AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Dritë “jeshile” për Malin e Zi, mund të nënshkruajë marrëveshjen e anëtarësimit në BE në qershor 2027!

by Alb Times
03/11/2026
in Botë
6
0
Dritë “jeshile” për Malin e Zi, mund të nënshkruajë marrëveshjen e anëtarësimit në BE në qershor 2027!

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mali i Zi mund t’i përfundojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në fund të dhjetorit 2026, ndërsa marrëveshja e anëtarësimit mund të nënshkruhet në qershor të vitit 2027.

Këto afate parashihen në një plan paraprak të Komisionit Evropian.

Plani është pjesë e një udhërrëfyesi që Komisioni Evropian pritet ta publikojë më 4 nëntor për katër vendet që kanë përparuar më së shumti drejt anëtarësimit në BE: Malin e Zi, Shqipërinë, Ukrainën dhe Moldavinë.

Sipas dokumentit që siguroi Radio Evropa e Lirë, Mali i Zi pritet t’i mbyllë kapitujt e mbetur të negociatave gjatë dy konferencave ndërqeveritare, në nëntor dhe dhjetor të këtij viti.

Më pas, në pranverën e vitit 2027, pritet të përfundojë hartimi i marrëveshjes së anëtarësimit, e cila mund të nënshkruhet deri në verë, mundësisht në qershor.

Deri tani, Mali i Zi ka mbyllur përkohësisht 21 nga gjithsej 33 kapitujt e negociatave.

Të paktën edhe një kapitull pritet të mbyllet deri në fund të kësaj jave.

Komisioni Evropian, megjithatë, thekson se këto afate nuk janë përfundimtare.

Sipas tij, përparimi i negociatave do të varet nga sa shpejt Mali i Zi i përmbush kushtet për anëtarësim.

Komisioni sqaron, gjithashtu, se plani nuk garanton përfundimin e negociatave apo nënshkrimin e marrëveshjes brenda afateve të parashikuara.

Vendimet përkatëse do të varen edhe nga institucionet e BE-së, përfshirë Këshillin e BE-së, Komisionin Evropian dhe Parlamentin Evropian.

Dy konferenca ndërqeveritare deri në fund të vitit

Mali i Zi synon t’i mbyllë të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian deri në fund të këtij viti. Për këtë qëllim, janë planifikuar dy konferenca ndërqeveritare, në nëntor dhe dhjetor.

Sipas udhërrëfyesit të Komisionit Evropian, në konferencën e nëntorit pritet të mbyllen përkohësisht pesë kapituj:

-Energjia

-Politika e transportit

-Siguria ushqimore, politikat veterinare dhe fitosanitare

-Tatimet

-Lëvizja e lirë e mallrave

Komisioni planifikon që konferencat e fundit ndërqeveritare të mbahen në dhjetor, kur pritet të mbyllen kapitujt e mbetur:

-Shërbimet financiare

-Politika rajonale dhe koordinimi i fondeve strukturore

-Mjedisi dhe ndryshimet klimatike

-Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes

-Dispozitat financiare dhe buxhetore

-Gjyqësori dhe të drejtat themelore (kapitulli 23)

-Drejtësia, liria dhe siguria (kapitulli 24)

-Institucionet dhe çështjet e tjera (kapitujt 34 dhe 35)

-Kapitujt 23 dhe 24, që lidhen me sundimin e ligjit, Mali i Zi i ka hapur që në vitin 2013.

Këta janë ndër kapitujt më të rëndësishëm të procesit të anëtarësimit, pasi përparimi në ta ndikon në ritmin e përgjithshëm të negociatave.

Sipas rregullave të BE-së, ata hapen ndër të parët dhe mbyllen të fundit.

Prandaj, edhe në planin e Komisionit Evropian, mbyllja e tyre është paraparë në fazën përfundimtare të negociatave.

Në paketën e zgjerimit, që Komisioni Evropian do ta publikojë të mërkurën, vlerësohet se Mali i Zi ka vazhduar të shënojë përparim në reformat që lidhen me të drejtat themelore, duke përmbushur kriteret përfundimtare për mbylljen e kapitujve 23 dhe 24.

Megjithatë, mbyllja e kapitujve është e përkohshme.

Sipas rregullave të negociatave, marrëveshja për secilin kapitull nuk konsiderohet përfundimtare derisa të arrihet një marrëveshje e përgjithshme për të gjithë kapitujt.

Drafti i marrëveshjes së anëtarësimit në pranverën e vitit 2027

Komisioni Evropian parashikon që hartimi i marrëveshjes për anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian të përfundojë në pranverën e vitit 2027.

Për ta arritur këtë, Komisioni duhet ta paraqesë pjesën e mbetur të draftit në fillim të vitit të ardhshëm.

Për hartimin e marrëveshjes është duke punuar një grup i posaçëm pune, i themeluar në prill, i cili mblidhet pothuajse rregullisht në Bruksel.

