• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Dalin pamjet e ekzekutimit në mes të Fierit, si dhe pista kryesore e hetimit për vrasjen e 41-vjeçarit

08/12/2023
in Kryesore
Dalin pamjet e ekzekutimit në mes të Fierit, si dhe pista kryesore e hetimit për vrasjen e 41-vjeçarit

Dalin pamjet e vrasjes së 41-vjeçarit Erjon Javori, i cili është qëlluar me armë paraditen e së enjtes rreth orës 11:00 pranë banesës së tij në Fier në lagjen “16 Prilli”.

Vizion Plus ka siguruar momentin kur autori i dyshuar i krimit Agim “Agli” Gashi 35-vjeç, afrohet me makinën e tij pranë mjetit që po lëvizte Erjon Javori, dhe e qëllon me armë.

Siç shihet edhe në pamjet, Gashi i cili udhëton me mjetin “Mercedez Benz” afrohet në krahë të mjetit “Porsche Cayene” të drejtuar nga Elton Javori, dhe nga dritarja e pasagjerit e qëllon me armë dhe më pas largohet me shpejtësi.

Sakaq, pista kryesore ku po heton policia për vrasjen e Elton Javorit është sherri i ndodhur disa ditë me parë mes tij dhe autorit Agim Gashi, për motive ende të paqarta, konflikt gjatë të cilit ka pasur ofendime midis palëve. Autori i dyshuar Gashi e ka pritur Elton Javorin pranë banesës së tij në Fier dhe sapo ai është nisur me automjetin tip “ Porche” e ka ndjekur me automjetin  tip “ Benz” duke i dalë paralel rreth 100 metra larg banesës së tij.

Mesa duket, në këtë moment Gashi i ka folur çka ka bërë që Javori të ulë xhamin e makinës, teksa autori e ka qëlluar me një plumb në qafë duke i shkaktuar një plagë të rëndë. Edhe pse është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Fierit, nuk ka mundur të mbijetojë.

Pasi autori ka qëlluar është larguar menjëherë pa ndaluar fare, ndërsa 41-vjeçari i plagosur ka ecur disa metra me makinë. Ajo që bie në sy është se Gashi nuk është kujdesur shumë të fshehë gjurmët, pasi është identifikuar nga targat e makinës të kapura nga kamerat e sigurisë pas një krimi në mes të ditës dhe me dëshmitarë.

Autori Agim (Agli) Gashi, 35 vjeç. I riu fierak që njihet edhe me emrin Agli, dyshohet se qëlloi me pistoletë pas qafe Elton Javorin në makinë. Viktima në Fier, është nipi i Medi dhe Demir Backës. I pari Medi Backa, i njohur si anëtar i bandës së Fierit u vra në 1997, në Masakrën e Levanit, me 23 viktima. Kurse Demir Backa u eliminua me kallshnikovë mbrëmjen e 23 tetorit 2021 në qendër të Fierit.

Një tjetër pistë e mundshme është ajo e krushqisë së prishur, por nuk përjashtohet as pista e pazareve të drogës.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!