AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Drejtori i Nobelit për Paqe: S’ndjemë presion nga Trump, çmimi ishte vendosur prej kohësh

by SHT Media
10/10/2025
in Botë
6
0
Drejtori i Nobelit për Paqe: S’ndjemë presion nga Trump, çmimi ishte vendosur prej kohësh
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Çmimit Nobel, Kristian Berg Harpviken, intervistë për gazetarin Antonello Guerrera, për La Repubblica

LONDËR – Çdo gjë mund të ndodhte në çmimin shumë të pritur, Nobel për Paqen 2025, që u shpall sot dhe u fitua nga politikania opozitare venezueliane, Maria Corina Machado.

Edhe Donald Trump mund ta fitonte këtë çmim të lakmuar. Por në këtë intervistë për La Repubblica, drejtori i Institutit të Nobelit dhe njëkohësisht sekretari zyrtar i Komisionit të çmimit, norvegjezi Kristian Berg Harpviken tha se fituesi ishte shpallur më herët dhe se takimi i fundit i drejtuesve të Çmimit Nobel është mbajtur më 6 tetor.

“Takimi ynë i fundit është mbajtur të hënën, më 6 tetor, dhe nuk ka të tjerë të planifikuar”.

Pra, përpjekja e jashtëzakonshme diplomatike e presidentit amerikan në orët e fundit për një armëpushim të parë në Gaza nuk do ta ndryshojë vendimin?

Pikërisht.

Berg Harpviken foli në mënyrë të jashtëzakonshme në prag të shpalljes së çmimit, në një ceremoni, që u mbajt këtë mëngjes në Oslo.

63 vjeçari, ish-drejtor i Institutit për Kërkime mbi Paqen në Oslo, sociolog dhe studiues në zona lufte si Afganistani, që nga janari i këtij viti është në krye të Institutit Norvegjez Nobel, si dhe sekretar i Komisionit për çmimin.

Roli i tij, siç na shpjegon, është që të organizojë takimet e anëtarëve të Komisionit.

“Puna ime është të organizoj takimet e anëtarëve të Komisionit, t’i strukturoj ato dhe të kërkoj studimet më të mira të ekspertëve, për vlerësimin përfundimtar të kandidatëve”.

Me fjalë të tjera, ai nuk ka munguar në asnjë nga mbledhjet e fshehta të Komisionit.

Intervista

Zoti Berg Harpviken, keni zgjedhur një vit të qetë për të nisur detyrën tuaj…

Por edhe shumë emocionues…

Pas paqes në Gaza, ndoshta Trump e meritonte ta fitojë çmimin?

Puna e Komisionit është përcaktuar nga testamenti i Alfred Nobelit, i cili thotë se çmimi i jepet ‘personit që është dalluar gjatë vitit të kaluar’. Për ne, kjo do të thotë, vlerësim para datës së fundit të aplikimeve, më 31 janar. Aty përqendrohet vëmendja jonë.

Pra, gjithçka që është bërë pas 31 janarit nuk ka rëndësi?

Ashtu është. Ajo që ndodh pas kësaj date mund të luajë një rol dytësor, por më së shumti ka rëndësi ajo që ka ndodhur para 31 janarit.

Edhe nëse ndodh diçka monumentale ndërkohë, si marrëveshja historike e paqes nga Trump për Gazën, kjo nuk ndryshon vendimin e marrë nga Komisioni?

Pikërisht kështu. Për dy arsye. Së pari, ajo që ndodh pas 31 janarit nuk mund të jetë kurrë arsyeja kryesore për çmimin. Së dyti, procesi i vendimmarrjes zgjat me muaj gjatë vitit. Takimi i parë zhvillohet në shkurt, pastaj mbledhim të gjitha analizat e ekspertëve për të mbështetur kandidaturat, të cilat natyrisht mbeten konfidenciale. Në fund, pas një serie takimesh, zakonisht e vendosim fituesin në gjysmën e dytë të gushtit ose në shtator. Rrallë herë ndodh që të ketë vendimmarrje, më vonë se kaq. Dhe sidoqoftë, mbledhja jonë e fundit ishte të hënën që shkoi. Nuk e ndryshojmë mendimin në natën e fundit.

Trump ka ushtruar presion të madh, publik dhe privat, për ta fituar këtë çmim. A e keni ndier këtë presion?

Jo, asnjë presion të drejtpërdrejtë, në asnjë mënyrë. Sigurisht, ka pasur vëmendje të madhe dhe ka shumë fushata. Por ne kemi procedura dhe metoda të qarta, injorojmë zhurmën e jashtme dhe bëjmë vlerësime pa ndonjë ndikim, në mënyrë që të marrim gjithmonë vendimin më të mirë. Integriteti i procesit më ka habitur edhe mua.

Por thuhet se Trump ka ushtruar presion edhe mbi qeverinë norvegjeze dhe ish-sekretarin e NATO-s, Stoltenberg, për ta fituar Nobel-in, duke kërcënuar me sanksione. A ka ndërhyrë qeveria norvegjeze te ju?

Jo. Edhe pse, siç përcaktohet nga Alfred Nobeli, disa anëtarë të jurisë zgjidhen nga Parlamenti Norvegjez, ata mbeten absolutisht të pavarur. Dëshmi për këtë është Çmimi Nobel për aktivistin kinez Liu Xiaobo në vitin 2010, pavarësisht kërcënimeve nga Pekini. Nëse do të kishte ndikim nga qeveria norvegjeze, nuk besoj se Liu do ta kishte fituar ndonjëherë

Por, të gjitha këto vëmendje dhe presione janë të mira apo të këqija për Nobel-in për Paqen?

Debati për çmimin është, natyrisht, pozitiv. Por për ne, gjëja më e rëndësishme është të zgjedhim fitues që mishërojnë vlerat e Nobelit, si vjet me shoqatën japoneze “Nihon Hidankyo”, për të nënvizuar shqetësimet tona mbi armët bërthamore. Sot, Nobel-i për Paqen është më i rëndësishëm se kurrë, në një botë që po shkon në drejtim të kundërt, drejt luftës. Është thelbësore të tregojmë se ka dritë në fund të tunelit, se ka shpresë, duke shpërblyer ata që punojnë çdo ditë për ta bërë botën më të mirë.

Procesverbalet e vendimeve tuaja bëhen publike vetëm pas pesëdhjetë vitesh. A nuk do të duhej më shumë transparencë për Nobel-in për Paqen?

Ne duam të jemi absolutisht transparentë. Por, duhet edhe njëfarë sekreti. Do të ishte e vështirë të kishim një proces të shëndetshëm dhe të paanshëm, nëse do të publikohej lista e finalistëve. Por më e rëndësishmja është të garantohet siguria e kandidatëve. Dhe jemi krenarë për këtë, 125 vjet pas çmimit të parë Nobel për Paqen.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

04/11/2026

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

04/11/2026

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

04/11/2026

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

04/11/2026

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

04/11/2026

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

04/11/2026

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

04/11/2026

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

04/11/2026

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

04/11/2026

Humbja e republikanëve në SHBA/ Aktivisti tregon çfarë duhet të ndryshojë partia e Trump, mesazh edhe për shqiptarët

04/11/2026

Trump shqyrton shkarkimin e Pete Hegseth nga posti i sekretarit të Mbrojtjes

04/11/2026

“Lufta diskreditoi konceptin ‘Amerika e para’”, Bimo: Zgjedhjet, referendum ndaj presidencës Trump

04/11/2026

Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

04/11/2026

Hoxha takon Beyer në Berlin: Në fokus, angazhimi më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

04/11/2026

Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

04/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë
  • Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.