AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Del kandidatura e parë e pavarur në Vlorë, Dionis Sota kërkon mbështetjen opozitare

by SHT Media
07/10/2025
in Politikë
6
0
Del kandidatura e parë e pavarur në Vlorë, Dionis Sota kërkon mbështetjen opozitare
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Del kandidatura e parë e pavarur në Vlorë për kryetar bashkie. Bëhet fjalë për Dionis Sotan, turoperator dhe njëkohësisht kryetar i shoqatës turistike Arta. Ai ka shpallur kandidaturën si kandidat të pavarur për bashkinë e këtij qyteti përmes një postimi në Facebook, ku ka renditur edhe pikat kryesore të programit të tij për Vlorën nga transparenca në buxhet tek infrastruktura për lagjet problematike, Start-up për Rininë, Lagje të Reja Sociale dhe plazhe me standarde europiane.

Ai u ka bërë thirrje partive opozitare dhe jo vetëm, të bashkohen për të mbështetur kandidaturën e tij.

Postimi i plotë në Facebook

Thirrje zemre për Vlorën Tonë të Dashur!
Të dashur miq dhe shokë,bashkëudhetarë, banorë të Vlorës, Orikumit, Qendrës Vlorë, Novoselës dhe Shushicës!
Unë, Dionis Sota, lindur në 1980, bir i këtij qyteti të veçantë dhe plot histori që na bashkon të gjithëve,si kryetar i Shoqatës Turistike ARTA (Aulona Regional Tourism Association) dhe aktivist i hershëm për çështjet tona jetike, sot deklaroj kandidimin tim të pavarur për Kryetar Bashkie në zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit 2025.
Kjo nuk është thjesht një kandidim, është një thirrje e sinqertë bazuar ne barazinë zgjedhore, siç na e garanton Kushtetuta jonë e shenjtë! Çdo qytetar ka të drejtën të ngrihet e të thotë: “Unë do të luftoj për shtëpinë time,për familjen time,për qytetin tim!” Dhe unë po e bëj këtë si një precedent për të gjithë më pas pa asnjë dallim.
Vizioni Im është: Një Vlorë Evropiane për të Gjithë!
Imagjinoni një Vlorë të pastër, demokratike dhe plot jetë, ku halli juaj dëgjohet vërtet! Ku institucioni i bashkisë ruhet si flamuri ynë kombëtar, i shenjtë dhe i paprekshëm. Për koincidencë, këto zgjedhje përkojnë pikërisht me muajin e flamurit, festën tonë të zemrës!
Unë kandidoj me besim të plotë për një qytet ku çdo banor, nga qendra e Vlorës deri në fshatrat e Orikumit,Shushicës dhe Novoselës të ndihet i vlerësuar. Një Vlorë plot motivacion, energji dhe dashuri pa ndasi apo armiqësi! Vlora është dhe duhet të jetë e para, dhe çdo vlonjat është një perlë e çmuar!
I gjithë frymëzimi vjen për fëmijët tanë,prindërit tanë dhe gjyshrit e gjyshet e shtrenjta!
Kjo nismë personale është një sakrificë sfiduese, e lindur vetëm 48 orë më parë nga shtysa e miqve dhe koincidencat e jetës nga Zoti i vetmi far i rrugëtimit tim!
Ndiej mall dhe ligështim të thellë për të gjithë shoqërinë dhe miqtë tanë që emigruan dhe emigrojnë duke humbur shpresën në këtë perlë të Shqipërisë, të keqpërdorur kaq e kaq vite pa asnjë transparencë. Është e dhimbshme…
Por unë dua me shpirt ta kthejmë Vlorën në një shtëpi të ripopulluar, për fëmijët tanë që të rriten këtu, për gjyshërit dhe gjyshet tona të dashura larg vetmisë! Unë e njoh këtë qytet që prej 45 vitesh. Kam lindur, jam rritur, kam punuar këtu e vazhdoj të punoj duke takuar e njohur mijëra njerëz punëtorë, ambiciozë, por edhe plot halle të përditshme dhe pengesa. Me përulësi e them se i njoh konsiderueshëm problemet e këtij qyteti dhe ç’do fshat përreth!
Prioritetet Urgjente: Për Çdo Qendër Administrative!
Unë premtoj vëmendje të barabartë për të gjitha qendrat tona administrative: Vlorë, Orikum, Qendër Vlorë, Novoselë dhe Shushicë!
Pikat të cilat janë prioritetet konkrete, të thjeshta dhe të zbatueshme:
1. Transparencë Totale në Buxhet!
