• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Dubai/ World Government Summit 2024, Muzhaqi: Rinia aktor thelbësor në përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm

12/02/2024
in Politikë
Dubai/ World Government Summit 2024, Muzhaqi: Rinia aktor thelbësor në përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm

Ministrja Bora Muzhaqi mori pjesë sot në “World Government Summit 2024” që po mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe, axhenda e të cilit fokusohet në formimin e një të ardhmeje më të mirë për njerëzimin, ku liderë, ekspertë globalë dhe vendimmarrës nga e gjithë bota mblidhen për të shkëmbyer ide e përvoja dhe për të kontribuar në zhvillimin e politikave dhe modeleve që janë thelbësore në formimin e qeverive të ardhshme.
Temat e diskutimit në tryezën e rrumbullakët përfshin si sektorin publik edhe atë privat duke u ndalur tek infrastruktura, energjia, mirëqenia, shendetësia, por edhe shume fusha të tjera.

Znj. Bora Muzhaqi në cilësinë e Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, e ftuar në tryezën e rrumbullakët mbi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, theksoi rëndësinë e kontributit të të rinjve, fuqizimin dhe angazhimin e tyre për përmbushjen e këtyre objektivave.

Pas ndërhyrjes së ministres Muzhaqi për fushën e saj të përgjegjësisë, rinia u kthye në temën kryesore të bisedimeve. Ministrja Muzhaqi sugjeroi se të rinjtë duhet të përfshihen në të gjithë procesin e vendimmarrjes për objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm me qëllim që ata vetë të zbatojnë këto objektiva për gjeneratën e ardhshme.

Përsa i politikëbërjes rinore në Shqipëri, ministrja Muzhaqi ndau me të pranishmit gjithëpërfshirjen e të rinjve për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029.

“Të rinjtë kanë qenë pjesë aktive në hartimin e Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029, pra është hartuar nga të rinjtë për të rinjtë, duke marrë parasysh kërkesat dhe nevojat e tyre, të konvertuara tashmë në një dokument strategjik për përmirësimin e jetesës së të rinjve.” u shpreh Muzhaqi.

Më tej, ministrja njohu të pranishmit me strukturat e ngritura në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar për përfshirjen e të rinjve shqiptarë në politikëbërje, të cilat synojnë njëherazi edhe fuqizimin, edukimin dhe mirëqenien e të rinjve.

“Në nivel lokal, janë ngritur Këshilla Vendor Rinor në të 61 bashkitë. Në nivel kombëtar, është ngritur Këshilli Kombëtar Rinor, ndërsa në nivelin ndërkombëtar të rinjtë kanë përfaqësuar Shqipërinë në Asamblenë e Përgjithshme të 77&78 të Kombeve të Bashkuara, në Konferencën e 28 të Ndryshimeve Klimatike, dhe që nga viti 2016 përfaqësojnë interesat e rinisë shqiptare në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet një përfaqësuesi në bordin drejtues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor.”

Gjatë fjalës së saj, ministrja Muzhaqi u ndal edhe tek tema të tjera të rëndësishme siç është fokusi te kapitali njerëzor dhe zhvillimi i këtij kapitali duke u përshtatur me teknologjitë e reja, pa lënë mënjanë inteligjencën artificiale dhe inovacionin.
SEO

Focus keyphrase:
Bora Muzhaqi – Dubai- World Government Summit 2024

SEO title:
Bora Muzhaqi – nga Dubai

Meta description:
Ministrja Bora Muzhaqi mori pjesë sot në “World Government Summit 2024” që po mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe, axhenda e të cilit fokusohet në formimin e një të ardhmeje më tëmirë për njerëzimin,

IMAGE SEO
Bora Muzhaqi – Dubai

Image Seo description:
Bora Muzhaqi – World Government Summit 2024

Titull:
Bora Muzhaqi

Description:
Bora Muzhaqi – World Government Summit 2024/m.j

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!