AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Diversioni i Ramës me Shtetin Bektashi, kush është amerikani që po projekton “Vatikanin Shqiptar”?

by Alb Times
25/08/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Diversioni i Ramës me Shtetin Bektashi, kush është amerikani që po projekton “Vatikanin Shqiptar”?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Projekti i Edi Ramës për krijimin e një shteti sovran të Urdhrit Bektashi në mes të Tiranës, i shpallur me bujë ndërkombëtare gati dy vjet më parë, vazhdon të prodhojë tituj në mediat e huaja, ndërsa në Shqipëri ende nuk janë bërë publike hapa konkretë juridikë për realizimin e tij.

Gazeta e njohur holandeze “NRC” i ka kushtuar një reportazh të gjatë projektit, duke sjellë dy elemente që hedhin më shumë dritë mbi nismën: mënyrën se si ideja e Ramës shërben për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe njeriun që është angazhuar tashmë për ta kthyer atë nga një deklaratë politike në një projekt shtetformues.

Ai është Christopher Hyland, një 78-vjeçar nga Nju Jorku, sipërmarrës në industrinë e tekstileve, investitor në pasuri të paluajtshme dhe ish-këshilltar i presidentit amerikan Bill Clinton. “NRC” e prezanton me një fjali që përmbledh rolin që ai pretendon se ka luajtur ndër vite: një njeri që gjendet “në djepin e shteteve të reja”.

Hyland i ka treguar gazetës holandeze se ka punuar për 11 vjet për pavarësinë e Kosovës, ka qenë i përfshirë në bisedimet e paqes për Irlandën e Veriut dhe se gjatë një pushimi në Maltë kishte hartuar edhe një plan për t’i dhënë një formë sovraniteti Urdhrit të Maltës.

Tani projekti i tij i radhës është në Tiranë.

Hyland është angazhuar si “i dërguar special” për krijimin e asaj që është prezantuar ndërkombëtarisht si një lloj “Vatikani i ri”: një shtet sovran për Urdhrin Bektashi brenda territorit të kryeqytetit shqiptar.

Ideja u bë publike nga Edi Rama në vitin 2024 dhe mori menjëherë vëmendjen e mediave më të mëdha ndërkombëtare. Kryeministri foli më pas edhe në Kombet e Bashkuara për projektin, duke argumentuar se komuniteti Bektashi, një urdhër mistik sufi brenda Islamit, duhet të kishte një enklavë sovrane të modeluar sipas Vatikanit.

 

Diversioni i Ramës me Shtetin Bektashi, kush është amerikani

Sipas projektit të prezantuar, “Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi” do të shtrihej në rreth 11 hektarë në Tiranë dhe do të kishte qeverisjen, kufijtë dhe pasaportat e veta.

Por pothuajse dy vjet më vonë, pikërisht realizimi konkret i projektit mbetet pikëpyetja kryesore.

“NRC” shkruan se është ende shumë e pasigurt nëse planet ambicioze do të bëhen ndonjëherë realitet. Për ta shtyrë përpara projektin është angazhuar pikërisht Christopher Hyland.

Historia e përfshirjes së tij kalon edhe përmes një shqiptari tjetër, Hazis Vardar, pronar i muzeve kushtuar Banksy-t dhe realizues i një dokumentari për Bektashinjtë. Sipas reportazhit, Vardar e prezantoi Hylandin rreth tre vjet më parë me kreun botëror të Bektashinjve, Baba Mondin.

“Ai takim ishte dashuri me shikim të parë”, thotë Hyland për takimin me Baba Mondin.

Vardar, i cili jeton në Paris dhe identifikohet si Bektashi edhe pse nuk është besimtar praktikues, paraqitet si i dërguar i posaçëm i Bektashinjve për Europën. Hyland mban të njëjtin rol për Amerikën.

Në praktikë, dy burrat po veprojnë si përfaqësues ndërkombëtarë të një shteti që ende nuk ekziston.

“Ne jemi njerëzit që flasim në të gjithë botën për Bektashinjtë. Dhe mendoj se Hazis dhe unë jemi zgjedhur mirë për këtë”, thotë Hyland.

Amerikani këmbëngul se angazhimi i tij nuk lidhet me para apo interesa biznesi.

“Nuk paguhem për këtë dhe nuk kam asnjë interes biznesi. Një orë floriri, statusi apo edhe titulli ambasador nuk më interesojnë. Për mua bëhet fjalë për të dhënë një kontribut në histori”, deklaron ai për “NRC”.

Por përtej lobimit ndërkombëtar dhe ambicies për të krijuar shtetin më të vogël në botë, reportazhi holandez rikthen debatin te motivi politik që qëndron pas idesë së Ramës.

Analisti politik Lutfi Dervishi, ish-drejtor i Transparency International Albania, thotë për “NRC” se ideja e një shteti sovran Bektashi nisi si një “PR stunt”, një lëvizje publicitare për të tërhequr vëmendjen.

Sipas Dervishit, nisma kishte si synim të promovonte Shqipërinë si vend të tolerancës fetare, por njëkohësisht prodhoi një efekt të qartë politik për kryeministrin.

“Me këtë Rama e zhvendosi fokusin nga problemet e brendshme drejt diçkaje të madhe dhe simbolike”, thotë Dervishi.