Krijimi i platformës “Vlora e Hapur” për të parë çdo lek të buxhetit të bashkisë. Bashkëpunim dhe bashkëqeverisje me profesionistë dinamikë dhe produktivë. Strukturë e posaçme projektesh për tu prezantuar në qendrat e fondacioneve Evropiane duke stimuluar bashkëpunime me ojq lokale dhe qytete të shteteve fqinjë.
2. Infrastrukturë për Lagjet Problematike!Përqendrim urgjent në rrugë, kanalizime kulluese dhe gjelbërim lagje më lagje duke filluar nga zonat më të vështira. Nuk do të lëmë asnjë fshat pas!
3. Plazhet dhe qyteti me standarte Evropiane! Pastrim, rigjelbërim, tualete publikë,në plazhe dhe qytet duke marrë shembull dhe përvojë nga shtete si Zvicra. Bashkëpunim ndërkombëtar për ta kthyer bregdetin e Vlorës në një atraksion turistik gjithëvjetor bazuar në brigjet e pastër,histori,arkeologji,kulinari tradicionale dhe sporte e udhëtime detare e malore.
4. Start-up për Rininë!
Buxhet i veçantë për të rinjtë që paraqesin projekte zhvillimore nga ç’do rajon dhe çdo qendër administrative!
5. Lagje të Reja Sociale!
Analizë urbanistike për zona të reja banimi për të ndërtuar pallate me kënde parqesh sociale me çmime të kostos së ndërtimit, duke krijuar një fond special. Kjo do të ndihmojë familjet për shtëpi banimi të përballueshme dhe infrastrukturë frymëmarrëse! Në këtë këndvështrim do të ndahen edhe zonat e banimit në disa kategori si p.sh.: zona banimi periferi,qytet qendër,zona biznesi,zona rezidenciale etj.
Bashkë për Vlorën e të Gjithëve!
Të dashur bashkqytetarë të Vlorës, Orikumit, Qendrës Vlorë, Novoselës dhe Shushicës!
Ftoj sot çdo forcë politike opozitare , ç’do profesionist, ç’do intelektual dhe të gjitha bizneset të bashkohen me mua për një bashkëqeverisje transparente, plot shpresë për të ardhmen dhe për rininë vizionare.
Bashkë për një qytet ekologjik, social dhe ekonomikisht të fortë, ku çdo familje, pa dallim, të ndihet e sigurt!
Kushdo që jeton këtu ka respektin dhe dashurinë time të plotë. Le ta bëjmë Vlorën shtëpinë që meritojmë!
Deklaroj se ky kandidim është i pavarur, pa interesa të fshehta, dhe jam gati për çdo verifikim nga KQZ-ja.
Data: 07 Tetor 2025
Vendi: Vlorë
Kandidat: Dionis Sota

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë

15/09/2026

Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit

15/09/2026

SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15/09/2026

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

15/09/2026

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

15/09/2026

“SPAK përgjon gjyqtarët”/ Artan Hoxha: Janë prishur balancat, Strasburgu po i rrëzon vendimet e vetting-ut

15/09/2026

Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish

15/09/2026

Lufta e egër e Berishës ndaj Azem Hajdarit nga përgjimi, shantazhi, përjashtimi nga PD tek ndëshkimi i së bijës. Akuzat: Spiun i Sigurimit, ordiner dhe klloun i politikës

15/09/2026

Topçiu i Maliqit skemë korrupsioni me Shpresa Nikën e Shkodrës? Tendera pa plotësuar kriteret dhe mashtrim me volumin e punimeve

15/09/2026

“Punë oligarkësh”, apo jo z.zëvendësministër?

15/09/2026

Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit

14/09/2026

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat

14/09/2026

Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

14/09/2026

Ilir Meta del nga kafazi i qelqtë, Apeli pranon kërkesën që gjyqin ta ndjekë pranë avokatit

14/09/2026

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do të funksionojë

14/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë
  • Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit
  • SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.