AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Dudushi: Veliaj mori fitore të rëndësishme politike nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese

by SHT Media
05/11/2025
in Politikë
6
0
Dudushi: Veliaj mori fitore të rëndësishme politike nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Alban Dudushi dhe njëherësh moderatori i emisionit “3D” ka deklaruar se Erion Veliaj mori një fitore të rëndësishme me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila e la atë në detyrë si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Duke folur në emisionin “Tema e Ditës” të Arbër Hitajt në RTSH1, Dudushi vuri në dukje se “Gjykata Kushtetuese që është subjekti suprem, është rojtarja e Kushtetutës së vendit dhe në këtë lloj kuptimi vendosi balancën”.

Ai theksoi se nga ana tjetër, kjo tregoi se kryeministri “Rama nuk i kontrollon të gjitha pushtetet në këtë vend”.

“Pastaj përplasjet politike do të vazhdojnë. Z. Rama nuk është për të menduar si gjyqtar, është për të menduar si politikan, si drejtues i forcës politike më të madhe në vend dhe si kryeministër i këtij vendi dhe natyrisht qeverisja e kryeqytetit është një problem. Në momentin që ke një kryetar që është në burg, ky është një problem për qytetin. Ka prevaluar ajo çka thotë ligji, çfarë thotë germa, çfarë thotë neni 115, pika 1 e Kushtetutës”, theksoi Dudushi.

Gazetari shpjegoi më tej se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të ketë ndikimin e saj te vetë rasti i Erion Veliajt.

“Çështja penale e Veliajt është diçka që do të ndjekë rrugën e saj, te masa e sigurisë besoj se mund të ketë një impakt sepse është absurd po ta mendosh deri në 2027-n me një kryetar bashkie në burg me masë të sigurisë arrest me burg pra, jo i dënuar përfundimisht këtu ka një ngërç të madh që besoj se do të marrë zgjidhjen. Beteja e Erion Veliajt për ta pasur bashkinë e Tiranës”, u shpreh Dudushi.

Gjithashtu, Alban Dudushi specifikoi se fakti që Veliaj vijon të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës i jep atij një fuqi shtesë politike, ndërsa shtoi se ai nuk beson që Veliaj do të japë dorëheqjen edhe pse ndodhet në masën e sigurisë arrest me burg.

“Erion Veliaj do të ishte i marrë fund politikisht nëse ai do të ishte i shkarkuar fillimisht si kryetar i bashkisë së Tiranës. Fakti që ai është kryetar i Bashkisë së Tiranës i jep Erion Veliajt një fuqi politike e cila dukej sikur po i ikte. Këtu varet se di do të luajë politikisht Veliaj. Nuk e di sesi do t’i bëjë ai llogaritë e tij, nëse do t’i duket variant i pranueshëm dhënia e dorëheqjes apo nuk do t’i duket variant i pranueshëm dhënia e dorëheqjes. Në logjikën e deritanishme, lufta e madhe që ai ka bërë për të mos u shkarkuar si kryetar bashkie i Tiranës besoj se nuk do të jetë aq e kollajtë që ai të japë dorëheqjen si kryetar bashkie”, tha më tej Dudushi.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një telash më shumë për Partinë Demokratike

10/09/2026

“Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë

10/09/2026

BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

10/09/2026

Iris Luarasi o k*rvë/ Influencerja replikon me deputeten socialiste: Ky do të ishte s*lm, jo ai që thua ti

10/09/2026

Olti Shulla sqaron ndryshimin në pamjen e Zegjine Çaushit: Nuk ka pasur ndërhyrje estetike

10/09/2026

Paralajmërimi i frikshëm: Ka shanse që AI të zhdukë njerëzimin në dekadën e ardhshme

10/09/2026

Dashnor Sula rrëfen komunikimin me Ramën: Më shkruan në 1-2 të natës

10/09/2026

“S’ka BE pa reforma”/ Gjermanët ultimatum Ramës: Shfuqizoni ligjin e investimeve strategjike, duart larg drejtësisë

10/09/2026

Korfuz/ 51-vjeçari shqiptar akuzohet se abuzoi sek*ualisht me mbesën 8-vjeçare

10/09/2026

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

10/09/2026

Pse sulmet personale po përdoren si brand politik?

09/09/2026

Rama “nxjerr në pension” Lorena Goxhobellin/ Pas skandaleve dhe aferave, shkrihet Kadastra

09/09/2026

Deklarata e grave deputete të PS pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

09/09/2026

Trump bisedë me Putinin: Ai dëshiron një marrëveshje, do ishte mirë që edhe Zelensky të bënte të njëjtën gjë

09/09/2026

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para

08/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një telash më shumë për Partinë Demokratike
  • “Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë
  • BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.