Vijon dhuna prej disa orësh në rrugët e Tiranës. Një grup protestuesish kanë ndezur zjarr edhe në Ministrinë e Drejtësisë.
Pas Ministrisë së Arsimit, Financave, Bashkisë, Ministrisë së Brendshme e Kryeministrisë, tashmë protestuesit ka zhvendosur revoltën e tyre te “Drejtësia”.
Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit, protestuesit vijojnë dhunën nëpër rrugët dhe lagjet e kryeqytetit.
Policia ka ndërhyrë, duke i shpërndarë me gaz lotsjellës.
Burimi: Kronikë