Ky është edhe një nga elementet më të forta të reportazhit të “NRC”. Projekti i “shtetit Bektashi” vendoset në një model më të gjerë të komunikimit politik të Ramës: ide, deklarata dhe projekte me aftësi të madhe për të prodhuar vëmendje brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Diversioni i Ramës me Shtetin Bektashi, kush është amerikani

Gazeta holandeze kujton transformimin me ngjyra të pallateve të Tiranës kur Rama ishte kryebashkiak, angazhimin e arkitektëve të huaj për projektet e kryeqytetit, ministren e krijuar me inteligjencë artificiale, pritjen e afganëve pas rikthimit të talebanëve në pushtet dhe marrëveshjen me Italinë për emigrantët.

Në të njëjtën listë futet tashmë edhe ideja e krijimit të një shteti të ri brenda Tiranës.

Dervishi është edhe më i drejtpërdrejtë kur bën bilancin e asaj që ka ndodhur që nga shpallja e projektit.

“Rama është një kërkues i suksesshëm i vëmendjes. Por, përveç retorikës, nuk shohim ende asgjë”, thotë analisti.

Problemet praktike janë të mëdha.

Për realizimin e projektit duhet të zgjidhet fillimisht raporti i tij me Kushtetutën shqiptare. “NRC” shkruan se Kushtetuta duhet të ndryshohet, ndërsa një shtet i ri nuk krijohet vetëm me një vendim të Tiranës. Ai do të kërkonte njohje nga vende të tjera dhe marrëveshje ndërkombëtare.

Gati dy vjet pas prezantimit, sipas gazetës holandeze, nuk është bërë publik ndonjë zhvillim konkret në këto drejtime.

Megjithatë, Christopher Hyland shfaqet shumë më optimist. Ai e konsideron idenë e Ramës për shtetin Bektashi pjesë të asaj që e quan vizioni i kryeministrit shqiptar. Sipas tij, projekti mund ta vendosë Shqipërinë në hartën ndërkombëtare dhe të transmetojë një imazh pozitiv të vendit.

“Tregon një botë dashamirëse, plot pozitivitet”, thotë Hyland.

Admirimi i tij për Ramën shkon përtej projektit Bektashi. Në reportazhin e “NRC”, amerikani flet me superlativa për kryeministrin shqiptar si artist dhe për arkitekturën e Tiranës.

“Pikturat e tij janë ndër më madhështoret që kam parë në këtë zhanër. Skulpturat e tij janë të shkëlqyera dhe në Tiranë sheh kryevepër pas kryevepre të arkitekturës së shekullit XXI. E gjithë kjo rrezaton prej tij”, shprehet Hyland.

“NRC” e pyet edhe për anën tjetër të realitetit shqiptar: protestat kundër qeverisë, korrupsionin dhe debatet që kanë shoqëruar projektet e mëdha të zhvillimit.

Hyland nuk i jep të njëjtën peshë këtyre kritikave.

“I respektoj protestat dhe vij nga një vend me një traditë të gjatë të mbrojtjes së natyrës. Por ky vend ka shumë nevojë për zhvillim ekonomik”, përgjigjet ai.

Edhe kritikën se projekti i shtetit Bektashi ka mbetur në vend për gati dy vjet, amerikani e refuzon.

“Sa herë kanë parë këta kritikë të krijohet një shtet? Asnjëherë. Nuk kemi qenë kurrë kaq afër. Dhe nesër do të jemi përsëri një hap më afër”, thotë Hyland.

Kështu, gati dy vjet pasi Rama e hodhi në skenën ndërkombëtare idenë e një “Vatikani Bektashi”, projekti vazhdon të jetojë në dy plane krejt të ndryshme. Në Shqipëri mungojnë ende hapat publikë kushtetues dhe ndërkombëtarë që do ta shndërronin idenë në shtet. Jashtë vendit, ndërkohë, një ish-këshilltar i Bill Clinton dhe një përfaqësues europian po punojnë për t’i dhënë projektit mbështetje dhe profil ndërkombëtar.

Për kritikët, “Shteti Bektashi” mbetet një tjetër ide e madhe simbolike me të cilën Rama arrin të zhvendosë vëmendjen nga problemet e brendshme dhe ta vendosë veten e Shqipërinë në faqet e mediave botërore. Për Christopher Hyland, përkundrazi, bëhet fjalë për një projekt historik që është më pranë realizimit se kurrë.

Mes këtyre dy leximeve qëndron pyetja që mbetet ende pa përgjigje: kur do të shndërrohet projekti nga retorikë dhe diplomaci informale në një proces konkret juridik për krijimin e një shteti të ri brenda Tiranës? /Pamfleti

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë

15/09/2026

Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit

15/09/2026

SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15/09/2026

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

15/09/2026

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

15/09/2026

“SPAK përgjon gjyqtarët”/ Artan Hoxha: Janë prishur balancat, Strasburgu po i rrëzon vendimet e vetting-ut

15/09/2026

Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish

15/09/2026

Lufta e egër e Berishës ndaj Azem Hajdarit nga përgjimi, shantazhi, përjashtimi nga PD tek ndëshkimi i së bijës. Akuzat: Spiun i Sigurimit, ordiner dhe klloun i politikës

15/09/2026

Topçiu i Maliqit skemë korrupsioni me Shpresa Nikën e Shkodrës? Tendera pa plotësuar kriteret dhe mashtrim me volumin e punimeve

15/09/2026

“Punë oligarkësh”, apo jo z.zëvendësministër?

15/09/2026

Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit

14/09/2026

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat

14/09/2026

Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

14/09/2026

Ilir Meta del nga kafazi i qelqtë, Apeli pranon kërkesën që gjyqin ta ndjekë pranë avokatit

14/09/2026

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do të funksionojë

14/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë
  • Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit
  • SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.