Më pas, teksti i marrëveshjes duhet të harmonizohet dhe të miratohet nga të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe Mali i Zi.

Ai duhet, gjithashtu, të përkthehet në të gjitha gjuhët zyrtare të BE-së dhe në gjuhën malazeze.

Nënshkrimi i marrëveshjes në qershor 2027

Sipas planit paraprak, marrëveshja e anëtarësimit mund të nënshkruhet në qershor të vitit 2027.

Por, përpara nënshkrimit duhet të përmbushen disa kushte:

Legjislacioni themelor i BE-së duhet të përkthehet në gjuhën malazeze dhe përkthimi të rishikohet nga Këshilli i BE-së.

Komisioni Evropian duhet të japë mendim pozitiv për anëtarësimin e Malit të Zi. Parlamenti Evropian duhet të japë pëlqimin për anëtarësimin.

Këshilli i BE-së duhet të miratojë vendimin për pranimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

Mbikëqyrje deri në anëtarësim dhe mundësi për shtyrjen e tij

Marrëveshja e anëtarësimit të Malit të Zi pritet të jetë e para e një gjenerate të re marrëveshjesh, që do të përmbajnë mekanizma më të rreptë mbrojtës, në përputhje me politikën e re të paraanëtarësimit, të publikuar nga Komisioni Evropian më 30 shtator.

Marrëveshja parasheh që BE-ja të vazhdojë ta monitorojë Malin e Zi deri në ditën kur ai të bëhet anëtar i saj.

Për këtë qëllim, dy herë në vit do të përgatiten raporte në formë tabelash për të vlerësuar përparimin e vendit.

Nëse gjatë kësaj periudhe Mali i Zi shënon hapa prapa në përmbushjen e kushteve dhe masat për korrigjimin e problemeve nuk japin rezultat, BE-ja mund ta shtyjë anëtarësimin e tij, si masë të fundit.

Pas nënshkrimit, marrëveshja duhet të ratifikohet nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe nga Mali i Zi.

Kroacia, vendi i fundit që iu bashkua Bashkimit Evropian, e nënshkroi marrëveshjen e anëtarësimit në dhjetor të vitit 2011, ndërsa u bë anëtare më 1 korrik 2013.

Qeveria e Malit të Zi ka vendosur si objektiv që vendi të bëhet anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian deri në vitin 2028. /REL/

Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Mashtrime me investime online, operacion në Kosovë për goditjen e rrjetit ndërkombëtar! Bastiset një Call-Center, dëmi 4 mln euro

03/11/2026

Zgjedhjet në SHBA, kur priten rezultatet e para dhe cilat gara do të jenë vendimtare?

03/11/2026

Grabitja e bankës te Komuna e Parisit, dyshime për ndihmë të autorit nga brenda! “Përlau” 60 mijë euro në tre minuta

03/11/2026

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, identikohen 69 viktimat: 54 spanjollë dhe 15 të huaj

03/11/2026

Demokratët në SHBA shpresa të mëdha për fitore, por a kanë të drejtë sondazhet e bëra?!

03/11/2026

“Dhuna në protestë jo nga populli, por nga një grup i vogël”- Rama debaton me gazetaren: Po më provokoni? Unë do e lë këtë punë ditën kur…

03/11/2026

Kryeministri kroat: Zgjedhjet franceze mund të pengojnë zgjerimin e BE-së

03/11/2026

“Britanikët të kthehen në shtëpi, por duhet të presin se janë pas nesh”- Rama batuta nga Brukseli: I inkurajoj të luftojnë krimin e organizuar!

03/11/2026

“Kemi shtim të buxhetit për arsimin”- Kumbaro: Rriten bursat për studentët në nevojë, mbështetja shtrihet edhe në Master

03/11/2026

E trishtë/ Ndërron jetë në Spitalin e Traumës avokati i njohur Saimir Vishaj!

03/11/2026

Presidentja e Maqedonisë së Veriut kundërshton kërkesat e Bullgarisë për ndryshime kushtetuese

03/11/2026

Hoxha takohet me Krichbaum në Berlin: Gjermania, partner kyç në udhëtimin evropian të Shqipërisë!

03/11/2026

Britania dhe BE bien dakord për të hequr kontrollet e Brexit-it mbi ushqimet dhe produktet shtazore

03/11/2026

Sulmi masiv kibernetik, “shkrijnë” edhe frigoriferët e Athinës, preken shumë supermarkete në Greqi!

03/11/2026

“Vajza u gjet e pajetë në shtratin e babait të saj”- 65-vjeçari i mori jetën të birit, pasi pa se ai kishte vrarë foshnjën e tij 3-muajshe!

03/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Mashtrime me investime online, operacion në Kosovë për goditjen e rrjetit ndërkombëtar! Bastiset një Call-Center, dëmi 4 mln euro
  • Zgjedhjet në SHBA, kur priten rezultatet e para dhe cilat gara do të jenë vendimtare?

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.