• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Dilemat e PD dhe Kuvendi, Ivi Kaso: Riformatimi i Partisë Demokratike nuk është tabu

31/08/2025
in Politikë
Dilemat e PD dhe Kuvendi, Ivi Kaso: Riformatimi i Partisë Demokratike nuk është tabu

Mes dilemës së pranimit apo refuzimit të mandateve, demokratët janë në pritje të mbledhjes së forumeve për të shuar pikëpyetjet për rrugën në të cilën duhet të ecë opozita në legjislaturën e re.

Koha nuk është në anën e opozitarëve, pasi më 10 shtator mbaron mandati i Kuvendit të vjetër dhe pritet të thirret i riu, duke imponuar vendimmarrje të shpejtë.

“Dilema është legjitime, që opozita të përballet me këto institucione, pavarësisht që nuk ia njeh legjitimitetin, apo thjesht të mjaftohet me mosnjohjen dhe injorimin e tyre. Ditët e para të muajit shtator, Kryesia e PD, Këshilli Kombëtar dhe – unë kam propozuar bashkë me shumë kolegë të tjerë – mbajtjen e një Kuvendi Kombëtar në një kohë të afërt, i cili do të përcaktojë piketat kryesore të aksionit politik të Partisë Demokratike dhe do të marrë vendimmarrje të rëndësishme”, shprehet Ivi Kaso, deputet i zgjedhur i PD.

Të vjetrit propozojnë rrugë radikale, por të rinjtë, të cilët presin për t’u ulur për herë të parë në karrigen e deputetit, mbështesin opsionin e betejës brenda institucioneve.

“Qëndrimi im është që PD nuk ka luksin të braktisë asnjë llogore beteje. PD dhe opozita duhet t’i marrin mandatet, pavarësisht se në një Parlament të cilit i mungon tërësisht legjitimiteti – i dalë nga një palë zgjedhje që kanë qenë tërësisht të pabarabarta – duhet që betejën e saj ta bëjë dhe ta çojë përpara edhe në këto forume.”, shton Ivi Kaso.

 

Në një intervistë për Top Channel, deputeti i zgjedhur Ivi Kaso pranon se rifreskimi i strukturave dhe riformatimi i partisë pas humbjes nuk duhet të jetë tabu. PD duhet të vendosë gishtin në plagë për të kuptuar edhe gabimet e saj, përmes një analize që nuk duhet të përdoret për “koka turku”.

“Kjo analizë është koha të fillojë nga lart-poshtë, pra që nga vlerësimi i performancës së Kryesisë së Partisë Demokratike, me drejtuesit politikë, sekretarët e saj, hierarkinë e lartë ekzekutive, për të kaluar më tej tek vlerësimi i punës së secilit anëtar të Këshillit Kombëtar, më pas të kalojë në vlerësim performance në nivel degësh, grup seksionesh, duke shkuar deri tek seksioni më i fundit. Kështu, dhe kjo historia e rifreskimit dhe e riformatimit të partisë sigurisht nuk është një tabu. Pas një procesi elektoral të tillë, siç ishte farsa zgjedhore e 11 majit, partia ka nevojë të shohë qoftë edhe një brez të ri që afrohet për të marrë përgjegjësitë politike dhe organizative që i takojnë.”, thotë ai për gazetaren e TCH, Elda Menga.

Për analizën, propozon që të ngrihet një grup pune në përbërje të së cilit të jenë personalitete të Partisë Demokratike që nuk ishin pjesë e garës elektorale të 11 majit, ndërsa prej saj duhet të amnistohet vetëm kryetari i PD, Sali Berisha, i cili, në bindjen e Ivi Kasos, ka punuar më shumë se të gjithë.

Më të lexuarat

  • Të fshehtat pas fotos familjare në Samitin e NATO-s

    Të fshehtat pas fotos familjare në Samitin e NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erdogani habit liderët e NATO-së, u dhuron nga një revolver me emrin e tyre; Starmer-it ia sekuestrojnë në Britani

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Thellohet skandali, qeveria dha 4 mln euro për të blerë biletat e Kanye West; administrata dhe nxënësit me detyrim në koncert

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në tetor kemi zgjedhje”, Vuçiç: Ato parlamentare do të mbahen të parat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marjana Koçeku i del sërish kundër Ramës: Jep para për zjarret, jo për koncertin e Kanye West!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhurata e madhe që Rama i çoi Erdoganit në valixhe: a u tërhoqën “taboret” e tij nga protesta?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhuna online dhe pirateria, AKEP kërkon ndryshime ligjore: Ndërhyrje brenda 30 minutash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Prishje në pazare? Shkëlzen Berisha sulmon klientin e tij Klod Allajbeun që ka kapur sektorin e shëndetësisë, mesazh përmes Flamur Nokës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I paprekshmi Dritan Agolli; 2 tenderë të rinj, 12.72 milionë euro, vazhdon batërdinë në Fondin Shqiptar të Zhvillimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetari nuk zë mend pasi e rrahën për Luana Vjollcën: Françeska Murati la burrin në Londër, erdhi për dashnorin në Tiranë. Reagon ish misi: Nuk është e vërtetë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!