejat për trojet shqiptare deri në Hagë. Zbulohet dokumenti i rrallë, a duhej t’i mbetej Shqip�

by SHT Media
30/11/2023
in Kryesore
6
0
Dyshime për tradhti dhe betejat për trojet shqiptare deri në Hagë. Zbulohet dokumenti i rrallë, a duhej t’i mbetej Shqip�
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

A e shiti Ahmet Zogu Shën Naumin? Çfarë dokumentesh ekzistojnë për një marrëveshje të debatuar sekrete për shkëmbim territoresh?

Emisionin “Inside Story” sjell një mori dokumentesh të rralla nga arkivat rrëfejnë prapaskenat dhe lojërat me kufijtë e Shqipërisë.

Beteja për Shën Naumin, që do të zgjaste plot 13 vite luftë diplomatike, por edhe me ushtri e dëbim të shqiptarëve, nisi vetëm nga një togfjalësh që përdori Konferenca e Londrës.

‘Zyrtarisht fuqitë e mëdha nuk ta kishin dhënë Shën Naumin dhe pyllin e Vermoshit. Ata kishin thënë “j’asqui a Shën Naum”, pra deri në Shën Naum. E kishin lënë në mënyrë pak dinake të hapur çështjen, por ishte Shqipëria që do të vendoste me vullnetin e saj të lirë nëse do t’ia linte Serbisë’ u shpreh Monika Stafa, studiuese

Fqinjët tanë të etur për territore shqiptare, përfituan nga ky përcaktim i paqartë duke pretenduar Shën Naumin dhe pyllin e Vermoshit në veri.

Kaliopi Naska, historiane dhe ish drejtoreshë e arkivit qëndror shtetëror ka mbledhur mbi 400 dokumete historike, diplomatike dhe politike. Nga arkivat shqiptare, franceze, tek ato të gjykatës së Hagës dhe të konferencës së ambasadorëve për të hedhur dritë mbi këtë shkëmbim territori.

‘Që nga protokolli i Londrës, në relacionin që bëri të tetorit të vitit 21, i lidhjes së kombeve, vendimi i nentorit 21 i konferencës së ambasadorëve, vendimi 6 dhjetorit 1922 ia kishin përcaktuar dhe ia kishin dhënë Shqipërisë’ u shpreh Prof. Dr. Kaliopi Naska, historiane

Pas vendimeve të konferencës së Londrës më 1913, nisi pjesa më e vështirë e punës që ishte shkelje me këmbë e çdo terreni.

Dokumenti thoshte se kufiri i Shqipërisë kalonte nga fshati Lin deri në Shën Naum, por pa saktësuar nëse Shën Naumi ishte brenda apo jashtë territorit shqiptar.

Pikërisht ky togfjalësh që mbeti i papërcaktuar edhe në vendimin e vitit 1919, u kthye në një skenë përplasjesh jo vetëm mes Shqipërisë së dobët dhe Serbisë së fortë, por edhe mes vetë ndërkombëtarëve.

Ky është vendimi i marrë në vitin 1919 nga fuqitë e mëdha, pas ankesave se Konferenca e Londrës nuk e kishte definuar qartë se ku do të kalonte kufiri shqiptar në Shën Naum dhe në fshatin Lin.

Siç shihet dokumenti reflekton mbi fshatin Lin duke e përfshirë atë të gjithin brenda territorit shqiptar, por nuk e përmend Shën Naumin, duke e lënë sërish të ndezur fitilin e konflikteve.
“Në vendimin që u mor në 1919, ngeli i papërcaktuar dhe gjithë debati u bë në një fjalë “deri në Shën Naum”. Njëri thoshte që përcaktohet në kufirin jugor nga Lini deri në Shën Naum dhe kjo i takon Shqipërisë, por do të kërkonte një kontroll fizik të vijës kufitare, dhe të përcaktohej përfundimisht kujt i takonte manastiri”, u shpreh mes të tjerash Prof. Dr. Kaliopi Naska.

Dokumenti i Inside Story në Top Channel tregon se zvarritja e kufijve shqiptarë acaroi edhe fuqitë e mëdha. Nëpërmjet një note, në tetor 1922, katër fuqitë e mëdha, Anglia, Franca, Italia dhe Japonia, kërkojnë shqyrtimin e çështjes së Shën Naumit në komisionin e kufijve

Në vitin 1922 komisioni i kryesuar nga Enrico Telini shkoi në Strugë dhe në Shë Naum për ndarjen në terren. Në dhjetor të atij viti, konferenca e ambasadorëve shprehet zyrtarisht për Shën Naumin si territor brenda kuvijve të Shqipërisë.
‘Vetë konferenca e ambasadorëve, pasi e mori në shqyrtim në vitin 1922 deklaroi se shprehja “deri në manastirin e Shën Naumit” nënkupton që ky manastir i takon shqipërisë. Dhe u mendua që u mbyll, por serbët e kundërshtuan dhe interesat e Francës që në atë kohë donte ta bënte aleat ndryshoi qëndroi, dhe bëri çmos, lëvizi të gjitha letrat, bindi edhe Britaninë e Madhe për ta parë edhe njëherë çështjen e Shën Naumit’ u shpreh Prof. Dr. Paskal Milo, historian
Për serbët kjo ishte e papranueshme. Ata e kundërshtuan vendimin dhe u shprehën se nuk do ta njihnin asnjëherë si territor shqiptar. Madje, serbët dërguan përforcime në zonën përreth dhe përzunë me forcë priftërinjtë shqiptarë. Këtu fillon një piruetë e fuqive të mëdha.
‘Përfaqësuesit e qeverisë franceze filluan ta kundërshtojë, të mos bien dakord megjithë se në vendimarrje ishte dakrod. Madje më 1923 qevria Serbo-kroate-Sllovene hoqën priftërinjtë shqiptare dhe filluan të vinin forca të armatosura për të qenë në gadishmëri madje filluan ta zbehin këtë vendim duke futur edhe fuqitë aleate. Me ndërhyrjen edhe të Anglisë iu drejtua përsëri Lidhjes së Kombeve’ u shpreh Kaliopi Naska.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

22/10/2026

Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

22/10/2026

Protesta, Rama përsërit thirrjen për dialog, zëvendëson karriget e thyera me stola guri

22/10/2026

Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

22/10/2026

Lista e profesorëve/ Bejko: Po të shikoja që ishte pjesë Argita Berisha dhe Abi Malltezi nuk do të firmosja

22/10/2026

Pas kësaj qeverie, anarki?

21/10/2026

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

21/10/2026

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

21/10/2026

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

21/10/2026

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

21/10/2026

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

21/10/2026

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

21/10/2026

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në burgun e Hagës

21/10/2026

Firmosen ndryshime në Qeveri, zgjerohet skuadra e Hoxhës dhe Spahiut

21/10/2026

Zgjerohet skema e shpërblimeve për efektivët, shtohet fondi dhe numri i punonjësve të Policisë që përfitojnë

21/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi
  • Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.