AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

“Duhet t’iu tregojmë shqiptarëve të korruptuarit”, Basha fton deputetët të votojnë ligjin e vetingut për pastrimin

by SHT Media
06/11/2023
in Kryesore
6
0
“Duhet t’iu tregojmë shqiptarëve të korruptuarit”, Basha fton deputetët të votojnë ligjin e vetingut për pastrimin
6
SHARES
303
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi sot përmes një komunikimi në rrjetet sociale se politikanët shqiptarë duhet t’i nënshtrohen vetting-ut në të njëjtën mënyrë si prokurorët dhe gjyqtarët.

Sipas Bashës nuk ka më asnjë alibi dhe çdo deputeti i Parlamentit duhet të shprehet përmes votës për ligjin e vettingut të politikanëve.

Basha tha se projektligji i propotuar prej tij parashikon ristrukturimin e ILDKP-së, duke i dhënë kompetenca të reja që në bashkëpunim me SPAK dhe BKH-në të kryejnë verifikime ndaj politikanëve.

Deklarata e Bashës:

Sot kam depozituar në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin për vettingun e politikanëve. Ashtu siç e pata njoftuar para disa javësh, grupi i punës në PD, jursitët më të mirë që kemi kanë bërë gati një projektligj që mundëson kontrollin e detajuar të pasurisë së çdo politikani të rrethit të tij familjar apo shoqëror, si dhe lidhjet e papërshtatshme apo thënë ndryshe bashkëpunimin e një politikani me krimin e organizuar.

Dy janë parimet që zbatohen në këtë projekt-ligj. I pari: Ndiq paranë, pra paraja e korrupsionit, paraja e politikanit të korruptuar e fshehur në çfarëdo forme, gjurmohet përmes instrumentave që jepen autoritetit për luftën kundër korrupsionit, thënë ndryshe një ILDKP e reformuar dhe e fuqizuar. Dhe së dyti sa i takon lidhjeve kriminale, i jepen kopetenca të njëjtit autoritet që në bashkëpunim me SPAK-un me BKH-në me shërbimet inteligjente të vërtetojnë nëse një politikan gënjen apo thotë të vërtetën kur deklaron çdo vit me detyrim se nuk ka kontakte të papërshtatshme, thënë ndryshe kontakte me botën e krimit të organizuar. Ky është një model që është në përputhje totale me Kushtetutën e Shqipërisë, me kartën europiane të të drejtave të njeriut, por në të njëjtën kohë mundëson që politikanët shqiptarë t’i nënshtrohen të njëjtit kontroll të cilit i nënshtrohen sot magjistratët, prokurorët, por po kështu dhe punonjësit e policisë dhe gardës së Republikës.

Projekt-ligji është depozituar, nuk ka më asnjë alibi. Tani është momenti që përmes votës së tyre, çdo deputet i Kuvendit të Shqipërisë të shprehet dhe të mos fshihet dhe përmes votës së ligjit të vettingut të politikanëve t’i tregojmë shqiptarëve se kush janë politkanët e korruptuar që duhet të largohen dhe të lënë mandatin e tyre, kush janë politikanët e lidhur me krimin që nuk munden më të qëndrojnë se mbrojnë interesat e publikut kur në fakt promovojnë interesat e atyre që i kanë sjellë dhe të pastrojmë politikën duke i dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve një politikë të pastër nga korrupsioni dhe nga lidhjet me krimin e organizuar.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

22/10/2026

Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

22/10/2026

Protesta, Rama përsërit thirrjen për dialog, zëvendëson karriget e thyera me stola guri

22/10/2026

Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

22/10/2026

Lista e profesorëve/ Bejko: Po të shikoja që ishte pjesë Argita Berisha dhe Abi Malltezi nuk do të firmosja

22/10/2026

Pas kësaj qeverie, anarki?

21/10/2026

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

21/10/2026

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

21/10/2026

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

21/10/2026

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

21/10/2026

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

21/10/2026

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

21/10/2026

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në burgun e Hagës

21/10/2026

Firmosen ndryshime në Qeveri, zgjerohet skuadra e Hoxhës dhe Spahiut

21/10/2026

Zgjerohet skema e shpërblimeve për efektivët, shtohet fondi dhe numri i punonjësve të Policisë që përfitojnë

21/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev
  • Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.