AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Doja të isha perfekte”, postimet e nënës që mbyti në shtrat fëmijën e saj të mitur

by SHT Media
06/11/2023
in Botë
6
0
“Doja të isha perfekte”, postimet e nënës që mbyti në shtrat fëmijën e saj të mitur
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Monia Bortolotti u arrestua me akuzën e vrasjes. 27-vjeçarja, e cila jetonte në Pedrengo (Bergamo), gjithmonë pohoi se fëmijët e saj – Alice 4 muajsh, Mattia 2 muajshe – kishin vdekur nga sindroma e vdekjes në shtrat.

Alice vdiq në 15 nëntor 2021, ndërsa Mattia vdiq më 25 tetor 2022. Në rastin e parë, gruaja pretendoi se vdiq sepse u mbyt nga regurgitimi (rikthimi i lëngjeve dhe/ose ushqimeve në gojë). Për vdekjen e fëmijës së dytë, ajo kishte thënë se kishte rënë në gjumë me foshnjën dhe për këtë arsye do ta kishte shtypur atë me trupin e saj. Megjithatë, autopsia zbuloi diçka krejtësisht të ndryshme. Mattia, në fakt, do të kishte vdekur “nga asfiksia akute mekanike për shkak të ngjeshjes së gjoksit”. Nuk do të ishte e mundur të kryhej i njëjti ekzaminim për Alice-n e vogël për shkak të dëmtimit të arkivolit.

Në një mesazh që Bortolotti ndau në grupin Sids Awareness më 1 shkurt, gruaja rrëfeu dy tragjeditë dhe shkroi: “Dhe ditë e natë vazhdoj të pyes veten se si ndodhi dhe nëse është vërtet e mundur të mbijetosh këtë dhimbje, sepse fëmijët nuk duhet të jenë askund veçse në krahët e mamasë dhe babit”.

“Prokuroria më fajëson mua, sikur të isha në kërkim të kësaj tragjedie”. Ajo më pas vazhdoi duke thënë: “Askujt nuk i intereson që fëmijët e mi kujdeseshin dhe mbaheshin si lule të vogla, perfekte. Askujt nuk i intereson se sa dëshpërimisht u përpoqa të bëhesha nëna që nuk e kisha pasur kurrë.”

Fjalë shumë të ngjashme me ato të përdorura në një tekst tjetër të botuar në të njëjtin grup më 13 tetor: “Unë shkoj përpara vetëm për të mbrojtur dashurinë e pamasë që ndjej për fëmijët e mi nga akuzat e prokurorit, sepse fëmijët e mi ruheshin si xhevahire, ishin të përsosur. Ishin gëzimi që kisha kërkuar gjithë jetën”.

Edhe në një tekst tjetër të gjatë, gruaja shpjegoi se ishte zhytur nga faji “që nuk kam bërë sa duhet për fëmijët e mi, që nuk mund t’i shpëtoja, po më shkatërron mua”. Ajo thotë se Alice vdiq teksa flinte dhe se nuk e kuptoi menjëherë pasi po bënte dush: “Nuk isha larë gjithë mëngjesin, nuk mund të vazhdoja pa u larë!”. Më pas ajo shpjegon se ka qenë gjithmonë e shqetësuar “për dëshirën për të qenë një nënë perfekte”. Madje për fëmijën shprehet “Mattia duhej të ishte mrekullia ime, ai ishte mrekullia ime”.

Më pas ajo pretendon se nuk mund të konceptojë asnjë lloj dhune mbi asnjë qenie të gjallë “aq më pak fëmijët e mi! Dhe tani jetoj për të mbrojtur dashurinë time, sepse nëse më duhet të mendoj se si jam në të vërtetë, kam vdekur prej kohësh së bashku me engjëjt e mi të vegjël”./Liberale.al

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026

Pas kullës te Tajvani qëndron Ina Zhupa me Gulfin. Pse PD po sulmon projektin transformues? Xhelozi nga Zeni dhe dhëndri?

08/10/2026

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri
  • BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.