AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Dosja e 3 zyrtarëve të policisë del ‘Nul’ në gjykatë. Apeli revokon masat për shefin e AMP Korçë dhe dy vartësit…

by Alb Times
26/07/2026
in Kronikë, Kryesore
6
0
Dosja e 3 zyrtarëve të policisë del ‘Nul’ në gjykatë. Apeli revokon masat për shefin e AMP Korçë dhe dy vartësit…
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një operacion policor i “shitur” në media si sukses në goditjen e 3 punonjësve të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Korçë dhe Elbasan, ka rezultuar një dështim total.

Gjykata e Apelit Tiranë, ka revokuar të gjitha masat e sigurisë për zyrtarët e AMP-së të proceduar për “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie” kryer në bashkëpunim.

Pesë ditë më parë në 22 korrik 2026, gjyqtari i Apelit Tiranë, Genti Dokollari, vendosi revokimin e 3 masave të sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, që gjykata e shkallës së parë në Elbasan, vendosi ndaj Glodian Ahmetaj, Klevis Hoxha dhe Devis Ago.

Ndërsa vetë prokuroria e Elbasanit, kishte kërkuar caktimin e masave të sigurisë “Arrest shtëpie”, për 3 ish-zyrtarët e AMP-së Korçë. Kjo kërkesë nuk e pranua nga gjykata e Apelit, e cila hoqi totalisht të gjitha masat e sigurisë.

Ajo që në muajin qershor 2026, nisi me shumë vrull dhe njoftime sensacionale nga ana e AMP-së dhe prokurorisë së Elbasanit, në muajin Korrik 2026 përfundoi në një vendimmarrje tragjike në gjykatën e Apelit.

Pasi gjyqtari Dokollari, konstatoi se dosja nuk ka prova të elementëve penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, ndaj vendosi të revokojë masat për 3 zyrtarët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Aktualisht Glodian Ahmetaj, Klevis Hoxha dhe Devis Ago, janë totalisht të lirë dhe se dosja me Nr. 238 e regjistruar në Elbasan për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”

Kjo është një çështje penale që fillimisht u referua në prokurorinë e Posaçme SPAK, e cila pasi kreu hetime nuk konstatoi asnjë vepër penale për “Grup të strukturuar kriminal” apo qoftë dhe “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”.

Nisur nga kjo situatë prokurorja e çështjes Doloreza Musabelli, në muajin 9 shkurt 2026, ka vendosur të shpallë moskompetencën e kësaj çështje penale, duke ja referuar materialet hetimore prokurorisë së Elbasanit.

Një ditë më pas, në 10 shkurt 2026, SPAK ka njoftuar prokurorinë e Elbasanit, për këtë vendimmarrje dhe më tej në datën 2 Mars 2026, prokurorja e Elbasanit, Jonida Allushi, ka vendosur të regjistrojë dosjen penale me Nr. 238 në ngarkim të ish-zyrtarëve të AMP-së Korçë, Glodian Ahmetaj, Klevis Hoxha dhe Devis Ago.

Në qershor 2026, prokurorja e çështjes kërkoi caktimin e masave të sigurisë “arrest në shtëpi” për 3 ish-zyrtarët e AMP-së. Ndërsa gjykata e Elbasanit vendosi të caktoi masën e “Detyrimit për tu paraqitur” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

Por tashmë ky vendim është prishur nga Gjykata e Apelit Tiranës, duke zhveshur totalisht nga masa e sigurisë 3 zyrtarët e proceduar të AMP-së.

Kujtojmë se që nga nisja e hetimeve për këtë rast, paralelisht në AMP janë marrë një seri veprimesh administrative për largimin nga detyra të ish-shefit të AMP-së Korçë, Glodian Ahmetaj.

Mësohet se në 5 gusht 2025, drejtuesi i AMP-së nxori Urdhrin nr. 582 “Për transferim dhe emërim në detyrën e Këshilltarit të Drejtorit të Përgjithshëm”, detyrë e cila u kundërshtua në gjykatë si jo e barazvlefshme.

Më tej drejtuesi i AMP-së nxori Urdhrin nr. 590 “Për përjashtim nga detyra” të Glodian Ahmetaj.

Ndërkohë në 14 Gusht 2025, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me Vendimin nr. 168, pranoi kërkesën e Glodian Ahmetaj, për sigurimin e padisë, pezulloi zbatimin e urdhrave nr. 582 dhe nr. 590 dhe urdhëroi ekzekutimin e menjëhershëm të vendimit të gjykatës.

Pavarësisht vendimit për sigurimin e padisë, Glodian Ahmetaj, nuk është rikthyer asnjëherë efektivisht në detyrë dhe nuk ka ushtruar funksionet e Drejtorit Rajonal të AMP-së Vlorë–Gjirokastër.

Ndërkohë në 17 qershor 2026, drejtori i AMP-së nxori Urdhrin nr. 541 për “ripranimin” në detyrë, duke parashikuar fillimin e të drejtave administrative dhe financiare nga data 18 qershor 2026, urdhër i kundërshtuar si i papajtueshëm me vendimin gjyqësor të dhënë në 14 Gusht 2025.

Vetëm 5 ditë nga ky “ripranim”, në 22 qershor 2026 Gjykata e Elbasanit mer vendimin për caktimin e masave të sigurisë dhe kontrollin e banesave të ish-zyrtarëve Glodian Ahmetaj, Devis Ago dhe Klevis Hoxha.

Një skenar i orkestruar nga shefat e AMP-së dhe prokurorisë së Elbasanit. Ndërkohë që 1 muaj më pas, 22 korrik 2026 ndaj Glodian Ahmetaj, AMP-ja nis një procedim disiplinor me qëllim penalizimin për mos ushtrimin e detyrës./syri

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.