AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Detaje të reja nga trafiku i armëve, koka e rrjetit pritet të esktradohet nga Kosova

by SHT Media
13/12/2024
in Kronikë
6
0
Detaje të reja nga trafiku i armëve, koka e rrjetit pritet të esktradohet nga Kosova
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Personi që shikoni në foto është Valter Osmani, i konsideruar si një nga kokat e trafikut të armëve që u godit një ditë më parë nga sektori i Trafiqeve në Policinë e Tiranës në bashkëpunim me autoritetet kosovare.

Osmani është një nga personat e arrestuar në Kosovë, por pritet që ai të ekstradohet për shkak se provat që e përfshijnë atë në këtë veprimtari kriminale ndodhen në duart e hetuesve të Tiranës.

I arrestuari është banues në zonën e Kombinatit. Policia gjatë kontrollit në banesën e tij gjeti një pjesë të armëve të sekuestruara.



Këto armë dyshohet se në ditët në vijim do të shkëmbeheshin me kokainë.

Burime nga grupi hetimor shprehen se ka dyshime të forta se shtëpia përdorej si bazë për fshehjen e armëve dhe drogës.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar 6 persona në Shqipëri. Euxhenjo Manushi i kapur pak ditë më parë me 1 kg kokainë të pastër së bashku me Klajdi Serjanin rezulton gjithashtu i përfshirë në trafikun e drogës dhe të armëve të zjarrit. Manushit i është komunikuar akuza në qeli.

Në këtë skemë të dyshuar si të përfshirë janë edhe Endri Papa, Aurel Manreka, Gersi Llozha, Kleo Muçalliu dhe Tonin Shkami.

Referuar të njëjtave burime, Valter Osmani si dhe të arrestuarit e tjerë udhëtonin shpesh në Kosovë udhëtime që përdoreshin për të transportuar armët dhe drogën. Sendet e jashtëligjshme shpesh herë transportoheshin me makina private, por edhe me linja autobusi.

Shkëmbimi i armëve me kokainë bëhej nga 25 deri në 30 gram për kokainë të pastër. Ky shkëmbim vlente për pistoletat. Sa i takon shkëmbimit të kokainës me armë të tjera më të sofistikuara, sasi e lëndës narkotike ishte më e madhe.

Armët e zjarrit futeshin kontrabandë nga Turqia dhe më pas niste puna për modifikimin e tyre në një laborator në Kosovë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër

11/10/2026

Kodi i Etikës në Ministrinë e Arsimit! Kumbaro vendos rregulla për veshjen, dhuratat dhe përdorimin e telefonit

11/10/2026

Shqipëria vijon angazhimin në KFOR, Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit

11/10/2026

Prona private për projektet rrugore! Qeveria miraton shpronësimet në Fier dhe Tiranë

11/10/2026

Ministri Hoxha reagon ndaj Daçiçit: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme!

11/10/2026

Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

11/10/2026

Industria e armëve në Shqipëri/ Qeveria propozon TVSH zero dhe përjashtim nga taksat vendore, kontrolle më të forta për kompanitë

11/10/2026

Detaje nga atentati me tritol në Gjirokastër/ I vendosën 300 gramë eksploziv në makinë, i ati i Erigels Mela ka qenë prokuror

11/10/2026

Përndiqte ish-partneren në Itali/ Shqiptarja mbyllet në tualetin e picerisë dhe telefonon policinë, arrestohet ish-i dashuri

11/10/2026

Shpërthimi në rafinerinë greke, vdes edhe shqiptari i dytë, arrestohen 4 persona për aksidentin tragjik

11/10/2026

Shqiptarët të parët për dëbimet nga Anglia për të pestin vit radhazi, 2,247 persona u kthyen në Atdhe

11/10/2026

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Gjykata Supreme britanike cakton datën për apelin e ekstradimit

11/10/2026

Paketa e Maleve në Tepelenë, miratohen 19 aplikime nga 56 të regjistruara

11/10/2026

U mbyll në tualetin e picerisë dhe telefonoi e tmerruar, arrestohet shqiptari në Itali! Kërcënonte me telefonata dhe mesazhe ish-partneren

11/10/2026

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, gjykata në Angli cakton datën kur shqyrton ekstradimin e organizatorit dhe 4 vëzhguesve britanikë

11/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër
  • Kodi i Etikës në Ministrinë e Arsimit! Kumbaro vendos rregulla për veshjen, dhuratat dhe përdorimin e telefonit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.