AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Debati/ Miratohet me 8 vota pro projektligji për strehimin social, Manja-Opozitës: Të paktën të bashkoheshit me votë, gjoja mbroni njerëzit…

by Alb Times
12/11/2026
in Politikë
6
0
Debati/ Miratohet me 8 vota pro projektligji për strehimin social, Manja-Opozitës: Të paktën të bashkoheshit me votë, gjoja mbroni njerëzit…

Foto: Politika

6
SHARES
306
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike ka miratuar me 8 vota pro, ndryshimet në ligjin nr. 22/2018, “Për strehimin social”, të cilat parashikojnë kredi me interes zero për blerjen e banesave, subvencionimin e 50% të qirasë për studentët e masterit dhe profesionistët, si dhe mundësinë që një pjesë e qirasë së paguar të llogaritet për blerjen e shtëpisë.

Gjatë votimit, kryetari i komisionit, Ulsi Manja, evidentoi mungesën e deputetëve të opozitës, duke deklaruar se duhet të kishin marrë pjesë në votimin e një projektligji që synon të mbështesë familjet në nevojë për strehim.

“Kundër s’ka kush të jetë, se ata bëjnë politikë në të thatë, se veç fjalën kanë. Por të paktën të bashkoheshin me votë në këtë ligj, që të tregonin se edhe ata kanë sensibilitetin e njerëzve që gjoja u dalin në mbrojtje”, u shpreh Manja.

Kreu i Komisionit të Ligjeve theksoi se deputetët kanë ende mundësi të propozojnë ndryshime përpara miratimit përfundimtar të projektligjit në Kuvend.

“Përpara votimit në tërësi, nëse do të keni amendamente për këtë projektligj, përpara miratimit në Parlament, ju e keni mundësinë ta plotësoni këtë projektligj, nëse do të keni sugjerime për nene të caktuara, ndryshime apo amendamente. Sot ky komision i jep votën këtij projektligji nga ana e përputhjes kushtetuese dhe kuadrit ligjor”, deklaroi Manja.

Çfarë parashikojnë ndryshimet në ligjin për strehimin social?

Gjatë prezantimit të projektligjit në komision, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, shpjegoi se ndryshimet synojnë zgjerimin e mundësive për strehim të përballueshëm, veçanërisht për çiftet e reja, familjet dhe profesionistët.

“Ne kemi vendosur ta zgjerojmë politikën tonë me strehimin e përballueshëm dhe duam që më shumë familje të kenë një mundësi që i përshtatet të ardhurave dhe nevojave të tyre”, tha Ibrahimaj.

Një nga ndryshimet kryesore është mundësia e përfitimit të kredive me interes zero për blerjen e banesave. Ministrja solli si shembull një kredi prej 6 milionë lekësh me afat shlyerjeje 30 vjet, për të cilën kësti mujor me interes zero do të ishte rreth 17 mijë lekë, kundrejt 32 mijë lekëve me interes 5%.

“Pra, janë 15.000 lekë në muaj të cilat nuk do të shkojnë për blerjen e një banese, por do të shkojnë më shumë në buxhetin e familjes shqiptare për të përballuar kostot e tjera të jetesës dhe për të përballuar blerjet e produkteve të shportës”, u shpreh ministrja.

Projektligji parashikon gjithashtu subvencionimin e 50% të qirasë për studentët që ndjekin studimet master dhe profesionistët, bazuar në çmimet e miratuara nga këshillat bashkiakë.

Një tjetër risi është programi i qirasë me të drejtë blerjeje, përmes të cilit një pjesë e pagesave mujore të qirasë do të mund të zbritet nga çmimi përfundimtar i banesës. Parashikohen gjithashtu mekanizma garancie për financimin e parapagimit të banesave.

Ndryshimet përfshijnë edhe modelin 30-40-30 për ndërtimin e lagjeve të integruara, ku 30% e banesave do të përdoren për strehim social, 40% për strehim të përballueshëm dhe 30% do të shiten ose jepen me qira në tregun e lirë.

