• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Departamenti amerikan i Drejtësisë publikon videon e tentativës së vetëvrasjes së Epstein

23/12/2025
in Botë
Departamenti amerikan i Drejtësisë publikon videon e tentativës së vetëvrasjes së Epstein

Një video e publikuar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë duket se tregon Jeffrey Epstein duke u përpjekur të kryejë vetëvrasje në qelinë e tij. TMZ raporton se videoja e tregon qartazi.

Videoja daton më 10 gusht 2019, dita kur financieri pedofil u gjet i vdekur në qelinë e tij në Manhattan ndërsa priste gjyqin për akuzat e trafikimit seksual.

Departamenti i Drejtësisë nisi të publikonte dosjet e redaktuara Epstein të premten dhe duket se videoja u është bashkëngjitur dokumenteve.

Departamenti i Drejtësisë ka sqaruar se redaktimet janë bërë për të mbrojtur privatësinë e viktimave dhe për të shmangur ekspozimin e materialeve të ndjeshme, duke theksuar se “nuk po fshihen emrat e politikanëve”. Megjithatë, shumë dokumente janë të redaktuara rëndë, gjë që ka ngritur dyshime mbi transparencën e procesit.

Departamenti ka identifikuar mbi 1 mijë e 200 viktima ose të afërm të tyre dhe ka mbajtur materiale që mund t’i ekspozonin. Por fakti që disa dosje u hoqën nga faqja zyrtare pa shpjegim ka shtuar skepticizmin.

Vdekja e Epstein është veshur me teori konspirative pasi shumë njerëz nuk besojnë se ai u vetëvra. Autoritetet deklarojnë se shkaku i vdekjes së tij ishte akti i vetëvrasjes, por vëllai i financierit, Mark, beson se ai u vra.

Në dosje ka edhe fotot të tijat me vajza të vogla dhe pamje nga ‘strofulla’ e tij.

Në to shfaqen edhe personazhe të njohur si Bill Clinton, Kevin Spacey, Walter Cronkite, Michael Jackson, Diana Ross, Mick Jagger, Chris Tucker, David Copperfield etj.

Autoritetet theksojnë se përfshirja e këtyre emrave nuk do të thotë se ata kanë kryer ndonjë vepër penale.

Shumica e tyre kanë mohuar çdo lidhje me krimet e Epstein.

Sipas Departamentit të Drejtësisë, qindra mijëra faqe të tjera janë ende në proces shqyrtimi dhe pritet të publikohen në javët në vijim.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • “Paguani gjobat tani”/ Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Mos klikoni linqe të dyshimta!

    “Paguani gjobat tani”/ Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Mos klikoni linqe të dyshimta!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni “Fasada”/ Goditet një tjetër call center në Tiranë, arrestohen 2 administratorët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do të jesh pjesë e trekëndëshave?” Marrëdhënia me Adionin, vëllai i Fabjolës kundër: Kam ardhur të të marr në shtëpi, nuk po respekton parimet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Witkoff dhe Kushner në Islamabad për negociata, Irani e mohon: S’kemi planifikuar një takim!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Cerrik, humb jetën një person

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!