AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Deputeti Sula kundër Berishës për protestat e militantëve poshtë ballkonit të tij: Duhet të dalë e t’u kërkojë të ikin! S’është zgjidhje

by SHT Media
10/01/2024
in Politikë
6
0
Deputeti Sula kundër Berishës për protestat e militantëve poshtë ballkonit të tij: Duhet të dalë e t’u kërkojë të ikin! S’është zgjidhje
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti Dashnor Sula i ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv ku foli për propozimin e bërë nga deputeti Gazment Bardhi i cili në një intervistë ditën e djeshme në Report Tv tha se duhej një koalicion te gjere opozitar. Në komentin e dhënë për deputeti tha se as Berisha dhe as Basha nuk janë zgjidhja për PD-në.

Mes të tjerash, teksa u pyet nëse do të merrte pjesë në protestat që po bëjnë militantët e Sali Berishës poshtë banesës së tij ku po mbahet në arrest shtëpie, Sula e mohoi kategorikisht diçka të tillë dhe i cilësoi protestat si diçka që nuk sjell asnjë zgjidhje.

“Unë mendoj se çdo lloj forme e protestës së opozitës ka vlerë. Por nuk jam dakord dhe nuk mendoj se është zgjidhje të shkohet poshtë rrugës ku është Berisha i cili ka atë masë sigurimi, për të cilën ne jemi shprehur se ishte në shkelje të procedurës.  Por shtoj pyetjen, më mirë ishte me atë masë sigurie që mund të shkonte një herë në 2 javë tek SPAK-u e të bëjmë atë opozitë që duhej, apo kjo që ka sot?

Mua më ndajnë shumë gjëra me Berishën, në raport sesi u bë opozigta gjatë këtyre 2 viteve. Në çdo vend normal drejtuesi i opozitës që humbet zgjedhje, jep dorëheqjen. Ndërsa këtu ka 2 vite që opozita po hahet mes vetes dhe Edi Rama qëndron në pushtet pa i hyrë asnjë gjemb në këmbë”- tha Sula.

Ai pati edhe një kritikë për kreun e Rithemelimit, duke thënë se Berisha duhet t’u bëjë thirrje personave që mblidhen poshtë banesës së tij që të protestojnë nëpër fshatat dhe qytetet ku jetojnë për situatën e vendit.

“Unë e kritikoj Berishën, duhet t’u dalë atje tu thotë ikni. Dilni në fshat e qytet 24 orë, jo të rrinë aty poshtë banesës së tij”- shtoi Sula.

Ndërsa gazetari Poli Hoxha e konsideroi thirrjen e Bardhit për koalicion të gjerë opozitar si një shpikje të tij pasi grupi i deputetëve që u distancua nga Basha ende nuk ka gjetur vendin e tyre në opozitë.

“Grupi i Bardhit që ka ngelur në ajër janë thjesht disa deputetë që janë bashkuar me Rithemelimin de facto dhe njëkohësisht shikoj që bëhet një betejë. Grupi i Bardhit po lufton të gjejë identitetin sepse iku në mënyrë pragmatiste nga PD ku këta ishin më të egrit për atë vijën e kuqe ndaj Berishës.

Ikën sepse thanë se andej është shumica dhe tani po shikojnë se edhe aty nuk po e gjejnë veten pasi nuk u dolën llogaritë për shumicën që mendonin. Tani po shpikin këto ‘federatat’. Thelbi është se kur nuk ka parim është e vështirë të gjendet një identitet”- u shpreh gazetari./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ministrisë së Arsimit iu vu zjarri, kryepolici Hita zbret në terren pas përshkallëzimit dhe tensioneve në protestë!

14/10/2026

Protesta përshkallëzohet edhe në vandalizma, nën thirrjet “digje, digje” i vihet zjarri Ministrisë së Arsimit! Të rinjtë hipin mbi muret e godinës, shikoni pamjet (VIDEO)

14/10/2026

Si ndodhi që e ndalën dorën te ambasada e Vatikanit?!

14/10/2026

Eurodeputetët i kërkojnë BE të mbrojë Gjykatën Ndërkombëtare Penale nga sanksionet e SHBA-së

14/10/2026

Lajmet e rreme për humbje jete, reagon Ministria e Shëndetësisë: Ja gjendja e të lënduarve

14/10/2026

Zgjedhjet presidenciale në Francë, gazetarja Natacha Polony i bashkohet listës në rritje të kandidatëve

14/10/2026

Nga protesta te iluzioni i krizës

14/10/2026

Lorenc Vangjeli: Lamtumirë ati im, Apostol!

14/10/2026

Rama: Protestuesit që sulmojnë policinë nuk janë studentë

14/10/2026

Protestuesit përzënë Edi Palokën dhe e lagin me ujë: Rama në burg, Berisha në burg!

14/10/2026

VIDEOLAJM / Protestuesit pajisen me maska e doreza! Kush është donatori…?

14/10/2026

IEA paralajmëron: Çmimet e naftës në Evropë mund të rriten, kriza globale zgjatet deri në 2027-ën

14/10/2026

Ekzekutim “makabër”. Ushtarakët kundërshtojnë pushkatimin e Nidal Hasan

14/10/2026

Irani përgatitet për luftë me SHBA-në, fortifikon objektet bërthamore dhe stërvit civilët

14/10/2026

BE-ja i jep Ukrainës 2.86 miliardë euro për dronë, raketa dhe sisteme mbrojtëse ajrore

14/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ministrisë së Arsimit iu vu zjarri, kryepolici Hita zbret në terren pas përshkallëzimit dhe tensioneve në protestë!
  • Protesta përshkallëzohet edhe në vandalizma, nën thirrjet “digje, digje” i vihet zjarri Ministrisë së Arsimit! Të rinjtë hipin mbi muret e godinës, shikoni pamjet (VIDEO)

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.