Për financimin e këtyre programeve parashikohet krijimi i Fondit për Strehimin dhe Kohezionin Social, i cili do të mbledhë fonde nga buxheti i shtetit, sektori privat dhe burime të tjera të ligjshme.

Gjatë raportimit në komision, Ibrahimaj bëri të ditur se nga programet e strehimit social që prej vitit 2018 kanë përfituar rreth 31 mijë familje, ose afro 100 mijë qytetarë. Sipas saj, mbi 14 mijë familje janë mbështetur me pagesën e qirasë, mbi 7 mijë kanë përfituar kredi të buta, ndërsa janë ndërtuar mbi 1 mijë banesa sociale.

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Moti i keq/ Porti i Durrësit njofton pasagjerët për pezullim të lundrimeve: Shtyhen oraret për udhëtimin Durrës-Bari, ja kur do bëhen!

12/11/2026

Këshilli Bashkiak i Durrësit miraton mes debatesh të forta ndryshimet në vlerën e shpronësimit të pronave në zonën e “Currilave”

12/11/2026

Detajet e operacionit në Fier, arrestohen Arben Voja dhe 3 ish-vartësit e Kadastrës! SPAK e hetonte edhe për një çështje tjetër, 9,5 mln lekë…

12/11/2026

Nufi në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s! Integrimi i Kosovës…

12/11/2026

Apeli lë në fuqi pafajësinë për Sakicën, Trashanin dhe Kajoshin për një nga akuzat, zbaton amnistinë për dy të tjerat!

12/11/2026

“Hapat e parë me protestuesit janë hedhur”- Gonxhe: Takova të rinjtë, mbajtëm shënime, erdhën me dëshirë! Nuk e refuzoj nëse PS më propozon për Tiranë!

12/11/2026

Demo takohet në Romë me homologun Piantedosi: Polici më e përgatitur! Më shumë siguri për qytetarët e më pak burokraci për shqiptarët në Itali

12/11/2026

Hoxha zhvillon takim në Parlamentin e Hungarisë: Bashkëpunim më i ngushtë në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në BE!

12/11/2026

“Ja ku jemi përsëri”- Trump kërcënon se do të dyfishojë tarifat ndaj Meksikës nëse nuk ndalon emigracionin e paligjshëm: Asnjë lehtësim

12/11/2026

URDHRI/ Zgjedhjet vendore, PD nuk pret bashkimin dhe nis kërkimin për kandidatët! Udhëzimi surprizë për strukturat

12/11/2026

Të shtëna me armë në Uashington, vetëm dy kilometra nga Shtëpia e Bardhë! Raportohet për persona të plagosur

12/11/2026

“Shpresoj deri në fund për kompromis!”- Gjiknuri flet për ngërçin e Zgjedhores: Gati për të folur edhe për ndryshimet Kushtetuese, listat dhe…

12/11/2026

Debati/ Miratohet me 8 vota pro projektligji për strehimin social, Manja-Opozitës: Të paktën të bashkoheshit me votë, gjoja mbroni njerëzit…

12/11/2026

Mbajti të dënuarin në burg përtej afateve, KLP jep masë disiplinore ndaj prokurores në Berat, i ul pagën për 6 muaj!

12/11/2026

Zgjedhjet vendore/ PD nis fushatën, Berisha shpërndan urdhrin e firmosur: Gjeni figura mes studentëve dhe pedagogëve në protestë!

12/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Moti i keq/ Porti i Durrësit njofton pasagjerët për pezullim të lundrimeve: Shtyhen oraret për udhëtimin Durrës-Bari, ja kur do bëhen!
  • Këshilli Bashkiak i Durrësit miraton mes debatesh të forta ndryshimet në vlerën e shpronësimit të pronave në zonën e “Currilave”

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.